Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Monique

With or Without u
Duke u nisur nga fakti se kemi tema ku shprehim "ndjenjen e momentit me nje kenge", me nje foto, pse mos te shprehim edhe momentin tone me nje varg.
Nuk kerkohet te krijoni vargun vete (edhe pse kjo do ish me bukur), por dicka qe ju ben te ndiheni se ato vargje personifikojne gjendjen tuaj ne ate moment.

Ju lutem mos ma lini jetime temen...... :)


Personalisht ne keto momente ajo cka me perfaqeson eshte nje prelud per ata qe ikin e nuk kthehen me.
Malli , per ti pare e degjuar
malli per ti prekur
malli per te qene edhe nje here te vetme prane
malli , sa kushton kjo ndjesi,....


Degjo!


Gjeje kohen te me degjosh
Ketu ku ndodhem eshte nje qetesi irreale
Po bie mbremja
Ben ftohte
Jam e rrethuar nga gjelberimi
Paqe
Degjo
Gjeje kohen te me degjosh
Mbyll syte
Shpirti im eshte gjalle
Dhe me mijra ngjyra
Eshte edhe i yti
Mos i beso aparencave
Degjo
Gje kohen te me degjosh
Shoh zemren tende
E madhe
E forte
E plote
Degjo
Mos degjo vetem zerin tend
Shko me tutje
Lexo ate cfare askush s'ka ditur ta lexoj
Fletet e bardha
Netet e errta
Buzeqeshjet
Lotet
Mos ndalo!
Shpirti yt reflekton nje bukuri te rralle
Hyr mes njerezve
Ne qetesi
Mos bjer ne sy
Mos thuaj asgje…dhe fillo te fluturosh dhe sill sa me shume
Engjej qe te mundesh!!!!!!!!!



A. M
 
Redaktimi i fundit:
Mos u ngrys prej dëshpërimit
Nëse jeta të gënjen,
Hesht në ditën e mundimit
Rishtaz ditë e gazit vjen.

Zemra me të ardhmen rron,
Nga e sotmja shqetësohet,
Kur gjithçka papritur shkon
Për të shkuarën mallohet.

Dhe zemra rrek e ngazëlluar
Sepse për të u ngjallën sot
Hyjni e vjershë e frymëzuar
Dhe jetë e dashuri e lot.
 
La cosa più superba è la Notte,

quando cadono gli ultimi spaventi

e l'anima si getta all'avventura.

Lui tace nel tuo grembo

come riassorbito dal sangue,

che finalmente si colora di Dio

e tu preghi che taccia per sempre,

per non sentirlo come rigoglio fisso

fin dentro le pareti.

Alda Merini.
 
O ti që po ta them nuk po di
Se ç’pate bërë me mua.
Nga ditët largohem tani,
Se vetëm natën dua.

E art’ është nata për mua
Si asnjë ditë pastaj.
Atje ëndërroj për një grua
Dhe flokët e verdha të saj.

Atje ëndërroj lumturinë
Që prej një vështrimi u stis
Dhe këngë dëgjoj të më vinë
Që nga i largti Paradis.

Atje shikoj retë dhe rri
Kundroj gjithë natën sa dua.
O ti që ta them nuk po di
Se ç’pate bërë me mua.

Hermann Hesse
 
ÖZDEMIRASAF



Dashuria vdes të ndiejë mungesën,
më shumë se të shohë
Vdes të ëndërrojë,
më shumë se të prekë
Dhe është aq e pabesë
Sa gjithmonë gërmon dhe ndjek të pamundurën...
 
La cosa più superba è la Notte,

quando cadono gli ultimi spaventi

e l'anima si getta all'avventura.

Lui tace nel tuo grembo

come riassorbito dal sangue,

che finalmente si colora di Dio

e tu preghi che taccia per sempre,

per non sentirlo come rigoglio fisso

fin dentro le pareti.

Alda Merini.
Merini nje nga shpirtrat me te bukur te kesaj bote... RIP...
 
Ç’trishtim në këtë qytet të çmendur,
Që më ngjan me një spital të madh!
Njerëzve ju mungojnë veç pizhamat me vija,
Dhe numrat në shpinë, apo në krah...
Ç’trishtim në këtë qytet që flet përçart,
Që as në gjumë nuk e heq paruken
Dua t’ia marr nga koka e t’ia flak,
Por ai s’më lë dhe unë nuk mundem!
Ç’trishtim në këtë qytet të pushtuar nga vdekja,
Që po më vdes edhe mua pak nga pak!
Më vjen të rrëmbej shpirtin e të zhdukem,
Sa më larg prej tij, sa më larg..
 
Mos rri larg meje, qoftë edhe për një ditë, sepse,
sepse nuk di si të ta them: e gjatë është dita
dhe unë do t’jem duke të të pritur si në stacionet boshe,
trenat e të cilëve në ndonjë cep tjetër flenë.

Mos shko, qoftë edhe për një orë, sepse
gjatë kësaj ore pikat e angështisë do të mblidhen
dhe ndoshta, tymi që sillet duke kërkuar shtëpi
vjen për ta vrarë këtë zemrën time të humbur.

Oh, mos u shpërbëftë kurrë silueta jote në plazh!
Oh, mos lëvizshin kurrë qepallat e tua në zbrazëti!
Mos shko qoftë edhe për një minutë, e dashur,
sepse gjatë asaj minute do të kesh ikur aq larg
saqë unë do t’i bie botës rrotull duke pyetur:
A do të kthehesh, apo do të më lësh të vdes?

Pablo Neruda
 
Kur ikja larg, drejt teje vija
Kur vija afër, ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.

As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus, një çmenduri
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse, i bën hi.

Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E çakërdisur kuturu,
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.

Autori ku di un?‍♀️
 
Kur ikja larg, drejt teje vija
Kur vija afër, ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.

As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus, një çmenduri
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse, i bën hi.

Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E çakërdisur kuturu,
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.

Autori ku di un?‍♀️
Dritero Agolli........ e preferuar ?
 
-A beson se jeta ka një çmim? - më pyeti.
-Nuk e kuptova mirë pyetjen tënde. Unë nuk besoj në asnjë çmim. Unë jam ëndërrimtar. Nuk jam realist.

~via Charles B
 
J'crois que je poursuis un rêve impossible
J'pense que ça marchera pas mais j'y ai cru quand même
Je me revois, je revois tes yeux, je revois ta bouche, je revois tes cheveux, ton visage
Je me demande si toi aussi t'y penses
Je me demande si toi aussi tu... tu me revois quand tu fermes les yeux et quand tu rêves
C'est un rêve impossible, tu m'avais dans la peaume de ta main
Tout ce que tu avais à faire c'était de me dire de rester
Mais tu es reparti, puis tu es revenu et puis tu es reparti et puis tu es revenu
Encore et encore et à chaque fois c'est la même chose
Tout ce que tu avais à faire c'était de me dire de rester et je serai rester
Je serai rester pour toujours, toujours avec toi
Alors pourquoi tu es parti, pourquoi tu m'as laissé?
Ça va nous échapper entre les doigts, et un jour ou l'autre de toute façon, tout ça va s'arrêter...
 

Nuk jam aq i lumtur sa ju dukem,
Mos u gënjeni kur më shihni që qesh!
Nata ik pa më dhënë atë që mundet,
Dita vjen pa më sjellë atë që pres!
 
PREÇ ZOGAJ: VDIQ KJO DASHURI…


Kjo dashuri vdiq papritur, pakujtuar
në moshë të re dhe them në lulëzim.
Po qajnë për të dhe vrasësit e saj.
Era në xhama mban ritmin dhe rregullin
e heshtjes që vjen nga kubetë e larta.
Fjalët kësaj radhe treten në frymë,
dita pa dashje shënon mungesën
e qeshjeve të tua tashmë të djeshme.
Djaloshi im në shpirtin tim
vuri shallin e zi
dhe trishtimin…
 
– Ku ta gjej erën tënde, nga largësia…grisur!?

Tani prit përgjigjen, se më duket e gjeta!
Kërko erën time, tek ëndrrat e tua!
Të fal të gjitha netët që askurrë nuk i fjeta!
Se erën e përbashkët e ke tek fjalët TË DUA!
( nga fb)
 
Nga Zuzanna Ginczanka

Pluhur nuk jam dhe pluhur nuk bëhem.
Nuk zbrita nga qielli dhe në qiell nuk ngjitem.
Jam vetë qielli si tavani prej xhami.
Jam vetë toka si terreni pjellor.
Nuk jam arratisur nga asnjë vend dhe askund nuk do të kthehem.
Përveç vetes, largësi tjetër nuk njoh.
Në mushkërinë e fryrë të erës dhe në gëlqerizimin e shkëmbinjve, vetveten të shpërndarë më duhet ta rigjej.
 
Asgjë të keqe nuk mbaj më në shpirt
Edhe armiqtë e mundshëm i kam falur,
Kam falur dhimbjet që më mohuan liritë,
Braktisjet dhe kthimet përfundimisht i kam falur.
Kam falur ata që para sysh më kanë vdekur,
Kam falur ata që vetëm për vete kanë jetuar,
Ata që me shkak pranë meje kanë mbetur,
E që kur mundej pabesisht më tradhëtuan !
Kështu…
Rashë në një paqe të butë e të bindshme,
Ku gjithçka merr natyrshëm të drejtën e saj,
Vazhdoj të dëgjoj vetëm ndërgjegjen time
Kam pranuar edhe veten në mundet ta fal….
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top