Kresha
A pretty face can never trick me
Shumica e fëmijëve që nga mosha 2 vjeç fillojnë të kontrollojnë urinimin. Mirëpo, për disa fëmijë, për arsye të zhvillimit kjo munde të zgjasë më tepër.
Për të urinuarit e pa vullnetshëm mund të flasim atëhere kur fëmija, edhe pas moshës pesë vjeç, urinon në shtrat së paku dy herë në muaj.
Të urinuarit e fëmijëve, referuar gjuhës mjeksore si Enuresis (ICD-10), është një problem i shpesht te fëmijët e moshës ndërmjet 5 deri 12 vjeç.
Të urinuarit në shtrat është më i shpeshtë se sa mendohet deri tani.
Ja disa fakte :
Vlerësohet se në SHBA, 5-7 milion fëmijë vuajn nga ky problem.
Ndërsa në Britani, 500 mijë fëmijë ndërmjet moshës 5-16 vjeç kane problem me të urinuarit e pakontrolluar.
studimet tregojn se 10% e fëmijëve të moshës 7 vjeç, 5% e femijëve 10 vjeç dhe 1% e të rriturve kanë probleme të kontrollimit te urinimit.
Pra, vetëm 1-2% e femijëve e mbartin edhe kur te rriten këtë problem! Sidoqoftë, disa fëmije zhvillojnë probleme psikologjike dhe të sjelljes të tilla si turp, ndjesi të vetëvlerësimit të ulët dhe inatit që shkaktohet nga kjo gjendje.
Tipet e Enuresis:
Enuresis diurna-Të urinuarit e fëmijës gjate orëve kur është zgjuar.
Enuresis nocturna-Qe njëherësh është edhe lloji më i shpeshtë i të urinuarit, nënkupton të urinuarit e femijës gjatë kohës kur është në gjumë.
Tipi pimar-Fëmija është pesë vjeç, a po më i rritur dhe asnjëher nuk ka pasur kontroll të plotë të të urinuarit. Me fjalë të tjera nuk ka zgjatur asnjëher më tepër se 3 muaj pa u lagur se paku dy herë në javë.
Tipi sekondar-Humbje e kontrollit të të urinuarit pasi fëmija ka patur kontroll të tillë.
Përjetimet e fëmijës dhe të prindërve
Të urinuarit e pavullnetshëm mund të ketë pasoja në vetëbesimin e fëmijës, në raportet ndërpersonale me bashkëmoshatarët dhe prindërit, në shkollim (si arritje të ulëta në shkollë), gjithashtu stimulon ndjenjën e të qenurit i ndotur , i turpëruar dhe ndjenjen e fajësisë. Prindërit shpesh ndjehen fajtorë se nuk e kanë edukuar mirë fëmijën. Shpesh ndjehen se ata janë të vetmit që po ju ndodhë dhe ngurrojnë të flasin me të tjeret për këtë gjëndje për shkak të turpit.
Gjendja e tendosur në familje është e zakonshme; fëmijët dënohen, ndërsa prindët ndjehen fajtorë. Edhe pse me rritjen e fëmisë, si duket tek shumica, ky problem zgjidhet, studimet tregojn se tek fëmijët mund të mbesin pasoja siç janë shmangje e raporteve ndëpersonale, të punësimit, sens të ulët të vetëvlerësimit, etj Kjo gjendje e të urinuarit te fëmijës mund të ndodhë për disa arsye, të cilat inshaAllah do ti prekim shkurtimisht në vijim.
Faktorët gjenetikë dhe familjarë.
Vlerësohet se urinimi i fëmijës ka të ngjarë që të jetë trashëguar nga familja. Përafërsisht, 75% e fëmijëve që kanë problem të pamundësisë së kontriollimit të urinimit, kanë një prind ose vëlla apo motër që ka ose ka pasur problem të ngjashëm.
Hormonet
Studimet tregojnë që fëmijët që lagen mundë të kenë mungesë të hormonit noctural aurginine vasopresin (AVP). Ky hormon ndihmon në rregullimin e fshikëzës së urinës nga stërmbushja.
Megjithate ka fëmije që kanë probleme me të urinuarit e pakontrolluar dhe nuk kanë probleme me këtë hormon!
Gjumi i thellë
Disa fëmijë kanë gjumin shumë të thellë sa që nuk e ndjejnë kur kanë nevojë që të zgjohen për të shkuar ne tualet. Megjithatë, studimet e fundit tregojnë që fëmijët që urinojnë në shtrat nuk e kanë gjumin më të rëndë apo më të thellë sesa fëmijët që kanë kontroll të të urinuarit.
Ushtrimi i parakohshëm.
Le ti kthehemi moshës, në të cilën secila nënë ndjehet e lodhur nga larja e pelenave, ndërsa presioni i familjarëve që ia kujton asaj se fëmija e ka kohën kur duhet të bëhet i "pastër", bëhet gjithnjë më i fuqishëm. (S. Nikoliç)
Disa nga nënat, nga shtytjet e tilla për ta kontrolluar fëmija i tyre pastërtinë e të urinuarit, fillojnë shumë herët me ushtrimin për pastërtinë e fëmisë.
Nëse fillohet shumë herët me edukimin e pastërtisë së fëmisë, atëhere nuk do te ketë asnjë efekt. (S. Nikoliç)
Përkundrazi, shumë studjues mendojnë se do të ketë kundër efekt pra do te shkatojë pengesa psikologjike te fëmijës.
Shkaqet neurologjike.
Disa femijë mund të kenë sistem nervorë që nuk është zhvilluar në mënyrë adekuate për të përcjellë sinjalet ndërmjet fshikëzës dhe trurit. Për këta fëmijë është vetëm çështje kohe derisa truri i tyre të zhvillohet mjaft për të zgjidhur këtë problem.
Në shumë raste, tek fëmija nuk mund të zbulohen shkaqe fizike që shkatojnë të lagurit të fëmisë. Në raste të tilla mund të flasim për shkaqe psikologjike.
Shkaqet psikologjike
Nganjëherë të urinuarit në shtrat mund të ndodhë si përgjigje ndaj stresit, siç mund të jetë një konflikt emocional ose ankth që përjeton aktualisht fëmija.
Psikologët dhe profesionistë të tjerë të shëndetit mendorë, vazhdimisht tërheqin vëmendjen që fëmijët fillojnë të urinojnë në shtrat përgjatë periudhave të konflikteve ne shtëpi apo në shkollë.
Konfliktet e prindërve apo divorci, mbërritja e një bebeje të re, ndërrimi i shkollës, konfliktet me moshatarët, humbja e një personi të dashur mund të shkaktojnë tek fëmija mos kontrollimin e të urinuarit.
Fëmija mund të ketë shqetësime emocionale që mund te vijnë nga raporte të paqëndruara dhe të ftohta ndërmjet anëtarëve të familjes dhe mund të ndjehet fajtorë ose i pa dëshiruar dhe në mënyrë te pavetëdijshme kjo gjendje shfaqet në urinim të pa kontrolluar tek ai, si reagim ndaj kësaj gjendjeje.
Shumë herë femijët nuk janë te vetëdijshëm për gjendjen e tyre emocionale dhe s'mund të besojnë që ka lidhje ndërmjet gjëndjes së tyre shpirtërore dhe urinimit të pavullnetshëm.
Duhet të kërkoni ndihmën e mjekut , nëse :
* Fëmija juaj është 6-7 vjeç dhe nuk ka qenë asnjëher në gjendje të qëndrojë i terur gjatë një nate.
* Fëmija juaj shqetësohet për faktin që e lagë shtratin (edhe nëse është më i vogël se 6 vjeç).
* Fëmija juaj ka filluar të urinojë në shtrat pasi ka qendruar për disa muaj disa muaj i terur (nuk ka urinuar natën për një periudhë disa mujore).
* Ju jeni i/e shqetësuar dhe i/e frustruar që fëmija juaj urinon në shtrat.
* Fëmija juaj urinon në rroba edhe gjatë ditës.
Nëse, nga rastet e përmendura më lart, vlen për fëminë tuaj, atëherë juve duhet që të këshilloheni me mjekun.
Trajtimi - disa teknika mjekimi
Pasi të jeni këshilluar me mjekun që të siguroheni se gjendja e fëmisë tuaj nuk ka bazë fizike, mund të aplikoni teknikat e mëposhtme, të cilat janë teknikat më të njohura që përdoren për kurimin e problemeve me Enuresis.
Të zgjuarit e planifikuar
Me anë të kësaj teknike, prindërit zakonisht i zgjojnë fëmijën herë pas herë (2-3 herë) gjatë natës për ta dërguar në tualet për te urinuar. Fëmija duhet të orvatet që të urinojë në banjo çdo herë, por nëse dështon nuk duhet të qortohet ose të dënohet. Koha ndërmjet zgjimeve është e ngjeshur dhe e ndihmon fëmijën që të zgjohet në mëngjes me shtrat të terur.
Zvoëglimi i lëngjëve
Kufizimi i lëngjeve, dy tre orë para se të flejë fëmija, mund të parandalojë urinimin e pavullnetshëm. Mirëpo, disa ekspertë frikësohen se zvogëlimi i lëngjeve mund të dëmtojë shëndetin e fëmijsë, prandaj përdorimi i kësaj teknike kërkon patjetër këshillimin paraprak me mjekun.
Terapia e alarmit
Fëmija zgjohen gjatë natës (përmes ndonjë zileje), sa po te kenë pikuar pikat e para të urines. Nëpërmjet ketij alarmi fëmijët duhet të mësojnë që, sa po të ndizet alarmi (alarmi ndezet kur fëmiju fillon të urinojë), të zgjohen për të shkuar në banjo.
Medikamentet
Medikamenti që perdorët shumë dhe që ka rezultuar më i suksesshmi, njihet si Desmopressin acetate (DDAVP) dhe ndihmon në neutralizimin e hormonit të AVP-SE.
Disa këshilla
Nëse arsyet e të urinuarit të pa vullntshëm te fëmijët kanë bazë psikologjike atëhere duhet:
* Që të identifikoni shqetësimet psikologjike që po kalon fëmija.
• Të stimuloni rritjen e vetëvlerësimit tek fëmija
* Të mos e fajsoni fëmijën që urinon në shtrat se edhe për atë është e vëshirë dhe mund të rëndoni gjëndjen e tij emocionale.
* Mos ta qortoni dhe denoni fëmijën nëse urinon sërish, sepse edhe nje ditë më tepër ne urinim të pavullnetshëm është dënim për të.
* Lavdërojeni fëmijën tuaj pas një nate pa urinim të pavullnetshëm, në mënyrë që ta përforconi dëshirën e tij për te qenë i terur.
* Të këshilloheni me psikologun, sepse ai mund t’ju ndihmojë në eksplorimin e problemeve familjare dhe të fëmisë.
* Sillu me butësi me fëminë e mos u sille me vrazhdësi. Kujto sjelljet e buta të Pejgamberit (s.a.ë.s) ndaj fëmijëve, mos e bën fëminë të ndjehet i pa vlerë dhei pa dëshiruar nga ju, sepse kësaj i frikësohet më shumë ai.
* Lutju Allahut (s.ë.t) që të bëjë të mundur që ta kaloni këtë sfidë, sepse Pejgamberi( s.a.ë.s) ka thene "Arma më e fortë e besimtarit është lutja". Poashtu ka thënë (s.a.ë.s) se se tre llojeve të njerëzve nuk i kthehet duaja apo lutja mbrapa dhe njëri nga ata jeni ju :
“Duaja e nënës për fëmijën e saj…”
Pasi t’i keni marrë hapat e lartpërmendur, atëherë mbështetju Krijuesit tend, Zotit të Gjithësise, Shëruesit të Vërtetë, Allahut (subhanehu ëe tela) ashtu siç mbështeten robët e Tij te devotshëm: "Na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtësi më i mirë"
Pastaj mos harroni se për çdo vit 15% e fëmijëve që kanë problemin e të urinuarit të pa vullnetshëm shërohen nga ky problem .