Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Uruguai, gjysmëfinalisti i dytë

Përfaqësuesja e Uruguait ka siguruar gjysmëfinalen e Kampionatit të sivjetmë Botëror, duke eliminuar Ganën pas ekzekutimit të penalltive, pasi që rezultati i ndeshjes pas 120 minutave mbeti 1-1.

Përfaqësuesja e Ganës ishte skuadër më efikase në gjysmën e parë, me ç’rast arriti deri te goli i avantazhit me anë të Sulley Muntarit, i cili nga distanca mposhti portierin Muslera (45’+2).

Dhjetë minuta brenda pjesës së dytë (55’), Diego Forlan barazoi rezultatin me një gol të shënuar nga gjuajtja e lirë.

Deri në fund të kohës së rregullt skuadrat nuk realizuan gol tjetër, ashtu që shkuan në vazhdime për të vendosur fituesin.

Drama e vërtetë ndodhi në minutat shtesë të pjesës së dytë të vazhdimeve, kur u akordua penallti në favor të Ganës, pasi Suarez mbrojti me duar një gol të sigurt.

Mirëpo, nga njëmbëdhjetëmetërshi dështoi të shënonte Asamoah Gyan, ashtu që mbeti që penalltitë të vendosin kundërshtarin e Holandës në gjysmëfinale.

Pas ekzekutimit të penalltive, përfaqësuesja e Uruguait doli të ishte më e suksesshme për të vazhduar garën drejt finales së madhe të Kampionatit Botëror. /Telegrafi/
 
Titulli: Uruguai, gjysmëfinalisti i dytë

Gana luajti me bukur ,pavarsisht se fati ish me Uruguain .
 
Titulli: Uruguai, gjysmëfinalisti i dytë

uruguaji qe kot fare.. gana duhej te fitonte, e humbi per hicgje... po fati eshte pjese e fjalorit te te medhenjve..
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back