Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vaksina ndaj malaries, rezultate premtuese

Një vaksinë kundër malaries ka shfaqur rezultate premtuese në fazat e para të testeve klinike, sipas një studimi të fundit.

Malaria-600-mije-vit-2-mln-.jpg


Kërkuesit kanë zbuluar se vaksina, që po zhvillohet në SHBA, ka mbrojtur 12 nga 15 pacientë nga sëmundja, pasi është dhënë me doza të mëdha.

Metoda është e pazakontë, pasi përfshin injeksionin e parazitëve të gjallë, por të dobët, që shkaktojnë malarien, drejtpërdrejt te pacientët, për të përforcuar imunitetin.

Kërkimi i fundit është publikuar në gazetën “Science”.

Autori kryesor, Dr Robert Seder, nga Qendra Kërkimore e Vaksinave në Institutin Kombëtar të Shëndetit, në Maryland, tha: “Jemi të kënaqur dhe të ekzaltuar nga rezultati, por e rëndësishme është që kjo të përsëritet, të zgjerohet dhe të bëhet në shifra edhe më të mëdha”.

Njihet prej disa dekadash tashmë, se ekspozimi ndaj mushkonjave të trajtuara me rrezatim mund të ndihmojë ndaj malaries.

Gjithsesi, studimet kanë treguar se nevojiten më shumë se 1000 pickime nga insektet, në mënyrë që të krijohet një imunitet i nivelit të lartë, duke e bërë këtë metodë të papraktikueshme për mbrojtje më të gjerë.

Në vend të saj, kompania bioteknike amerikane “Sanaria” ka marrë mushkonja të rritura në laborator, i ka ekspozuar ndaj rrezatimit dhe më pas ka nxjerrë prej tyre parazitët shkaktarë të malaries (Plasmodium falciparum), të gjitha këto veprime nën kushte sterile.

Këto parazitë të gjallë, por më të dobësuar, numërohen dhe vendosen në shishe, e më pas mund të injektohen drejtpërdrejtë në sistemin e qarkullimit të gjakut të pacientit. Kjo vaksinë, e quajtur provizorisht e tillë, është emëruar PfSPZ.
Top Channel
 
Titulli: Vaksina ndaj malaries, rezultate premtuese

Aaaa ky do jete nje realizim i madhe, sikur te funksionoj, sepse kerdine po ben akoma malaria ne zonat endemike.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back