Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Uragani Berardi, makth për Milanin

Sassuolo realizon fitoren më të rëndësishme në historinë e saj duke mundur 4-3 me përmbysje Milanin, që bën harakiri në Emilia Romagna duke konfirmuar katastrofën që ka përfshirë kuqezinjtë në këtë sezon.
2zfihz9.jpg
Milani nuk kishte fituar asnjëherë dy ndeshje radhazi këtë kampionat dhe sfida me Sassuolon duket se ishte ajo perfektja që kuqezinjtë të merrnin më në fund kthesën në kampionat, aq më tepër që Allegri karrierën e tij si trajner e nisi pikërisht në këtë skuadër, duke e ngjitur në Serinë B. Romanjolët nuk shënonin në kampionat dhe Kupë prej një muaji e gjysmë ndaj romanjolët dukeshin kafshatë e lehtë. Për më tepër dhe starti i takimit me golat e Robinhos e Balotellit u duk sikur përligji pritshmëritë, aq më tepër që presidenti i Sassuolos e ka shpallur veten dhe më parë si një tifoz i thekur i Milanit. Por pikërisht në këtë moment Milani bën harakiri duke i lejuar Sassuolos e mbi të gjithë Berardit të bëjë ndeshjen e jetës. Sulmuesi 19-vjeçar, i cili pak kohë më parë u përjashtua nga përfaqësuesja e të rinjve nga Sacchi për thyerje të kodit etik, rihapi ndeshjen në minutën e 15-të duke lënë në vend mbrojtjen kuqezi. Gjithsesi talenti italian duket se nuk kishte përfunduar pasi në të 28-tën, fiton një duel force në zonë, duke realizuar një kthesë që e gjeti në gjumë Abbiatin.

Kuqezinjtë u dukën të shokuar dhe Berardi, që është në pronësi të Juves nuk i kishte mbaruar ende llogaritë me ta sepse para pushimit i dha dhe përmbysjen më të madhe në histori klubit romanjol. Milani u fut në dhomat e zhveshjes tërësisht i shpërfytyruar por nuk është se doli prej andej më mirë. I vetmi që u karikua nga pauza ishte Berardi që shënoi dhe golin e tij të katërt personal duke lënë me gisht në gojë kuqezinjtë. Allegri provoi dhe kartat Montolivo, Pacini e Honda që debutoi në Serinë A, por japonezi zgjodhi ndeshjen e gabuar duke u mjaftuar thjesht me një goditje shtylle në minutën e 84-tërt. Në të 86-tën, Montolivo me një goditje nga jashtë zone shkurton diferencën në 4-3 por vetëm pak sekonda më pas Pazzini kishte shansin e barazimit por sulmuesi me shtatë metra portë të hapur përpara tij humbi shansin e artë të një ndeshje të çmendur që mbyllet me fitoren e Sassuolos, e Berardin të parin në 85 vjet histori që i shënon katër gola Milanit.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back