PiNkY
Anëtar i Nderuar
Nëse jeni duke pirë duhan, përpiquni të paktën të reduktoni rrezikun sëmundjet që shkakton. Ka mënyra të ndryshme për të pastruar mushkëritë nga katrani dhe toksinat dhe kështu mund të reduktoni rrezikun nga shfaqja e infeksioneve.
Kanceri i mushkërive është një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga karcinoma në botë dhe nga ai më së shumti sëmuren duhanpirësit. Për këtë arsye mjekët u rekomandojnë të gjithë duhanpirësve të lënë duhanin.
Lista e ushqimeve që mund t'ju ndihmojnë të pastroni paksa mushkëritë:
1. Misri i ëmbël
Ky ushqim përmban beta-kriptoksantinën, për të cilën pohohet që mbron mushkëritë nga karcinoma, sepse paraqet antioksidant të fortë.
2. Seleni
Ky është antioksidant i fuqishëm i cili mund të gjendet në llojet e ndryshme të peshkut si, salmoni dhe merluci, por edhe në mishin e qengjit, vezë dhe drithëra.
3. Qepa
Si qepa e bardhë ashtu edhe e kuqja përmbajnë kompozime me veprim antioksidativ. Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve, mes të cilave janë infeksionet dhe kanceri i mushkërive. Te personat që tashmë kanë karcinomë parandalon rritjen e qelizave të reja.
4. Xhenxhefili
Një tjetër mjet i fuqishëm për nxjerrjen e toksinave nga mushkëritë. Mund të pini çaj nga rrënja e xhenxhefilit, i cili lehtëson frymëmarrjen.
5. Portokajtë
Përveç se janë burim i pasur i vitaminave, portokajtë po ashtu përmbajnë edhe kriptoksantinë, për të cilën tashmë u tha që ka veprim parandalues kundër kancerit të mushkërive.
6. Hithrat
Kjo bimë e gjelbër është e pasur me hekur dhe është mjet shumë i dobishëm për detoksikim të mushkërive dhe luftën kundër infeksioneve.
7. اaji nga halat e pishës
Ky çaj më së shpeshti shërben për shpëlarjen e fytit dhe gojës. Megjithatë mund jetë aleat i mirë në luftën kundër kancerit të mushkërive.
Duhet të dini që nuk mund të pastroni tërësisht mushkëritë nëse i konsumoni këto ushqime. Por të paktën mund të liroheni nga toksinat në një masë të caktuar. /ballkanweb/