Vaksinimi me AstraZeneca do të ndërpritet nëse e thotë OBSH dhe EMA

47e-581b01bd-f327-440d-b8ec-0b3bdfd833ae-850x450-1.jpg

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve në qytetin e Durrësit.

“Edhe në Durrës vaksinimi i mësuesve po ecën shumë mirë. Në të gjithë Shqipërinë janë 41 shkolla deri tani ku është hapur procesi i vaksinimit. Ka patur pak hezitim po është kapërcyer, pasi ekspertët e kanë shpjeguar se të gjitha vendimet do të jenë të bazuara në rekomandimet e OBSH dhe EMA”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se Komiteti Kombëtar i Vaksinimit dhe Komiteti i Imunizimit po vlerësojnë situatën në dinamikë. Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha se nuk ka të dhëna shkencore që konfirmojnë lidhjen shkak-pasojë, në lidhje me efektet e vaksinës AstraZeneca.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka nënvizuar se procesi i vaksinimit nëpërmjet vaksinave të AstraZeneca po vijon në shumë vende të tjera.

“Nuk kanë asnjë faj njerëzit që shqetësohen nga lloj-lloj lajmesh dhe lloj-lloj lëvizjesh që mund të kenë 1001 arsye. Kjo është lutë e madhe për jetën por është edhe luftë e madhe tregtare. Nuk e kanë ndërprerë vaksinimin, Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Kroacia, Serbia, Kanadaja, Belgjika kishte konfirmuar sot prapë që do të vazhdojë, sepse nuk ka asnjë evidencë shkencore dhe nuk mund të ndalojmë vaksinimin thjeshtë për një dyshim që lidhet me një seri tjetër dhe të gjithë, edhe pjesa që ka bërë pezullimin, po presin konfirmimin e OBSH dhe të EMA, që deri tani ka konfirmuar vetëm vlerën e vaksinës dhe kur të thonë ndalojnë do e ndalojmë”, është shprehur kryeministri Rama.

Deri tani në vendin tonë janë kryer rreth 30 mijë vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit në të gjithë vendin

/Buss.Mag.
 

Attachments

  • 47e-581b01bd-f327-440d-b8ec-0b3bdfd833ae-850x450-1.jpg
    47e-581b01bd-f327-440d-b8ec-0b3bdfd833ae-850x450-1.jpg
    66.8 KB · Shikime: 0
  • 47e-581b01bd-f327-440d-b8ec-0b3bdfd833ae-850x450-1.jpg
    47e-581b01bd-f327-440d-b8ec-0b3bdfd833ae-850x450-1.jpg
    66.8 KB · Shikime: 0
Piperi tha qe kjo vaksina eshte ne rregull....per mesuesit(ai vete e beri pfizer, edhe pse e zuri covid pas vaksines?).
Duan t'ja fusin konkurenca tha se kushton pak e ruhet ne kushte te zakonshme.

Une per vete do pres kur te vije Johnsons?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top