Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vaji i arrave te kokosit ndihom ata qe vuajne nga hipotiroidja

vaj-kokosi.jpg


ثshtë zbuluar se vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i gjëndrës tiroide.

Prej disa dekadash është njohur veprimi i jodit në gjëndrën tiroide. Kripa e jonizuar mendohej se e zgjidhte këtë problem, por kjo nuk është plotësisht e vlefshme. Sepse gjatë të ushqyerit merren dhe shumë përbërës të tjerë ushqimorë të cilët pengojnë çlirimin e jodit nga kripa në gjak.

Disa studime kanë treguar se efektet e sheqerit dhe drithërave janë të dëmshme për tiroiden, por përsëri janë ndër produktet ushqimore më të konsumueshme në dietën tonë ditore. Po ashtu edhe disa lloje vajrash të përdorura për gatim janë të dëmshme sepse kanë në përbërje të tyre përbërës të cilët pengojnë çlirimin e fluorit në gjak. Por tani shpresa për përmirësimet që sjell përdorimi i vajit të arrës së kokosit, tregon edhe për ndihmesën që ky produkt ushqimor sjell edhe në gjendjen mendore.

Simptomat me të cilat shoqërohet semundja e hipotiroides janë:
- Muskuj të lodhur.
- Personi nuk qetësohet dhe relaksohet.
- Depresioni, ankth dhe mërzi.
- Trupi humbet energjinë trupore.
- HipoTiroideja dobëson funksionimin e saj normal.
- Rrezikohen vuajtje nga mbipesha dhe obeziteti.

- Lëkura, sytë, veshët, thonjtë; shfaqin probleme gjithashtu.Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroideja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit, e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një ndryshim të dallueshëm në baraspeshën hormonale, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroideja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj.

Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Një gjendje e tillë e lënë pas dore mund të shfaqë shenja tensioni, ankthi, depresioni dhe lodhje të përgjithshme mendore e trupore. Por këto simptoma mund të reduktohen. Por tiroidja nuk është një epidemi edhe pse prek një numër të madh njerëzish e vazhdimisht në rritje. Duke qenë se mosfunksionimi i tiroides sjell edhe probleme të zemrës dhe gjakut, është e këshillueshme që testi i tiroides apo kontrollet mjekësore të jenë të vazhdueshme për ata persona që dallojnë simptoma të mosfunksionimit të tiroides.
/tryeza.org/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back