
Një varrezë që përmban më shumë se 1 milion trupa njerëzor të mumifikuar është zbuluar së fundmi në Egjipt. Arkeologët kanë arritur të nxjerrin deri më tani 1700 mumie, të ruajtura nga shkretëtira e nxehtë dhe e thatë e Faiyum, rajon i Egjiptit, 96 km në jug të Kajros.22, 9 metër në thellësi.

Mendohet se mumiet janë varrosur 1500 vjet më parë, mes shekulli I-VII pas Krishtit në kohën kur Egjipti ishte nën pushtimin e Perandorisë Bizantine.

Ndryshe nga mumiet e disa personave të rëndësishëm në Egjipt, që kanë mbetur ende të pazbuluara, në varrezën masive besohet se janë vendosur trupat e njerëzve të zakonshëm.

g.shqip