Vajza dy vjeçare me koeficient Inteligjence sa Einstein...!

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Elise-Tan-Roberts-300x268.jpg

Shoqata ndërkombëtare e njerëzve me nivel të lartë inteligjence vërtetoi se koeficenti i saj i inteligjencës është 156 njësi, dmth pak më i ulët se i shkencëtarit të madh Einstein, për të cilin thuhet se koeficenti i intelegjencës së tij ishte 160.Vogëlushja 2 vjecare, e cila quhet Elise Tan Roberts, jeton në Edmonton në veri të Londrës, që në këtë moshë di përmendësh alfabetin, numëron deri në 20 në gjuhën angleze dhe deri në 10 në atë spanjolle, kupton ndryshimin mes tre llojeve të ndryshëm të trekëndëshave dhe njeh disa kryeqytete të botës. Fjalën e parë e ka artikuluar vetëm kur ishte pesë muajshe dhe në moshën një vjeç e gjashtë muaj mësoi të numëronte deri në 20. Atëherë prindërit e saj e kuptuan që vajza e tyre ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë. Elise u vlerësua nga profesoresha Joan Freeman, eksperte në psikologji dhe edukim, sipas së cilës cilësia e veçantë e vogëlushes është memoria e saj.
 
Re: Vajza dy vjeçare me koeficient Inteligjence sa Einstein...!

Diku tjeter pashe emer & figure tjeter. Informacioni ishte ndryshe. Nejse se u zgjata shume, raste te tilla jane teper te vecante. Jane te lindur per te qene talent dhe pa patur vullnet fare
 
Pe: Vajza dy vjeçare me koeficient Inteligjence sa Einstein...!

Interesante:)Me pelqejne rastet te tilla,sic duket e ardhmja e saj premton shume:)
 
Back
Top