Burokracia nuk i pëlqen askujt, megjithatë duket se në një mënyrë apo në një tjetër ka gjithmonë e më shumë. Ia shohim efektet në çdo asçekt të jetës tonë. Burokracia është bërë uji ku notojmë: na mbush ditët me letrat dhe me formularët e saj gjithnjë e më të gjatë e të komplikuara. Fatura, gjoba dhe formularë regjistrimi të thjeshta shoqërohen tashme rregullisht nga faqe e faqe të tëra dokumentacioni me gjuhë ligjore.
Të paktën në fundin e ‘800, ideja se ekonomia e trgeut ishte e pavarur dhe e kundërvënë qeverisë është përdorur për të justifikuar masat ekonomike e markës laissez faire, me objektiv kufizimin e rolit të shtetit. Por ky efekt nuk ka ndodhur kurrë. Sa për të filluar, liberizmi anglez nuk ka çuar në një reduktim të burokracisë shtetërore. Përkundrazi, ka qenë proliferimi i konsulentëve ligjorë, kancelarëve, inspektorëve, noterëve dhe funksionarëve të policisë që ka bërë të mundur ëndrrën liberale e një bote kontratash të lira midis individësh të pavarur. Tashmë nuk ka shumë dyshime për faktin se për avancimin e një ekonomie tregu nevojiten 1000 herë më shumë dosje sesa në monarkinë absolute e Luigjit të XIV. Jetojmë në një epoke “burokratizimi total”. Nuk ndodh që shumë dënime të prera të burokracisë janë në të vërtetë në keqbesim? Po sikur përvoja e të jetuarit dhe e të punuarit brenda një sistemi normash dhe rregullash të formalizuara, nën hijen e hierarkive të funksionarëve anonimë të kishte një sharm të fshehur të sajin?
Ka një shkollë mendimi sipas së cilës burokracia tenton të zgjerohet duke ndjekur një logjikë të brendshme, perverse, por e pandalshme. Argumentimi është si vijon: në se për të zgjidhur një problem krijohet një strukturë burokratike, kjo do të përfundojë pandryshueshmërisht për të krijuar probleme të tjera, që nga ana e tyre do të duken të zgjidhshëm vetëm me rrugë burokratike. Në botën akademike ky fenomen është përshkruar në terma informale si problemi i “krijimit të komisioneve për të zgjidhur problemin e shumë komisioneve”.
Një variant i kësaj teorie thotë se një burokraci, menjëherë sapo krijohet, dë të veprojë në mënyrë të atillë sa të bëhet e domosdoshme, duke kërkuar të ushtrojë një pushtet pavarësisht nga ajo që dëshiron të bëjë. Mënyra më e mirë për arritjen e këtij objektivi është të monopolizohet aksesi ndaj një lloji të caktuar informacionesh kyç. Siç shkruan Max Weber, një prej intelektualëve më të mëdhenj gjermanë që ka jetuar midis ‘800 dhe ‘900, “çdo burokraci punon për ta forcuar superioritetin e pozicionit të saj, duke i mbajtur të fshehëta informacionet dhe qëllimet e saj. Në masën në të cilën është e aftë fsheh informacionet dhe veprimet e saj ndaj shqyrtimit kritik”.
Siç vëren vetë Weber, një efekt anësor është se pasi krijohet një burokraci, më pas është thuajse e pamundur të shpëtosh prej saj. Burokracitë më të para për të cilat kemi dijeni i përkasin Mesopotamisë dhe Egjiptit të lashtë, të cilat mbetën praktikisht të paprekura për shekuj me radhë duke i rezistuar pasimit të dinastive apo të elitave dominuese. Në mënyrë të ngjashme, valë të përsëritura pushtimesh nuk mjaftuan për ta çrrënjosur administratën kineze e cila me strukturat bruokratike, marrëdhëniet dhe sistemet e vlerësimit të saj mbeti fuqimisht në në vendin e saj, pavarësisht se kush herëpasëhere rivendikonte mandatin e qiellit. Sipas Weber, mënyra e vetme për të hequr qafe një burokraci të konsoliduar është t’ia eliminosh specifikisht të gjithë komponentët, siç bënë Alariku dhe gotët në Romën perandorake apo Genghis Khan në disa zona të Lindjes së Mesme. Në se një numër i konsiderueshëm funksionarësh mbetet në jetë, pashmangshmërisht do të përfundojë duke e kontrolluar mbretërinë.
Një tjetër shpjegim i mundshëm është se burokracia jo vetëm bëhet e domosdoshme për kë qeveris, por e ushtron tërheqjen e saj edhe mbi ata që e administrojnë. Sharmi i procedurave burokratike qëndron në impresonalitetin e tyre. Raportet burokratike, të ftohëta dhe impersonale, janë shumë të ngjashme me transaksionet financiare: nga njëra anë janë të privuar nga shpirti dhe nga ana tjetër janë të thjeshta, të paparashikueshme dhe i trajtojnë të gjithë pakashumë në të njëjtën mënyrë.
Megjithatë, kush dëshiron vërtet të jetojë në një botë ku gjithçka është shpirt? Burokracia na mundëson të ndërveprojmë me njerëz të tjerë pa na u dashur që të impenjohemi në forma komplekse dhe të zgjeruara marrëdhenieje. Kur futemi në një dyqan, nxjerrim portofolin pa e vrarë mendojen se çfarë mendon shitësi për veshjen tonë. Në të njëjtën mënyrë, kur shkojmë në bibliotekë, nxjerrim librezën e anëtarësisë pa u dashur të shpjegojmë se pse na interesojnë temat homoerotike e poezisë angleze të ‘700. Sigurisht që kjo është një pjesë e sharmit të burokracisë. Natyrisht, ekziston edhe mundësia që motivet të jenë shumë më të thella. Marrëdhëniet impersonale të favorizuara nga burokracitë nuk janë vetë komode dhe konveniente. Të paktën në një farë mase, vetë ideja jonë e racionalitetit, drejtësisë e lirisë mbështete mbi marrëdhënie të kësaj natyre. Ka pasur një moment në historinë e njerëzimit ku një formë e re e burokracisë ka frymëzuar jo vetëm nënshtrimin pasiv, por edhe një entuziazëm të sinqertë, thuajse një magjepse. Por çfarë e ka bërë të duket kaq ekzaltuese?
Në se Weber ka mundur ta përshkruajë burokracinë si mishërimin e vetë efikasitetit racional, kjo është sepse në Gjermaninë e kohës së tij institucionet burokratike funksiononin vërtet. Institucioni simbol, krenaria e administratës gjermane, ishte zyra postare. Në fundin e ‘800, shërbimi postar gjerman konsiderohej si një prej mrekullive të botsë moderne. Efikasiteti i tij ishte legjendar dhe hodhi një lloj hijeje të frikshme mbi të gjithë ‘900. Shumë prej arritjeve të mëdha të atij që sot e quajme “modernizëm i vonë” janë frymëzuar nga zyra postare gjermane. Mund të theksohet edhe se shumë prej të këqijave të mëdha të shekullit të kaluar janë njëlloj për t’ju ngarkuar zyrës postare gjermane.
Një projekt revolucionar
Për ta kuptuar të gjithë këtë duhet të zbresim në origjinën e vërtetë e shtetit social modern, që sot e konsiderojmë themelor në krijimin e elitave demokratike të iluminuara. Asgjë nuk është më larg nga e vërteta. Në Europë shumë prej institucioneve qendrore të atij që më pas është bërë shteti social (nga përkrahja sociale tek pensionet, nga bibliotekat publike tek spitalet publike) nuk janë krijuar nga qeveritë, por nga sindikatat, nga organizatat e lagjeve, nga kooperativat, nga shoqatat dhe nga partitë punëtore. Shumë prej këtyre iorganizatave qenë të impenjuara me vetëdije në një projekt revolucionar për të krijuar, në mënyrë graduale dhe nga poshtë, institucione të tipit socialist.
Në Gjermani, modeli i vërtetë i kësaj strukture të re administrative qe, si për çudi, posta. Në realitet, kjo ka një logjikë të caktuar nëse ripërshkohet historia e shërbimit postar. Zyra postare qe në thelb një prej tentativave të para për të zbatuar një formë organizimi hierarkik e ushtarak në të mirën publike. Historikisht, shërbimet postare dalin nga ushtritë dhe nga perandoritë. Fillimisht qenë një mënyrë për transmetimin e raporteve operative dhe urdhërave në distanca të largëta. Më pas, nëpërmjet zgjerimit, u bënë një instrument për të mbajtuar të bashkuara perandoritë. Nga këtu shprehja e famshme e Herodotit për lajmëtarët perandorakë persianë, me vendqendrimet e tyre të shpërndara uniformisht në të gjithë territorin, të pajisur me kuaj pushues që mundësonin spostimë shumë të shpejta: “As dëbora, as shiu, i nxehti apo i ftohti i natës pengojnë i pengojnë ata në përfundimin e detyrës me shpejtësi maksimale”, lexohet akoma sot në hyrjen e ndërtesës së Central Post Office të New York. Perandoria Romake kishte një sistem të ngjashëm dhe pakashumë të gjitha ushtritë adoptonin sisteme korrierës postarë derikur më 1805 Napoleoni nuk kaloi në alfabetin semaforik.
Një prej risive të mëdha e governance të ‘700 dhe sidomos e ‘800 qe ekspansioni dhe përshtatja e sistemit të vjetër të korrierëve ushtarakë në një funksion të ri publik që kishte parasëgjithash qëllimin e sigurimit të shërbimeve për qytetarët. E para që u shërbye qe ekonomia, pastaj klasat tregtare nisën ta përdorin postën edhe për korrespondencën personale apo politike. Pak e nga pak, në shumë prej shteteve emergjente në Europë dhe në Amerikë gjysma e builancit të shtetit (dhe më shumë se gjysma e punënjësve publikë) do të absorbohej nga shërbimi postar.
Thuajse mund të theksohet se në Gjermani qe posta ajo që krijoi shtetin – komb. Gjatë Perandorisë së Shenjtë Romake, e drejta për të administruar një sistem postar brenda territoreve perandorake ju atribua, në mënyrë feudale, një familjeje aristokrate me origjinë nga Milano, baronëve von Thurn und Taxis (thotë legjenda se një pinjoll i familjes qe shpikësi i taksometrit, nga ku merr emrin taksia). Në vitin 1867 Perandoria Prusiane mori monopolin e familjes Thurn und Taxis dhe e përdori për të hedhur bazat e një shërbimi të ri postar kombëtar gjerman. Në 20 vitet e mëpasme sinjali i qartë se një shtet i vogël apo principatë ishte absorbuar nga shteti – komb i sapolindur gjerman ishte inkorporimi në sistemin postar. Efikasiteti magjepsës i sistemit u bë motiv krenarie kombëtare. Dhe praktikisht, në fundin e ‘800, shërbimi postar gjerman ishte pak të thuash mbresëlënës, me 5 – 9 dërgesa në ditë në qytetet kryesore dhe kilometra e kilometra të tëra tubash pneumatikë që përshkonin nëntokën e Berlinit për të dërguar thuajse në çast letra dhe pako të vogla falë një sistemi me ajër të kompresuar. Mark Twain, që jetoi shkurtimisht në Berlin midis viteve 1891 e 1892, mbeti aq i goditur sa që shkroi një prej eseve të tij të pakëta josatirike, Postal service, për të celebruar efikasitetin e mahnitshëm të shërbimit.
Nuk qe i vetmi i huaj që mbeti i impresionuar. Pak muaj nga shpërthimi i revolucionit bolshevik rus, Vladimir Iliç Lenini shkruante: “Nga viti 1870 njw socialdemokrat io urtw gjerman e konsideronte postën so një model biznesi socialist. Shumë e drejtë. Aktualisht posta është një kompani e organizuar sipas modelit monopolist kapitalist shtetëror. Pak e nga pak imperializmi i transformonte të gjitha trust në organizata të këtij lloji. E gjithë ekonomia kombëtare e organizuar si posta: teknikët, survejuesit, llogaritarët, si të gjithë funksionarët shtetërorë, të shpërblyer me një rrogë jo më të lartë se “rroga e punëtorit”, nën kontrollin dhe drejtimin e proletariatit të armatosur. Ky është objektivi ynë imediat”. Pra, po: organizimi i Bashkimit Sovjetik u modelua drejtpërsëdrejti sipas shërbimit postar gjerman.
Ky vizion i një parajse potenciale që lindëte nga brenda zyrës postare nuk kufizohej vetëm tek Europa. Pas luftës civile, me afirmimin e kapitalizmit shoqëror, edhe Shtetet e Bashkuara u afruan me modelin gjerman të kapitalizmit burocratik. Edhe një herë akoma format e një shoqërie të re, më e lirë dhe racionale, u duk se u shfaqën brenda vetë strukturave të shtypjes. Në Shtetet e Bashkuara, për të thënë “nacionalizim” përdorej fjala “postalizim”, më pas e zhdukur nga fjalori. E ndërsa Weber dhe Lenini i apeloheshin postës si një model për të ardhmen, në Shtetet e Bashkuara e majta deri theksonte se bizneset private do të kishin qenë më efikase nëse menaxhoheshin si posta dhe kërkonte “postalizimin” e shërbimeve të rëndësishme si metroja dhe transporti hekurudhor lokal e ndërshtetëror, qysh atëhere të mbetura në dorën publike. Të gjitha këto fantazi mbi utopinë postare tingëllojnë goxha demode. Sot shërbimi postar asociohet me ardhjen e gjërave që nuk do t’i donim aspak: fatura, njoftime llogarishë në minus, sqarime fiskale, oferta kartash krediti “përdori dhe hidhi”, apele bamirësie e kështu me radhë. Në imagjinatën kolektive amerikane figura e punonjësit postar është bërë gjithnjë e më e trishtuar. Por pikërisht tekda luftohet kjo luftë simbolike kundër shërbimit postar, ka lindur një magjepsje e re, e ngjashme me atë për postën në kapërcyellin midis ‘700 dhe ‘800. Mund ta përmbledhim në këtë mënyrë:
Punëtorë industrialë
Kompjuterët kanë pasur një rol vendimtar në gjithë këtë. Në ‘700 dhe ‘800 shpikja e formave të reja të automatizmit industrial patën efektin paradokssal e transformimit të një përqindjeje gjithnjë e më të madhe të popullsisë botërore në punëtorë industrialë me kohë të plotë. Në të njëjtën mënyrë, të gjithë softuerët e projektuat në dekadat e fundit për të na shpëtuar nga përgjegjësit administrative na kanë transformuar në administrativë me kohë të pjesshme ose të plotë.
Ndërsa pedagogët universitarë janë detyruar të kalojnë gjithnjë e më shumë duke neaxhuar bursa studimore, prondërit dorëzohen duke i kushtuar disa javë çdo vit mbushjes së formularëve online prej 40 faqesh për të regjistruar fëmijët në një shkollë dinjitoze. Në të njëjtën mënyrë, shitësit e dinë se do t’u duhet të kalojnë një pjesë gjithnjë e më të konsiderueshme të jetës së tyre duke shtypur fjalëkalime në celular për të hyrë në llogaritë e ndryshme bankare të tyre. Secili prej nesh do të duhet të mësojë ta bëjë punën që dikur e bënin agjentët e udhëtimit, ndërmjetësit financiarë dhe komercialistët.
Dikush ka llogaritur një herë se amerikani i mesëm kalon 6 muaj të jetës së tij duke pritur që të kalojë semaforin. Nuk e di nëse ka të dhëna të ngjashme sesa kohë kalojmë duke mbushur formularë, por duhet të jetë të paktënm njëlloj. Besoj se mund të thuhet se kurrë në historinë e planetit tonë një popullsi të ketë kaluar kaq shumë kohë duke u marrë me letra.
Problemi është se e gjitha kjo ka ndodhur pas rënies së socializmit burokratik të tmerrshëm e demode dhe triumfit të lirisë e të tregut. Sigurisht që është një prej paradokseve të mëdha të jetës bashkëkohore, por me sa duket jemi bërë gjithnjë e më ngurrues për ta përballuar problemin.
Qartazi që këto probleme janë të lidhura, do të thoja bile se në shumë aspekte bëhet fjalë për të njëjtin problem. Thjesht nuk mund të thuhet se qasja burokratike (ose, më specifikisht, menaxheriale) ka shtypur të gjitha format e imagjinatës teknike dhe të kreativitetit. Në thelb, siç na kujtojnë gjithmonë, interneti ka çliruar çdo lloj vizioni kreativ dhe shpirti bashkëpunues. Por ajo që rrjeti vërtet ka sjellë është përmbysja kurioze e qëllimeve dhe mjeteve, ku kreativiteti është në shërbim të administratës dhe jo e kundërta. Do ta shtroja kështu: në këtë fazë të fundit të pambaruar të kapitalizmit po spostohemi nga teknologjitë poetike në teknologjitë burokratike.
Kur flas për teknologji poetike i referohem përdorimit të mjeteve racionale, teknike e burokratike për t’i dhënë jetë fantazive të pakontrolluara e të pamundura. Në këtë kuptim, teknologjitë poetike janë të lashta sa qytetërimi. Mund të themi se u paraprijnë makinave komplekse. Lewis Mumford theksonte se makinat e para komplekse qenë bërë nga njerëz. Faraonët egjiptianë qenë në gjendje t’i ndërtonin piramidat vetëm falë një dijeje të thellë të procedurave administrative, gjë që nga ana e saj mundësoi të zhvilloheshin teknika prodhimi, të ndaheshin aktivitete komplekse në dhjetëra operacione të thjeshta dhe t’i caktonin cdo punëtor një skuadre. E gjitha kjo pa njohur dijet teknologjike mekanike më komplekse të levës dhe të planit të pjerrët. Kontrolli burokratik transformoi ushtri punëtorësh krahu në ingranazhe të një makine të madhe. Shumë vite më vonë, kur u shpikën ingranazhe në kuptimin e vërtetë të fjalës, projektimi i makinerive më komplkse u bë përgjithmonë, në një farë mase, një përpunim parimesh që fillimisht qenë zhvilluar për të organizuar njerëzit. Megjithatë, çdo herë këto makina (nuk ka rëndësi nëse pjesë të tyre janë krahë dhe kraharorë apo pistona, rrota dhe susta) janë vënë në punë për të realizuar fantazi që përndryshe do ishin të pamundura: katedrale, udhëtime në Hënë, hekurudha transkontinentale e kështu me radhë. Sigurisht, teknologjitë poetike kanë thuajse gjithmonë diçka të tmerrshme: poezia është në gjendje të evokojë si “mullinj të errët satanikë”, ashtu edhe hir e çlirim. Por teknologjitë racionale e burokratike janë gjithmonë në shërbim të një qëllimi të madh.
Nga ky këndvështrim, planet e çmendura sovjetike – anipse asnjëherë të realizuara – kanë shënuar nivelin e plotësisë së teknologjive poetike. Tani kemi problemin e kundërt. Kjo nuk do të thotë se vizioni, kreativiteti dhe fantazitë iracionale nuk janë më inkurajuese. Problemi është se fantazitë tona mbesin pezull në ajër: tashmë as nuk shtiremi se mund të marrin formë apo qëndrueshmëri. Njëkohësisht, në pak fusha ku kreativiteti i lirë e origjinal praktikisht është favorizuar (si zhvillimi i softuerëve open source për internetin), është përdorur për të krijuar platforma të tjera, edhe më efikase, për hartimin e moduleve. Është kjo ajo që nënkuptoj me teknologji burokratike: detyrimet administrative janë bërë jo mjeti, por qëllimi i zhvillimi teknologjik. Ndërkaq, vendi më i madh e më i fuqishëm që ka ekzistuar ndonjëherë në Tokë i ka kaluar dekadat e fundit duke i shpjeguar qytetarëve të tij se nuk është më koha të ëndërrohen ndërmarrje të mëdha, edhe pse, siç e tregon kriza e fundit mjedisore, fati i planetit varet nga kjo aftësi.
Burokracia magjeps kur bëhet një lloj teknologjie poetike. Për pjesën më të madhe të historisë ky pushtet ka qenë në duart e perandorëve apo të komandantëve të ushtrive fitimtare, prandaj do të mund të flisnim deri për një demokratizim të despotizmit. Dikur privilegji i ngritjes së dorës dhe bërja që një ushtri e padukshme rrotash e ingranazhesh të organizohej vetë për të kënaqur kapriçot e veta ishte e rezervuar pak të zgjedhurve. Në botën bashkëkohore mund të ndahet në miliona copëza shumë të vogla dhe të vihet në dispozicion të kujtdo që di të shkruajë një letër apo të shtypë një buton.
(David Graeber ka qenë një antropolog amerikan. Ka dhënë mësim në London School of Economics dhe ka qenë ndër promotorët e lëvizjes Occupy Wall Street. Ka ndërruar jetë në Venezia më 2 shtator 2020, në moshën 59 vjeçare.)
/ bota.al

- Një teknologji e re komunikimi lind në aspektin ushtarak.
- Teknologjia përhapet me shpejtësi, duke e transformuar në mënyrën rrënjësore jetën e përditshme.
- Kështu që fiton një famë efikasiteti të paparë.
- Duke qenë se bazohet mbi parime të ndryshme nga tregu i lirë, është adoptuar menjëherë nga lëvizjet radikale, që e konsiderojnë si një model për sistemin e ardhshëm ekonomik jokapitalist në gjendje të zhvillohet brenda vetë kapitalizmit.
- Ndërkohë bëhet një instrument kontrolli për qeverinë dhe favorizon proliferimin e formave të reja të pafundme të publicitetit dhe kuti të padëshiruara.