Universi ynë mund të ketë një dimension të pestë. Ndryshon gjithçka dimë mbi fizikën



Në vitin 1905, Albert Ajnshtajni tregoi përmes Teorisë së tij të Relativitetit se hapësira është e lidhur ngushtësisht me kohën nëpërmjet kufirit kozmik të shpejtësisë së dritës. Kështu sipas kësaj teorie ne jetojmë në një Univers me 4 dimensione të hapësirë-kohës.
Por në përditshmëri, ne e mendojmë Universin në 3 dimensione të hapësirës (veri-jug, lindje-perëndim, lart-poshtë) dhe një dimension të kohës (e kaluara-e ardhmja). Ndërkohë, një dimension i pestë do të ishte një dimension shtesë i hapësirës.
Një dimension i tillë u propozua në mënyrë të pavarur nga fizikantët Oskar Klein dhe Teodor Kaluza në vitet 1920. Ata u frymëzuan nga teoria e gravitetit të Ajnshtajnit, e cila tregoi se masa përkufizohej në hapësirë-kohën 4-dimensionale.
Meqenëse nuk jemi në gjendje që t’i perceptojmë këto katër dimensione, ne ia atribuojmë lëvizjen e një trupi shumë të madh, si për shembull një planeti, dhe jo lakimit të tij, një “force” të gravitetit. A mund të shpjegohet forca tjetër e njohur në atë kohë (forca elektromagnetike), me lakimin e një dimensioni shtesë të hapësirës?
Kaluza dhe Klein zbuluan se kjo ishte e mundur. Por meqë forca elektromagnetike ishte 1.040 herë më e fortë sesa graviteti, lakimi i dimensionit shtesë duhej të ishte aq i madh sa të mbështillej në një hapësirë shumë më të vogël sesa një atom, ndaj kjo do të ishte e pamundur që të vihej re.
Kur një grimcë e tillë si një elektron udhëton nëpër hapësirë, dhe është e padukshme për ne, ajo do të sillej rrotull dimensionit të pestë, si një lloj miu mbi një rrotë. Por teoria 5-dimensionale e Kaluzas dhe Kleinit,mori një goditje të fortë nga zbulimi i dy forcave më themelore që vepronin në fushën e bërthamës atomike:forcat bërthamore të forta dhe të dobëta.
Por ideja se dimensionet shtesë shpjegojnë forcat e Universit, u ringjall gjysmë shekulli më vonë nga ithtarët e “teorisë së vargjeve”, e cila i sheh blloqet themelore të ndërtimit të Universit jo si grimca, por si “vargje” të vogla të energjisë në masë.
Për të imituar këto 4 forca, vargjet vibrojnë në hapësirë-kohën 10-dimensionale, me 6 dimensione hapësinore shumë më të vogla se sa një atom. Teoria e vargjeve, krijoi idenë se Universi ynë mund të jetë një ishull 3-dimensional, që lundron në hapësirë-kohën 10-dimensionale.
Kjo teori ngriti mundësinë intriguese për të shpjeguar se përse graviteti është kaq shumë i dobët në krahasim me tre forcat e tjera themelore. Ndërsa forcat janë të lidhura me 3 dimensionet e para, graviteti rrjedh në 6 dimensionet shtesë të hapësirës, duke ia zvogëluar shumë fuqinë të parave.
Ekziston një mënyrë për të pasur një dimension të pestë më të madh, i cili është i lakuar në atë mënyrë sa që ne të mos e shohim. Kjo u sugjerua nga fizikanët Liza Randall dhe Raman Sandrëm në vitin 1999.
Një dimension hapësinor shtesë, mund të shpjegojë edhe një nga misteret e mëdha kozmike: identitetin e ‘”materies së errët“, pra gjërat e padukshme që duket se janë 6 herë më të mëdha edhe se sa yjet dhe galaktikat e dukshme.
Në vitin 2021, një grup fizikantësh nga Universiteti Johanes Gutenberg në Mainc të Gjermanisë, propozuan se graviteti i grimcave të panjohura deri më tani, të cilat përhapen në një dimension të pestë të fshehur, mund të shfaqet në Universin tonë 4-dimensional si graviteti shtesë, që ne aktualisht ia atribuojmë materies së errët.
Edhe pse duket si një mundësi emocionuese, vlen të theksohet se për materien e errët nuk ka mungesë të kandidatëve të mundshëm, përfshirë grimcat nën-atomike të njohura si aksione, vrimat e zeza dhe materia e kohës së kundërt nga e ardhmja! /

“Science Focus” – Bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top