"Vajza nga Tirana"

Vvetoni

Antarë i Respektuar
ثndrra është një vajzë e bukur, dhe me karakter të fortë. Ajo ka një shpirt që në disa raste rebelohet, gjithmonë e gatshme të realizoj çdo synim që në jetë.
Alberti është një djalë i çuditshëm, ai kujdesët që të flas pak, të besoj shumë, sa që më raste të duket se është naiv.

Jeta është e çuditshme, ajo të përplas aty ku nuk e imagjinon dot. Dhe kur them të përplas, e them me të vërtet, të përplas bam! Kështu një ditë përplasi edhe dy personazhet tonë, ثndrrën, vajzën nga Tirana, që po vijonte studimet për drejtësi në Prishtinë, me Albertin, që studionte në Fakultetin e Arteve, piktori i ardhshëm. Jo shumë larg parkut të qytetit në librarinë aty pranë, ثndrra po udhëtonte nga një kënd në tjetrin, për të përzgjedhur librin që do lexonte këtë muaj, e dini ajo kishte një dëshirë të zjarrtë për të lexuar, kur them për të lexuar flas për atë lloje leximi që e ndjen, e prek thellë në shpirt, që të përhumb, që harron çdo gjë, madje edhe kohën e momentin ku je. Si një tetëmbëdhjetë vjeçare, larg familjes, me jo shumë miq në Prishtinë, shoqërinë më të bukur të saj e kishte librin...

Vazhdon...
 
Jane te embla
Jane te mira

Jane te mira per tu etj etj lol
 
Kjo vajza nga Tirana qeka fiks si une :P
 
Back
Top