Ushtrimet fizike të mëngjesit dhe të mbrëmjes

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ushtrimet fizike të mëngjesit dhe të mbrëmjes

Momenti më i mirë për të bërë ushtrime fizike, është mëngjesi, pasi do jeni në gjendje të përballoni më shumë energji gjithë ditën. Palestra ndihmon sistemin kardiovaskular, vë në lëvizje zemrën dhe liron endorfinë, hormoni që bën një organizëm të shëndetshëm. Sigurisht forcon dhe sistemin imunitar tek njerëzit.

Mëngjesi është momenti më i duhur për të vrapuar, notuar apo për çiklizëm. Sigurisht edhe një dietë e pasur me ushqime të shëndetshme pa shumë lyra dhe brumëra do të japin ndryshe atë që ne themi “Një mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”.

Por edhe fizkultura në darkë ka avantazhet e veta shumë të mira. Pasi është një nga mënyrat më të mira për të luftuar stresin dhe të liron nga tensionet e akumuluara gjatë ditës.

Por kujdes! Gjithmonë, duhet të planifikojmë që të bëjmë palestër tre orë para se të biem për të fjetur. Trupi nuk mund të përballojë lëvizjen e madhe në një qetësi të menjëhershme. /Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top