VANGA PARASHIKON LUFTثN E III-të BOTثRORE Mث 2010

ida angel

:)
V.I.P
Që nga kohërat më të lashta, me parashikimet e tyre për ngjarjet që duhet të ndodhin në të ardhmen, gjithnjë parashikuesit e ndryshëm, për vete kryesisht kanë shkaktuara përqeshje dhe skepticizëm në opinion.

Në fakt, shumë pak njerëz besonin në gjëra të tilla dhe ky skepticizëm vazhdon derisa disa nga parashikimet e ndonjë profetizuesi të mos fillojnë të përmbushen në praktikë.

Një hamendësim i tillë në skepticizmin e tyre të ngurtë ngjanë edhe tek rasti i parashikimeve të bëra nga ana e parashikueses dhe shërueses tejet të suksesshme me metoda alternative tradicionale, bullgares VANGA (Vangelia Gushterova). Atë, njerëzit, por edhe ekspertët e mirëfilltë, e dëgjonin me vëmendje dhe besim të theksuar për mundësinë e vërtet të ndodhjes të tyre.

Kush ishte në të vërtetë Vanga?

Vanga, u lind në Bullgari, dhe pjesën më të madhe të jetës e kaloi në viset malore rurale të Kozhuhut. Meqë ishte tërësisht analfabete dhe njëkohësisht e verbër në të dy sy, të gjitha parashikimet që i thoshte ajo me gojë, ia regjistronin me shkrim bashkëpunëtorët tjerë.

Mendohet se aftësitë e saja të mëdha parashikuese dhe shëruese të mjaftë sëmundjeve të pashërueshme për medicinën bashkëkohore, ndërlidhen pikërisht me prirjen e lindur që kishte, për tu ndërlidhur me disa qenie të padukshme dhe misterioze jashtëdimenzionale, shpjegimi i të cilave është i pakapshme për logjikën tonë të rëndom Dyshohet se, mu këto, thuaja qenie mikrokozmike të dritës, asaj i dërgonin informacione të sakta për të ardhmen që parashikonte, duke e ushqyer kështu edhe me forcën e caktuar vitale të cilën e aplikonte tek shërimet mrekulluese të sëmundjeve të ndryshme.

Ajo, sikur deklaronte edhe vetë, “fliste” dhe kishte “kontakte” të qarta edhe me shpirtrat e njerëzve të ndryshëm të cilët kanë vdekur qysh para 100 viteve.
Shumë parashikimet e saja të treguara si të sakta, emrin e Vangës e kanë bërë të njohur në tërë rruzullin tokësor. Nga parashikimet e saja të mëdha të cilat veq kanë ndodhur tanimë janë: 11 shtatorit tragjik të vitit 2001 – sulmi terrorist ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë (WTC). Këtë sulm tragjik ajo e kishte paralajmëruar kështu: "Vëllezërit amerikan do të bëhen viktimë e sulmeve të disa shpendëve të çeliktë”., pastaj, fillimin e Luftës së Dytë Botërore, PERESTROJKثN në BRSS, vdekja e Princeshës Diana, madje edhe rënien e nëndetëses bërthamore ruse-Kursk.
Ekspertët që merren me hulumtimin e parashikimeve të kësaj parashikuese të mrekullueshme, thonë se ajo me kohë ka parathënë edhe konfliktin e fundit të armatosur në Osetinë Jugore.

Nëse i marrim parasysh të gjitha këto parashikime të ndodhura vërtetë gjer më sot të Vangës, atëherë shumë studiues dhe ekspert botëror, i shqetëson një parashikim tjetër i saj tejet konkret dhe i afërt në kohë për të ndodhur ku thotë: “Lufta e tretë Botërore mund të ngjaj në vitin 2010”. Këtë parashikim mbi mundësinë e fillimit të luftës së tretë botërore Vanga e ndërlidhë me disa ngjarje që do të shfaqen si shenja paralajmëruese. Ato janë: përfundimi i një konflikti në Industan dhe më pas vrasja e katër kryetarëve të shteteve.

Një parashikim shumë interesant i Vangës është edhe vërtetimi i ekzistimit të kahershëm të prezencës së jashtëtokësorëve në mesin tonë, dhe se, shpejtë në botë do të del një njeri ndërmjetësues i cili do ta vejë kontaktin miqësor në mes të këtyre qenieve nga planetët tjera dhe civilizimit tonë tokësor
Dihet se Vanga, gjatë seancave të saja tradicionale të mjekimit, përdorte shumë ilaçe origjinale kryesisht të bëra nga bimët mjekuese (fitoterapi) Në këtë drejtim, na është e njohur sugjerimi i saj tejet i prerë se, për çdo të sëmurë gjatë shërimit me bimë mjekuese, ilaçi adekuat patjetër duhet të bëhet nga bimët që rriten në rrethin e hapësirës gjeografike të vetë të sëmurit. Edhe pse ajo shëronte me bimë mjekuese nga natyra, në princip nuk ishte kundër metodave medicinale të shërimit, por vetëm konstatonte se disa medikamente që sot përdoren me të madhe si ilaqe farmaceutike në botë, janë të dëmshme dhe shkaktojnë mbylljen e çarkut të shkëmbimit energjetik në mes të natyrës dhe njeriut.

Vanga, po ashtu e ka paraparë saktë edhe kohën e vet të vdekjes.
Ishte viti 1996 kur ajo përgjithmonë u nda nga kjo botë, duke lënë pas vete edhe një testament që po ashtu trajtohet si parashikim: “Pas disa viteve nga vdekja ime, mua do të më zëvendëson një pasardhëse tjetër femër e cila po ashtu do të jetë e verbër si unë dhe do të jetoj në Francë”. Sipas studiuesve të parathënieve të Vangës, ardhja e kësaj vajze si zëvendësuese e parashikuar e saj, pritet të ndodhi ndoshta mu këtë vit.

Adnan Abrashi
 
Titulli: VANGA PARASHIKON LUFTثN E III-të BOTثRORE Mث 2010

Ajo qe me ben pershtypje eshte se te tilla konspiracione dallohen edhe per gabime ideologjike, gabime logjike e te tjera gabime qe mbajne pergjithesisht te gjitha mitet, trillimet.

Si ka mundesi qe Vagna qe parashikon shprehet me fjalen mund ?

Si ka mundesi qe Vagna thote zog i celikte, nuk e njeh shpikjen e avionit valle ?

Si ka mundesi qe te gjitha parashikimet dalin ne drite pas ngjarjes dhe asnjehere ti bejne paraprite atyre ?

Si ka mundesi qe duam patjeter te dime te ardhmen ? A do te perbente me te ardhme nese ne do te dinim c'do te ndodhte ?

A mund ta dime te ardhmen valle dhe te mos e ndryshojme dot ?

Megjithate, materiali interesant. Presim te linde francezja e verber atehere. :D
 
Titulli: VANGA PARASHIKON LUFTثN E III-të BOTثRORE Mث 2010

Une mendoj qe egzsiton kesi njeriu.Meqenese ne perdorim 4-7% te trurit tone ndoshta keta njerez perdorin me shume.Keshtu mendoj!
 
Titulli: VANGA PARASHIKON LUFTثN E III-të BOTثRORE Mث 2010

Kush eshte VANGA????????
 
Titulli: VANGA PARASHIKON LUFTثN E III-të BOTثRORE Mث 2010

wow,e papame kjo(nqs eshte e vertete sigurisht)
 
Titulli: VANGA PARASHIKON LUFTثN E III-të BOTثRORE Mث 2010

Vëllezërit amerikan do të bëhen viktimë e sulmeve të disa shpendëve të çeliktë”

Kjo ka qene e Nostradamusit! :D

Perralla me mbret...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top