Vajza teshtin 12 mije here ne dite

MasteR

I'm offline
lauren_165841256.jpg


Nje adoleshente amerikane ka dale ne lajmet e gjithe botes, sepse qe kur eshte frohur ndonje jave me pare, teshtin 12 mije here ne dite, deri ne 20 minuta. Sindroma e vajzes nuk ka precedente dhe po fut ne krize doktoret e vajzes, qe nuk ka ikur ne shkolle e s'mund te jetoje pa marre me vete kudo konfeksionin e facoletave.
Lauren Johnson eshte nje 12 vjecare nga Virginia. Ajo nuk ndalon dot se teshtiri, pervec se kur eshte ne gjume. Madje ajo mezi arrin edhe te ushqehet.
Johnson eshte ftuar te marre pjese ne "Today Show", por tregimi i ngjarjes nga ana e saj eshte nderprere nga nje pafundesi teshtimash para telekamerave ne studio.
"Nuk mendova se do te zgjaste kaq shume", shpiegoi Johnson. "Nuk shkoj ne shkolle, nuk dal. Nuk ia dal dot me keshtu."
Nje doktor qe po merret me te mendon se behet fjale per nje sindrome te quajtur "teshtime me shumice", sindrome kjo qe te detyron te kesh gjithmone me vete pakon e facoletave.
Kjo lloj semundje ka ndryshuar jeten e gjithe familjes. Mamaja e Johnson ka kaluar javet e fundit duke shkuar nga nje specialist tek tjetri, i ka bere te bijes 11 terapi te ndryshme, e madje edhe hipnoze, por pa asnje permiresim. Deshperimi e beri zonjen Johnson te shkonte neper televizione e ti tregonte te gjithe botes te bijen, me shprese se do te dilte nje doktor qe te mund ta sheronte.
"Jeta e vajzes time nuk eshte me njesoj," ka thene gruaja.
magjistari.com
 
Back
Top