sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Kush ka fatin që të ketë një familje të shëndetshme dhe në gjendje të mirë ekonomike, nuk ka përse të shqetësohet për dieta dhe kujdes të tepruar për ushqimin gjatë rritjes. Mjekët thonë se të rinjtë pranë familjes marrin të gjitha ushqimet e nevojshme për formën e duhur fizike. Në shtresat sociale të varfra dhe në familjet me probleme, të rinjtë ndeshen me shume mangësi, pasi ekonomia është e para, ndërsa forma fizike kalon në plan të dytë. Sipas një kërkimi të këshillit ‘Economic and Social Research Council’, te familjet ‘e mbledhura’ ushqimi i të rinjve ka qenë korrekt dhe pesha e tyre trupore, brenda normave të caktuara. Prindërit synojnë t’i edukojnë fëmijët duke u dhënë ushqim të mirë për të qenë të rritur normal në të ardhmen. Tjetër pamje në familjet ku fundi i muajit është shumë i vështirë. Prindërit sigurisht që duan më të mirën për fëmijët, po shpesh kapacitetet sociale dhe kulturore nuk janë të mjaftueshme për të arritur qëllimin.KS