PiNkY
Anëtar i Nderuar
Plakja eshte nje proces qe do vite te shfaqet me sy te lire , por ai shfaqet menjeher pas lindjes se foshnjes . Ne te vertet plakja nuk eshte tjeter pervecse riprodhimi i gabuar i qelizave ne menyre te vazhdueshme , qe pak nga pak sjell degradimin e organizmit .
Megjithate ekzistojne disa ushqime , te cilat jane ne gjendje te ngadalesojne mekanizmin e plakjes , kshu beri te ditur e perditshmja ruse " a pravda"
e cila i referohej nje studimi ne france . Ne ket vend qe prej tete vitesh 13 mije vullnetare kan pranuar ti nenshtrohen marrjes se nje pilule ku perzihen 5 lloj antioksidantesh natyral si , betakaroteni , vitamina C e E . zinku dhe seleni .
Rezultatet kanë treguar si nivelet e vdekshmërisë dhe të plakjes mund të ulen deri në 30%, اka do të përkthehej jo vetëm me më shumë vite jetë, por edhe me më shumë vite bukuri e rini.
Megjithatë, për të arritur këto rezultate nuk është e domosdoshme të marrësh pilulën e mjekëve francezë, pasi janë të shumta ushqimet që përmbajnë antioksidentët kaq shumë të dobishëm.
Vaji i ullirit është një shoqërues shumë i mirë i اdo pjate, për shkak të yndyrnave të tij natyrale dhe antioksiduesve.
Rrushi, molla, banania dhe pjepri janë të pasur me vitamin C. Domatja, lajthitë e bajamet përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës E dhe zinkut, ndërsa betakarotina gjendet me shumicë tek karrotat.
Pavarësisht studimit, ajo që mjekët theksojnë, është se mënyra më efektive për të zgjatur jetën është duke hequr dorë nga veset e rrezikshme si duhanpirja apo alkooli./hugsword/