Ushqimet që duhet të zhdukni nga frigoriferi .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Ushqimet që duhet të zhdukni nga frigoriferi dhe ato që duhet të përdorni për të mos marrë kalori .

ushqimet-370x290.jpg


Margarina, salcat per sallate, majoneza, produktet e qumeshtit me yndyre te plote, salsicet, sallami, eshte me se miri te anashkalohen.

Kur hame jashte shtepise, jemi te vetedijshem qe peshku eshte zgjidhje shume me e mire sesa hamburgeri, por kur e grumbullojme ushqimin ne frigoriferin tone shpesh nuk mendojme se cfare blejme dhe se sa eshte ai ushqim i shendetshem.

Pikerisht per shkak te kesaj ju sjellim listen e ushqimeve me te pashendetshme, te cilat eshte me se miri te mos i blejme qe te mos biem ne tundim qe te mos i hame.

Lengjet e frutave dhe me gaz

Pijet me embelsues, caji i ftohte dhe pijet me gaz, por edhe ato qe permbajne embelsues artificial jane armiqte me te medhenj te linjes vitale sepse hapin oreksin, nuk kane kurrfare vlere ushqyese dhe sherbejne per grumbullimin e panevojshem te kalorive.

Uji i zakonshem eshte me i miri per hidratim te organizmit.

Nese pelqeni pije me shije, beni vete caj te gjelber ose zi, shtoni pak mjalte dhe limon dhe ruajeni ne shishe qelqi.

Do te fitoni pije te shijshme dhe te shendetshme perplot me antioksidante.

Margarina

Margarina permban sasi te madhe te acideve yndyrore dhe eshte deshmuar qe konsumimi i rregullt i saj rrit rrezikun nga semundjet e zemres dhe eneve te gjakut.

Ajo rrit nivelin e kolesterines se pergjithshme dhe redukton nivelin e te keqit dhe vepron keq ne imunitet.

Permban nga19 deri 38 per qind acide transyndyrore dhe ne vetem nje luge gjenden rreth 100 kalori dhe 11 grame yndyra, kur limiti normal ditor eshte jo me shume se dy mije kalori.

Produktet e qumeshtit me shume yndyre

Ushqimet si djathi me perqindje te larte yndyre dhe gjalpi kane shume perberes te mire, si proteina, kalcium, vitamina B dhe riboflavine, por permbajne edhe shume yndyra, dhe nese i konsumojme cdo dite ekziston rreziku nga rritja e nivelit te kolesterines.

Per shembull, nese pime gjysme litri qumesht me perqindje te larte yndyre cdo dite, ne fund te javes do te konsumojme me shume se dy mije kalori, 105 grame yndyra dhe 315 miligrame kolesterine.

Per kete arsye gjithmone zgjidhni produktet qumeshtore me yndyre te reduktuar sepse jane shume me te shendetshme.

Produktet e perpunuara te mishit

Sallami, suxhuku, salsicet dhe pashtetat kryesisht behen nga mishi i kualitetit me te keq, ndersa jane te mbushura me konservans, aditive dhe yndyra.

Pervec kesaj, permbajne edhe sasi te madhe te kripes, per c’arsye rrisin rrezikun nga demtimi i veshkave dhe tensioni i larte i gjakut, ndersa nuk rekomandohen te hahen me shpesh se nje here ne jave.

Shume hulumtime kane deshmuar se si konsumimi i madh i mishit te perpunuar i kontribuon krijimit te kancerit te zorres se trashe, nje nga karcinomat me te perhapura.

Salcat per sallate

Salcat per sallata jane shtese e shkelqyer, te cilat menjehere i shnderrojne ne ushqim te shijshem, por nje shujte e zakonshme permban rreth 120 kalori, 12 grame yndyra dhe 380 miligram kripe.

Prandaj duhet t’i shmangni. Vaji i lulediellit ose ullirit, uthulla e molles dhe lengu i limonit jane salcat me te shendetshme per sallate.

Majoneza

E hani shpesh? Atehere e keni te qarte shkakun pse yndyrat ju depozitohen ne enet tuaja te gjakut, ndersa kilogramet shtohen aq lehte.

E verteta eshte qe majoneza nuk eshte aq e keqe nese konsumimin e saj e kufizoni ne dy luge.

Por nese per nje vakt hani rreth nje te katerten e filxhanit, do te konsumoni 360 kalori dhe 40 grame yndyra. Prandaj ne vend te majonezes zgjidhni mustarde, gjize ose krem djathi, “NOA.al”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top