Vajza që pret duart në gjumë..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Stephanie Walker është një vajzë normale gjatë ditës, por në gjumë ajo pret me thikë duart e saj pa e kuptuar fare.

Incidenti i parë ka ndodhur para disa muajsh kur 20-vjeçarja, duke ecur në gjumë, shkoi në kuzhinë, mori thikën dhe filloi të priste krahun e majtë.

Që nga ajo kohë, Stephanie ka prerë krahët me thikë rregullisht, ndërsa kur prindërit fshehën të gjitha mjetet prerëse të shtëpisë, ajo përdori pjastrën për të djegur duart.

20-vjeçarja tashmë merr ilaçe të forta antidepresive përpara se të flejë.

“Nuk mbaj mend asgjë nga nata, por fatmirësisht këto ilaçe po ndihmonin. Por, tani që jam ndarë nga i dashuri kam filluar sërish të dëmtoj veten. Ka raste që zgjohem natën dhe shikoj veten të mbuluar me gjak”, shprehet Stephanie për ‘The Sun’.

“Kjo është shumë shqetësuese. Stephanie është një vajzë shumë me humor gjatë ditës, por nuk e di se çfarë pëson natën. Mjekët nuk po gjejnë dot zgjidhjen”, deklaron nëna e saj.

304961_282961738381921_141388129205950_1292983_1489427100_n.jpg


Marr nga FaceBook
 
Pe: Vajza që pret duart në gjumë..

Nncncncn e shkreta...Di qe ka njerez qe ngrihen naten edhe ecin neper shtepi,edhe thone qe nuk ben ti zgjojne...Se di sme ka rastis te shoh te tille,por duhet te jete shume stresuese ti kesh ne shtepi pasi smund te parashikosh kurr ca te pret nga ata...
 
Pe: Vajza që pret duart në gjumë..

Nncncncn e shkreta...Di qe ka njerez qe ngrihen naten edhe ecin neper shtepi,edhe thone qe nuk ben ti zgjojne...Se di sme ka rastis te shoh te tille,por duhet te jete shume stresuese ti kesh ne shtepi pasi smund te parashikosh kurr ca te pret nga ata...

Ka njerez qe ngihen naten edhe pse jan ne gjum total pa vetdije vin verdall neper shpi plus qe dalin dhe nga shpija dhe kur e gjejen veten ne mengjez duke fjet ne bac ose ne shkall ....
 
Titulli: Vajza që pret duart në gjumë..

Duhet te kete epilepsine, keto gjera ndodhin nuk eshte hera e pare qe ngjohen
 
Pe: Titulli: Vajza që pret duart në gjumë..

Duhet te kete epilepsine, keto gjera ndodhin nuk eshte hera e pare qe ngjohen

Epilepsia me semundjen e gjumit , sa injorante por ma shpjego pak cf lidhje ka????

E shkreta ndoshta duhet izoluar ne ndonje dhome : (
 
Pe: Titulli: Vajza që pret duart në gjumë..

Duhet te kete epilepsine, keto gjera ndodhin nuk eshte hera e pare qe ngjohen
C'lidhje ka epilepsia? Epilepsia eshte nje c'rregullim neurologjik si pasoj i demtive te qarkullimeve elektrike (impulset elektrike) ne tru. Njerzit me epilepsi jane NORMAL ( skane semundje mendore ), por kane vetem krizat epiletike ( qe jane kontraksione te pakontrollueshme te muskujve te organizmit).

Kjo vajza thot me se qart:

duke ecur në gjumë, shkoi në kuzhinë, mori thikën dhe filloi të priste krahun e majtë.

20-vjeçarja tashmë merr ilaçe të forta antidepresive përpara se të flejë.

“Nuk mbaj mend asgjë nga nata, por fatmirësisht këto ilaçe po ndihmonin.


Pra keto jane shenjat e somnambulizmit ( njerzit qe hecin ne gjume dhe skujtojne me asgje diten e 2) te nderthurura me deshiren per ti bere keq vetes.

Ju lutem, mos i ngjisni me njerezeve semundje qe si kane....

ps: titulli temes do ishte me i sakt "gervish/lendon" duarte se sa PRET- sepse ti presesh dmthn qe i pret komplet, definitivisht dhe naten e 2 ske me ca demton....
 
Pe: Vajza që pret duart në gjumë..

Sa gjynah,..:(
 
Titulli: Vajza që pret duart në gjumë..

Me sa kam lexuar une epilepsia eshte ne disa lloje, ka nga ato lloj epilepsishe qe arrin njeriu deri ne ate pike qe te futet ne zjarr pa e kuptuar, ju me thoni per gjumin ,kshtu e kam lexuar nese nuk gabohem tek libri "Epilepsia, semundja pa ilac"
 
Pe: Vajza që pret duart në gjumë..

Redi, me sa kuptoj nga pergjigja jote, ti se ke kuptuar pergjigjen qe une te dhash.
Kjo vajze nuk ka EPILEPSI, ska asnje lidhje sjellja e saj me epilepsine...
Te permenda gjumin pasi qe e thekson shume mire qe i ndodh vetem NATEN NE GJUME.

Tani ca ke lexuar ti se di, sepse epilepsia eshte semundje pa sherim, por jo pa ilac. Ka ilace qe ulin nr e krizave, sic dhe intesitetin.
Pra epilepsia kete ka karakteristike: Konvulsionet (të cilat janë tkurrje dhe lëshim shumë i shpejtë dhe i shpeshtë i muskujve)

Pra vajza qe permendet ne artikull nuk pershkruan KONVULSIONE por somnambulizem.
 
Pe: Titulli: Vajza që pret duart në gjumë..

Me sa kam lexuar une epilepsia eshte ne disa lloje, ka nga ato lloj epilepsishe qe arrin njeriu deri ne ate pike qe te futet ne zjarr pa e kuptuar, ju me thoni per gjumin ,kshtu e kam lexuar nese nuk gabohem tek libri "Epilepsia, semundja pa ilac"
Redi un vuaj nga epilepsia
dhe ta jap un konfirmimin qe je tu fol komplet kot

ka epilepsi qe te kapin ne gjum dhe ne raste te renda te kapin dhe kur je zgjuar...
Sweetzzina ta ka pershkruar shum mir por e korigjoj ne nje pik: disa raste nese kapen ne koh mund te sherohen me nje operim... por asigje nuk eshte e sigurt.

Sonambulizmi te kap ne gjum... cohet pa vedi che nuk din se cfare ben... kurse kur te kap kriza epilepsike gjith trupi te dridhet sikur te ka zan korenti, te del shkum nga goja, dhe kur cohesh pas nje koh te gjat nuk mban mend as se si quhesh sepse truni ka ik per pasneser
 
Pe: Vajza që pret duart në gjumë..

Konkretisht di gje njeri, C`semundje eshte kjo, si quhet apo si pasoje e kujt vjen... E them per te qene i informuar sepse kam degjuar shum raste te tilla por nuk kam degjuar ndonje here dicka konkrete rreth kesaj... Ne fakt duken si veprime inkoshiente, por ne aspektin praktik ne nje pjese te mire rastesh te degjuara nga njerez qe i kemi pare e takuar, tregon qe ne teresi veprimesh ka nje ekuiliber te jashtezakonshem ( kuptohet perjashtohen disa raste te tilla si puna e kesaj )...
 
Titulli: Vajza që pret duart në gjumë..

Duhet te kete epilepsine, keto gjera ndodhin nuk eshte hera e pare qe ngjohen

Epilepsia te shtangon, nuk ka te bej asgje kjo semundje me epilepsin.Ama shum keq per ket vajzen, e shkreta nuk ka kontroll mbi veten.
 
Pe: Vajza që pret duart në gjumë..

Konkretisht per cfare do te dish Losst?
Per somnambulizmin? Apo per deshiren e vete provokimit te dhimbjes? Apo si jane shfaqur te 2 tek i njejti person?

Ka njerez te cilet me vetedije i provokojne vetes dhimbje per te shprehur ndjenjat e tyre ( ne kuptimin qe kane nje merzitje/ dhimbje dhe i provokojne vetes nje dhimbje te re qe ne kete menyre te heqin vemendjen nga dhimbja e pare). Mund te presin lekuren tek kyci i dores ( zona damareve) ose te digjen me cigare. Shpesh here kjo gjendje eshte shenje e depresionit, nenvlersimi vetes, urretja e vetes ose mbas vdekjes te nje njeriu te dashur ose emocione te tjera negative te cilat kane ndodhur ne jeten e personit.
Si trajtim per keta njerez eshte psihiatri ( nuk jane te cmendur, sepse fjala psihiater-psikollog per shume = te cmendur, JO, nuk jane te cmendur, thjesht kane nje gjendje e cila nuk i lejon te kalojne me tej e te shikojne jeten tamam sic eshte, dhe jo nen-hijen e dhimbjes. Mund te perdoret dhe psihanaliza per te bere te shprehin ndjenjat dhe te hapen ( eksteriorizohen) sic dhe trajtimi ne grup ( duke u takuar me shume veta i japin kurajo njeri tjetrit per te folur hapur per probleme). Keta njerez nuk duhen neglizhuar, sepse mund te perfundojne ne lendime te renda ( fillojne me gervishje te lekures, por mund te perfundojne te presin nje gisht, apo dhe me keq, sepse perhere do kerkojne nje dhimbje me te madhe qe te harrojne ate te paren).

Per somnambulizmin, ( "zgjimi" i pavetedijeshem nga gjumi) - shfaqet ne raste stresi, temperature, shtatzania, menstruacionet, nje orar gjumi komplet i cregullt, insomni, mungese magneziumi, perdorimi alkoolit ose drogeve. Po ashtu perdorimi disa ilaceve mund te provokojne somnambulizmin.

Dyshohet qe mund te kete shkaqe gjenetike ( psh tek binjaket e njejte kane rezik 6x me te madhe per te patur te 2 kete semundje), ose shkaqe te tjera sic jane demtime psikollogjike ( nje traumatism) ose shkaqe neurollogjike.

Si kane dale te 2 tek kjo goca se di, mbase ekziston nje semundje qe i permbledh te 2, po e mora vesh si quhet, ju njoftoj.
 
Titulli: Vajza që pret duart në gjumë..

Me sa kam lexuar une epilepsia eshte ne disa lloje, ka nga ato lloj epilepsishe qe arrin njeriu deri ne ate pike qe te futet ne zjarr pa e kuptuar, ju me thoni per gjumin ,kshtu e kam lexuar nese nuk gabohem tek libri "Epilepsia, semundja pa ilac"

Epilepsia sherohet un njoh 3 raste se jan sheru nga epilepsia:
 
Pe: Vajza që pret duart në gjumë..

Ok po flas disi me konkretisht... Di disa raste por po permend vetem 2 dhe qe jane teresisht te sigurta... 1 Nje person qe u zgjonte naten duke u ngritur nga krevati i tij e duke dale jasht, duke ecur mbi prevaze apo vende aq te veshtira sa qe dhe nje akrobati profesionist ndoshta do i kishte zili ti bente... 2 Kjo eshte dicka me interesante, sepse na e kane treguar ne shkolle per nje nxenes qe vete prinderit ishin habitur dhe tmerruar gjithashtu, ne nje bisede me nje profesor i cili tregonte se prinderit e djalit kishin vene re qe ai u conte e studionte naten me drite te fikur... gjithashtu edhe shkrimet ne fletore etj i bente naten gjithashtu me drite fikur, + qe thonin se komunikonte me ze me nje person tjeter, sigurisht po per ceshtjet mesimore, dhe me interesantja eshte se ishte nje nder nxenesit me te mire te shkolles...
Pra doja ta trajtoja ne kete aspekt te kesaj semundje nese do quhej e tille...
 
Pe: Vajza që pret duart në gjumë..

Rasti pare, eshte qart somnambulizem, se si e mbajne ekuilibrin nuk dihet, por eshte tamam sic ndodh dhe tek te dehurit te cilet nuk i shtyp makina....
Per rastin e 2 sdi cte them, pa e pare me syte e mij me duket SF:)


Pastaj truri eshte nje mister akoma, sdihet qysh dhe pse ndodhin gjithe fenomenet...
Njihen dinga sa proceset komplekse e trurit, por se si dezekuilibrohen apo cfare i provokon mos-funksionim normal dhe shfaqja e ketyre gjendjeve sdihen sakt.
 
Pe: Vajza që pret duart në gjumë..

Rrofsh doktorresha vogel :P
 
Pe: Vajza që pret duart në gjumë..

...rast interesant...gjynaf vertete...por nje mynyre ka qe te mos gjej thika...vetem keshtu munde te flene te qete...
 
Pe: Vajza që pret duart në gjumë..

u dashka lidhur me zinxhir pas krevati kjo goca.
 
Back
Top