Vala e të nxehtit si ‘Cerberusi’, përbindëshi mitik që ruante portat e Ferrit/ Pse Evropa po goditet nga temperatura kaq të larta dhe kur do të përfun

skynews-hot-weather-heatwave_6217667-768x432.png

Evropa po piqet nën temperaturat e nxehta, ndërsa paralajmërohet se ato mund të shkojnë deri në 45 gradë Celsius në disa pjesë të Spanjës. Italia dhe Greqia po përjetojnë gjithashtu periudha të nxehta, ndërkohë që ekspertët e klimës deklarojnë se bota sapo ka pasur javën e saj më të nxehtë në histori.
Por çfarë po ndodh në Evropë dhe ku do të jetë vendi më i nxehtë këtë javë? Po ndryshimet klimatike? Sky News u përgjigjet disa prej pyetjeve kryesore për këtë çështje.

Çfarë po ndodh, dhe pse?

Temperaturat në të gjithë Evropën po rriten pasi kontinenti është goditur nga një valë të nxehti, me merkurin ndoshta 5 ose 10 gradë Celsius mbi mesataren. Pse po ndodh e gjithë kjo? Ka disa arsye. Një zonë me presion të lartë është bllokuar mbi Mesdheun jugor, në veçanti në Spanjë, dhe retë e pluhurit të Saharasë po përkeqësojnë gjithashtu kushtet. Një faktor tjetër që kontribuon janë temperaturat jashtëzakonisht të larta të sipërfaqes së detit, që do të thotë se ajri më i freskët nuk po fryn në brendësi të Mesdheut. Dhe shkencëtarët thonë se gjurmët e gishtërinjve të ndryshimeve klimatike mund të gjenden në ngjarje si kjo, efekte që do të ndihen më vonë.

Vala e të nxehtit ‘Cerberus’

Shoqëria Meteorologjike Italiane e ka quajtur valën e të nxehtit sipas përbindëshit mitik, Cerberus, i cili thuhej se ruante portat e Ferrit. Në Ferrin e Dante Alighierit, veprën e famshme të poetit italian për një udhëtim nëpër Ferr, Cerberus është një qen me tre koka që mundon mëkatarët në rrethin e tretë.

Ku është pjesa më e nxehtë e Evropës?
Duket se Spanja do të zërë vendin e parë këtë javë, pas paralajmërimeve nga shërbimet e motit në vend, ndërsa termometrat mund të arrijnë 45C (113F) në zonat juglindore të Gadishullit Iberik. E njëjta temperaturë u arrit të hënën në një fshat afër Granadës në fillim të valës së të nxehtit. Ndërkohë, 10 qytete në Itali janë vënë në alarm të lartë për të moshuarit, nga Bolzano në veri, duke u shtrirë në jug deri në Bolonja, Firence dhe Romë.

Temperaturat pritet të arrijnë në 40C (104F) në brendësi të Sardenjës të mërkurën. Vapa po bëhet alarmante edhe në Greqi, ku në ditët në vijim parashikohej që temperaturat të arrijnë deri në 44 gradë Celsius në disa pjesë të vendit. Autoritetet ndaluan aksesin në rezervatet natyrore dhe pyjet për të reduktuar rrezikun e zjarreve, ndërsa bashkitë po hapnin zona me ajër të kondicionuar në ndërtesat publike që njerëzit të strehoheshin për t’i shpëtuar nxehtësisë.

Kur do të përfundojë vala e të nxehtit?

Ka potencialisht disa lajme të mira për Spanjën. Ruben del Campo, një meteorolog nga agjencia kombëtare e motit në Spanjë, tha: “Të mërkurën, ne presim që temperaturat të bien në përgjithësi me ardhjen e erërave të ftohta nga veriu dhe lindja, me përjashtim të Andaluzisë juglindore dhe jugore, ku fryjnë erëra të nxehta nga pjesa e brendshme do të shkaktojë rritje të temperaturave.”. Ndërsa pritet një lehtësim në ditët në vijim për Gadishullin Iberik, vendet e tjera evropiane do të ‘djersiten’ gjatë fundjavës.

Sipas Met Office, vala e të nxehtit mund të zgjasë edhe një javë dhe ndoshta më gjatë në disa zona. “Nuk ka shenja të ndonjë ndryshimi të madh në llojin e motit për dy javët e ardhshme për momentin,” tha zëdhënësi i Met Office Nicola Maxey për Sky News.

A shkaktohet kjo nga ndryshimet klimatike?

Vala e fundit e të nxehtit vjen pasi bota përjetoi javën e saj më të nxehtë të regjistruar në fillim të korrikut – pas qershorit më të nxehtë ndonjëherë – sipas Organizatës Botërore Meteorologjike. Studimet e mëparshme kanë lidhur nxehtësinë në Evropë me ndryshimet klimatike. Në fillim të kësaj jave, një studim i ri zbuloi se më shumë se 61,000 njerëz vdiqën në Evropë verën e kaluar si rezultat i nxehtësisë ekstreme. Maxey nga Met Office tha se nuk ka pasur një studim atribut që lidh këtë periudhë të fundit të motit të nxehtë me ndryshimin e klimës.

(BalkanWeb)
 
Ne fakt quhet HAARP dhe ska lidhje fare me "Kerveros" e mitologjise se ashtequajtur "Greke"
Mjafton te kerkosh ne Google* cfare eshte HAARP dhe gjithcka kuptohet shume lehte se eshte e shkruajtu e zeze ne te bardhe!!
Plandemia e re ka filluar qekur mbaroi Covid-idioti dhe quhet "Ndryshim Klimatik" dhe kjo dihej qe ne 2020 kur popullata e mbyllur neper shtepia si delet ,punetoret e antenave 5G punon pa reshtur dhe ishin "imune" nga "Virusi".
Mediat si ne kohen e Covidit* po i fryjne zjarrit, madje kane filluar dhe "specialistet" qe flasin neper studio televizive, madje ne shume shtete te EU kane filluat te merren masa si ne Greqi qe ju ndaluan disa dite "Sufllaqin" se po vdisnin punetoret nga vapa, deri te Italia qe disa komuna te "sinjalojne" qe ne mengjes me qiell totalisht blu, qe ne oren 4 pasdite rrini shtepi se do kete "bomba uji" "trubullime te forta" e nje mëri emrat te panjohur per popullin e shkrete.
Besoj se duhe te fillojme te mesohemi me terminologji te reja klimatike qe vec ne filma fantashkence kemi lexuar/degjuar.
Persa perket mediave per ata qe i ndjekin me aq vemendje, po ju le kte me poshte.IMG_20230805_164557_579.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top