USB-memorie nga Apacer & Mini USB Flash Drive, më e lehtë të humbasësh 16 GigaByte

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Apacer ka paraqitur USB-memorien e emërtuar Handy Steno AH326. Dimensionet e kësaj ‘kutize’ të shndritshme janë 66 x 21 x 8.7 milimetra, ndërsa memoriet lidhen me anë të portës USB 2.0.

Për të mos e humbur fistonin konektorit të USB, prodhuesit kanë vendosur që këtij modeli t’i japin dizajnin e U-Ring, ashtu që të hapet me shtytje.

Kur të dalin në shitje, këto USB- memorie do të jenë në dispozicion nga 2, 4, 8 dhe 16 GB, me çmime respektive 8, 10, 18 dhe 29 dollarë (në tregjet amerikane).

Modeli me kapacitet 32 GB është paralajmëruar të prodhohet së shpejti, ndërsa të gjitha modelet e kësaj USB-memorie do të jen bardhezi.(telegrafi)
Kompania prodhuese e Flash Drive-ave Buffalo pritet të hedhë në treg këto ditë Flash Drive USB “më të vogël në botë”. Pamjet s’lënë shumë vend për koment për të treguar se sa lehtë do jetë të “përdorësh/humbasësh” këtë Flash Drive.

Me vetëm 5 mm Buffalo ka vënë një kapacitet prej 16 GB dhe ky Flash Drive pritet të ketë një çmim fillestar prej 136$.
http://www.krokodili.com/wp-content/themes/arras-theme/library/timthumb.php?src=http://www.krokodili.com/wp-content/uploads/2009/06/Buffalo2.jpg
Gjykojeni vetë nëse ia vlen të paguash “aq shumë, për aq pak”.(krokodili.com)
 
32 Giga?Po ben kohe qe eshte prodhuar flash memorie 64 gigabite.Rrallë shkruajmë për shkopinjtë e memories flash sepse kryesisht nuk janë edhe shumë interesante, mirëpo aty-këtu na befason se sa e lirë është bërë flash memoria.

Shkopi flash për memorie i kompanisë Kingston quhet DataTraveler 150s dhe vjen me kapacitet prej 32 e 64 gigabajt, me faktin që ky model më i madh kushton 177 dollarë, që edhe mund të përballohen disi.

Na duhet të kujtojmë kohën kur në USB kemi pasur gjithsej 16 apo 32 megabajt, e tani gigabajtët po ndahen me kapela, telefona celularë, etj.

Dizajni i pajisjes është bukur standard, ai është kompatibil me Windows, OS X dhe me Linux, derisa versioni më i lirë i kapacitetit prej 32 gigabajt kushton 116 dollarë.
 
Back
Top