Ushqimi që duhet përdorur gjatë menstruacioneve

Kresha

A pretty face can never trick me
Gjatë menstruacioneve kemi humbje të gjakut d.m .th. oksigjenim më të paktë të qelizave të trupit. Cikli menstrual rrjedh nga brendësia e mitrës dhe mund të shkaktojë edhe dhimbje gjatë rrjedhjes së gjakut. Për qetësimin e dhimbjeve është e preferuar: të pini çaj nana, ose tri ditë para se të lajmërohet cikli të pini nga një paracetamoll në ditë, ose kur t’ju lajmërohet cikli të përdorni diklofen përmes zorrës së trashë.

Gjatë menstruacioneve patjetër duhet të hani më shumë se zakonisht.

Ato femra të cilat janë anemike dhe të zbehta është e preferuar të marrin hekur nga farmacia por jo në lukth të thatë. Të konsumojnë ushqim që përmban shumë hekur, mish të viçit është më mirë sepse përmban më shumë hekur se mishi i deleve dhe i pulës.

Duhet të pini lëng portokalli pasi përmban shumë vitaminë C, ose të përdorni vitaminë C tri herë në ditë para buke. Gjithashtu duhet të hani perime jeshile sepse përmbajnë acit folik.
Kur të merrni ushqim të pasur me hekur mos merrni kalcium sepse nuk ka efekt p.sh.: mish me qumësht, djathë ose kos. ثshtë e preferuar të hani çokollatë me rrush ose lajthi sepse përmban hekur dhe magnezium, ato gjëra që trupi i humb me gjakun e rrjedhur.

Preferohet që të hani edhe fistek, rrush të thatë, fiq të thatë, hurma, mandarina, dredhëza, boronica, manaferra e duda. Gjatë ciklit menstrual preferohet të pini edhe ujë, lëngje, çaj, por jo më shumë se 2.5 litra në ditë, sepse shkaktojnë mbingarkimin e veshkëve dhe me këtë rast mund të paraqitet ënjtja e trupit, ciroza e mëlqisë ose ndonjë lloj i diabetit.
Të pirit e tepërt e ujit mund të jetë si shkak i sëmundjeve mentale.
 
Back
Top