Valixhja e vogel

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Kam nje valixhe te vjeter, sa une
diku ne nje qoshk, ne nje cep
fus me nxitim
here me merzi e me nerv
fjalet mbushuna me bosh e me helm
Pata ngè nje dite …
e i mora ne dore tana fjalet
bashke me “zojat” e “zotnit” e tyne
me tane nentekstet genjeshtare
me tane bishtat e syve
e nenqeshjet ziliqare,
I solla nder mend e nder duer
njì e njì e nga te gjitha anet
e per cudine time, a e din ?
ua gjeta te mbaren.…
Kishin pas kene melhem
fjalet e randa qe diten shpesh ma nxinin
m’i hapen syte, ma ne fund ..
ma lemun e ma zbuten shpirtin
vujtja kish kene dhurate
cdo cope shpirti e saldon me àr
mendje e zemer t’i ban qelibar
S’di se si por helmi krejt u shkri
me kulloi nder duer e rreshkiti nder kambe
si rreke e vogel shkoi ne rrugen e tij
andej nga kish ardhe
e ne duer me mbeten vec bosh, fjalet
I mora prape njì e nga njì
i palova me kujdes, dale e ngadale
mu duken gjembacë te dobishem, te bute
ma nuk me banin dam
biles nisa edhe me i dashte
egoja mu ba transparente
shpirti krejt mu val
Valixhen e vjeter
me drite e pa zjarr
e futa poshte krevatit
flej e qete mbi tè, tashma…
t.b.

311482981_5527512457301889_2246766086172904242_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top