Ushqimet që ju mbajnë të rinj

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ushqimet që ju mbajnë të rinj

Paraqitja e rrudhave të para në fytyrë, veçmë është shenjë e plakjes. Ky proces është i pandalshëm, përkundër punës së madhe të shkencëtarëve për të gjetur ilaçin për zgjatjen e rinisë.Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra, falë të cilave procesi i plakjes mund të ngadalësohet. Ndërsa një numër i madh studimesh kanë treguar se dukja e re e fytyrës dhe trupit mund të mbahet më gjatë, nëse në organizëm futen materiet ushqyese antioksiduese.
Mirëpo, jo të gjitha pemët apo perimet veprojnë njësoj, sepse në luftën kundër radikaleve të lira (përgjegjëse për plakjen) efekt më të madh kanë ushqimet të cilat kanë mbi 6.000 njësi ORAC (kapaciteti absorbues i radikaleve të lira).
Disa nga ushqimet e pasura me antioksidues janë: kanella, origano e thatë, mustarda, boronicat, mjedrat, dredhëzat, pjeshkat, grejpfruti, kumbullat, qershitë, çokollata e zezë, arrat, mollët, portokajtë, fasulja, avokado, brokoli, fëstëku dhe një gotë vere të zezë në ditë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top