Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ushqimet që na mbajnë larg stresit

Jeta është shumë e lodhshme, punë, familja shkolla, shoqëria e mjedisi që na rrethon shpesh na bën të jemi të ndjeshëm dhe të krijojmë situata paniku. Ruajeni veten nga këto gjëndje, konsumoni ushqimet që ju ndihmojnë për të qenë të qetë dhe në formë gjatë një ditë të lodhshme. Më poshtë lista e ushqimeve që ju mbajnë larg stresit;

lufta_e_stresit.jpg


Portokalli: Sipas një studimi gjerman në psikofarmakologji, vitamina C që gjendet te portokalli, ndihmon në reduktimin e stresit dhe rikthen tensionin e gjakut dhe kortisolin në nivele normale, pas një situate të vështirë.

Patatet e ëmbla, mund të reduktojnë ndjeshëm stresin, sepse ato plotësojnë nevojën tuaj për të konsumuar karbohidrate dhe ëmbëlsira kur jeni nën presion. Ato janë të pasura me betakaroten, vitamina të tjera dhe fibra të cilat ndihmojnë trupin të përpunojë karbohidratet në mënyrë të ngadaltë dhe të qëndrueshme.


Kajsitë e thata,
janë të pasura me magnez, i cili ul stresin dhe është një qetësues natyral i muskujve.
Bajamet dhe arrat janë të pasura me vitamina B dhe E, të cilat ndihmojnë në rritjen e sistemit tuaj imunitar, ndërsa arrat ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut.

Gjeli i detit, përmban një aminoacid të quajtur L-triptofanit. Ky aminoacid, shkakton çlirimin e serotoninës, një kimikat që e bën trurin të ndihet mirë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz që konsumojnë mishin e gjelit të detit ndihen të qetë, ndonëse pak të lodhur, pasi e konsumojnë atë. L-triptofanit ka një efekt qetësues të vërtetuar.

Spinaqi, mungesa në magnez mund të shkaktojë dhimbje koke, migrenë dhe një ndjesi lodhjeje. Një filxhan spinaq siguron 40 për qind të nevojave tuaja ditore për magnez.

Salmoni, dieta të pasura me acide omega-3 yndyrore, mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës. Një studim nga Diabetes & Metabolism ka vërtetuar se omega-3, mbron hormonet e stresit, kortisolin dhe adrenalinën.

Perimet jeshile;
Brokoli, lakra jeshile dhe perime të tjera jeshile janë shumë të pasura me vitamina që ndihmojnë trupin tonë në periudha stresi./albeu.
 
Titulli: Ushqimet që na mbajnë larg stresit

Joooooo
gjelin e detit buk e dua
I vetmi mish qe nuk haj :(
 
Kajsitë e thata, janë të pasura me magnez, i cili ul stresin dhe është një qetësues natyral i muskujve.
Bajamet dhe arrat janë të pasura me vitamina B dhe E, të cilat ndihmojnë në rritjen e sistemit tuaj imunitar, ndërsa arrat ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut.
(Kohët e fundit kam filluar ti konsumoj shpesh frutat e thata).
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back