Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vaksina shkakton autizëm? Një letër e hapur dhe disa fakte shkencore

3-1-905x395-678x381.jpg

Shifrat alarmante të përhapjes së fruthit në të gjithë Europën, për shkak të mos-vaksinimit, kanë rikthyer në mesin e shkencëtarëve, por edhe popullatës debatin nëse vaksina MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubeolës) është shkaktare e autizmit. Një prej kritikëve më të mëdhenj të vaksinave, Robert F. Kennedy, organizoi në Uashington një demonstratë “sensibilizuese” (sipas tij) kundër vaksinimit. Susan Peschin, hulumtuese shkencore, përmes një letre të hapur drejtuar Kennedy, hedh poshtë tezën e tij duke ofruar fakte shkencore. Ja çfarë i shkruan ajo.

Nga SUSAN PESCHIN

I dashur Z. Kennedy

Fushata juaj anti-vaksinë dhe banerat që keni planifikuar për të premten në Uashington, D.C mund të jenë një teatër i këndshëm për publikun, por bazohet në gënjeshtra që po dëmtojnë shëndetin publik. ثshtë koha t’i jepni fund.

Jo shumë kohë më parë, amerikanët jetonin me frikën e sëmundjeve infektive, si për shembull poliomieliti. Në fillim të viteve ’50, poliomieliti shkaktoi më shumë se 15.000 raste paralize çdo vit. Pas futjes së vaksinave në vitin 1955 dhe 1963, numri i rasteve të poliomielitit ra në më pak se 100 në ’60 dhe më pak se 10 në vitet ’70. Që nga viti 1979, nuk ka pasur asnjë rast poliomieliti në Shtetet e Bashkuara.

Xhaxhai juaj, Presidenti John F. Kennedy, u takua me atëherë Kirurgun e Përgjithshëm Dr. Luther Terry, “për t’i bërë thirrje që çdo person i cili nuk ishte vaksinuar ta bënte”.

Trashëgimia e familjes suaj, mund të bënte që të ishit një zë pro parandalimit. Por përkundrazi, po mbillni frikë dhe dyshim në nivelet më të larta të qeverisjes duke luajtur fort me teorinë tuaj konspirative se përdorimi i thimerosalit (një konservues me përbërje mërkuri) në vaksina shkakton çrregullime të trurit, duke përfshirë këtu dhe autizëm.

Të jemi të qartë, vaksinat dhe autizmi nuk janë të lidhura në asnjë lloj mënyre. Kjo është konfirmuar shumë herë nga shkencëtarët dhe mjekët më të mirë. Akademia Amerikane e Pediatrisë, Instituti i Mjekësisë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, dhe organizata të tjera me reputacion dhe të besueshme kanë arritur në përfundimin se nuk ka asnjë provë që mbështet lidhjen mes timerosalit dhe çdo çrregullimi të trurit, duke përfshirë edhe autizmin.

Ja një shembull i këtij hulumtimi. Një meta-analizë e kryer në vitin 2014 e pesë studimeve ku u përfshinë 1.2 milionë fëmijë dhe pesë studimeve të tjera më specifike me 9,920 fëmijë treguan se “vaksinat nuk lidhen me zhvillimin e çrregullimit të autizmit, ose spektrit autik.

Veç kësaj, përbërësit e vaksinave (timerosal ose mërkuri) ose vaksina (MMR) nuk janë të lidhura me zhvillimin e autizmit, ose çrregullim të spektrit autik.

Ata që meritojnë vëmendjen tonë janë faktorët e vërtetë që lidhen me rrezikun e autizmit. Një raport i dhjetorit 2016 “Annual Revieë of Public Health”, identifikoi disa faktorë mjedisorë që së bashku apo duke ndërvepruar me gjenet, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të autizmit 2-4 herë.

Këta faktorë rreziku përfshijnë moshën e madhe të prindërve, nivelet e larta të ndotjes së ajrit gjatë shtatzënisë; dhe reaksione të rënda të infeksioneve bakteriale dhe virale gjatë shtatzënisë, disa prej të cilave mund të parandalohen me anë të vaksinimit.

Vaksinat janë ndër produktet mjekësore më të sigurta në treg që testohen në mënyrë mjaft rigoroze. Para se të miratohen për administrim, vaksinat i nënshtrohen testimit të plotë nga ana e prodhuesit dhe vlerësimit të rreptë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Edhe pasi vaksina aprovohet nga FDA, kryhen studime të mëtejshme për të monitoruar sigurinë, zbulimin dhe përgjigjen e ndonjë anomalie.

CDC dhe FDA monitorojnë dhe vlerësojnë sigurinë e vaksinave përmes një sërë sistemesh. Këto programe të mbikëqyrjes ndihmojnë shkencëtarët të sigurohen se përfitimet e vaksinave vazhdojnë të jenë shumë më të mëdha se rreziqet.

Ju insistoni se zhvillimi i vaksinave është jashtëzakonisht fitimprurës për kompanitë farmaceutike. Megjithatë, vaksinat administrohen vetëm një herë në vit, ose një herë në jetë. Kjo nuk është asgjë në krahasim me barnat që kërkojnë doza ditore. Përveç kësaj, prodhimi i vaksinave është i komplikuar, duke e bërë atë sfidues dhe më pak fitimprurës se medikamentet e tjera.

Në fakt, kompanitë farmaceutike kërkojnë stimuj për të vazhduar prodhimin e vaksinave. Qeveria ofron incentiva për shkak se përfitimet ekonomike dhe sociale të vaksinimit janë të mëdha. Një studimi i CDC që merr në konsideratë fëmijët e lindur në SHBA mes 1994 – 2013 vlerëson se vaksinimi do të parandalonte rreth 322 milionë sëmundje, 21 milionë shtrime në spital, dhe 732 mijë vdekje gjatë rrjedhës së jetës së tyre, me një kursim neto prej 295 miliardë $ në kostot direkte dhe 1.38 trilion $ në totalin e shpenzimeve shoqërore.

Në një sondazh të 2016 nga Pew Research Center, 90 për qind e të rriturve të moshës mbi 65 vjeç mbështetën kërkesën që fëmijët të vaksinohen kundër fruthit, shytave dhe rubeolës para se të mund të regjistroheshin në shkollë, në krahasim me vetëm 8 për qind të cilët kërkuan se duhet të jenë prindërit ata që duhet të vendosin nëse do ta vaksinojnë apo jo fëmijën e tyre.

Njerëzit që mbështesin pikëpamjet tuaja dhe marrin pjesë në demonstratat tuaja nuk duhet të injorojnë hipokrizinë tuaj personale për këtë çështje. Në faqen tuaj të internetit ju thoni: “Unë jam pro vaksinës. I kam vaksinuar të gjashtë fëmijët. Besoj se vaksinat shpëtojnë miliona jetë”.

Kjo i shpjegon të gjitha. Atëherë pse po dezinformoni në lidhje me këtë ndërhyrje jetë-shpëtuese?/dita
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back