#unërrinëshpi

Sot mësova se koronavirusin e kemi patur pranë zyrave të Tiranapost. Është një lokal i bukur e modern, ku shoh gjithëherët të rinj që takohen, pinë kapuçino, Red Bull, marrin disa brioshë dhe flasin e qeshin me muzikë të lartë në sfond. Sa keq, thashë. Por nuk u tremba, sepse ne e pimë kafenë në zyrë dhe që para një viti s'jam ulur aty. Për shkak të muzikës së lartë nuk u ktheva më.

E, megjithatë, sot vendosa që të punojmë nga shtëpia, të paktën deri kur të kemi ndonjë sinjal disi më normalizues.

Prindërit e mi janë pensionistë. Babai im 67 vjeçar, për rastësi ka eksperiencë në sëmundjet infektive, (ish-inspektor shëndeti), por nuk më rehatoi edhe aq ky fakt. Është natyrë e dashur dhe sot u kujtova që e jep dorën me një lloj spektakli... tipike veriore. E mbajnë gjatë dhe e shoqërojnë me disa tundje dorën kur ia japin tjetrit.

-Alo, babi. Mos ia jep askujt dorën. Mos harro, ti ke diabet. Mos harro, edhe zemrën, edhe tensionin. Ba, mos e jep dorën me atë dashurinë tënde, se tani është koha për të qenë egoist.

- Askujt nuk ia kam dhënë. Kam qenë ndihmës/mjek në shëndetin publik, s'i bëj unë ato gabime, - m'u përgjigj ai krenar.

Kështu e mbylla dhe me babin.

Shkova edhe në supermarket dhe bëra disa pazare. Nuk më erdh turp dhe s'më vjen, nëse kujdesem për veten dhe familjen për të pasur diçka në shtëpi. Asnjëherë s'i dihet, në rast të ndonjë gjendjeje të jashtëzakonshme.

Nëse ky quhet panik, le të quhet. Unë do të rri në shtëpi dhe ju ftoj të gjithëve ju, lexues të rregullt e besnikë të Tiranapost, bashkohuni dhe postojeni hashtagun #unërrinëshpi.

Nuk është frikë, as panik, por respekt për jetën!

Derisa bota të ketë gjetur vaksinën, kur virusi Covid-19 të fillojë të zhduket ca nga temperaturat që do rriten (ka disa teza që e mbrojnë) dhe sidomos nga kujdesi i njerëzve që do të respektojnë çdo rregull me disiplinë (Kina po jep provat e para se kujdesi rigoroz ka çuar në uljen e dukshme të infektimeve, por situata mbetet ende e panormalizuar edhe atje).

Me disiplinë jo gjermane, sepse për herë të parë ky vend tregoi, me rastin e pacientit zero nga Mynihu, se kultura për të fshehur problemet çoi indirekt edhe në katastrofën e Italisë dhe koha s'po iu jep më të drejtë ekuilibruesve e qeverive me teza gjysmë të rrejshme edhe pse me qëllime të mira. Do ketë një kohë të dytë kur si pas çdo katastrofe do të bëhen bilancet dhe studimet. Do njihemi me heronjtë dhe gabimet, por deri atëherë...?

Ne mund të rrimë në shtëpi #unërrinëshpi

-640-0-5e66a18d1682b.png

New York Times, sot, bënte një analizë me seriozitet për koronavirusin dhe për mendjelehtësinë e Donald Trump dhe kabinetit të tij, që po trajton Covid-19 në SHBA.

Ekonomia do shohë ditë të këqija dhe nuk ka dyshim. Paniku mund të çojë në konflikte sociale dhe kjo do prani të shtetit, por edhe ndërgjegje të shoqërisë. OBSH-ja nuk e ka shpallur ende pandeminë, por ajo është fakt. Ekonomia mbetet një presion i madh mbi qeveritë dhe politikanët, boll të kujtojmë mallkimet kundër kryeministrit të mirë italian, që koha po i jep të drejtë për “ekzagjerimin në alarm”.

Të shqetësuar për pasojat në ekonomi, po rrezikojmë jetë njerëzish? A ja vlen? Sot nuk mund të flasim për agjencitë turistike, as për festat në grupe e klubet e natës. Këto duhen mbyllur. Por edhe nëse jo, trupi hamall i kokës thotë Ismail Kadare. Ata që kanë punë e detyrime do të dalin, por mund të kursehemi në festa, takime në grupe, dhe kafene.

Siç shkruante ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio sot në Instagram: Nëse s’je mjek a infermier apo operator sanitar, e ke për detyrë të rrish në shtëpi e të durosh pa një aperitiv.

-640-0-5e66b1b506f5c.jpg

Dhe diçka që nuk duhet harruar: si mund të pranohet sot argumenti cinik 'po vdesin të moshuarit'? Pse, të moshuarit nuk duhet të jetojnë? A s'janë ata prindër e gjyshër e njerëz që kanë punuar gjithë jetën për të shijuar perëndimin dhe kafen e mëngjesit?

Është e paimagjinueshme se ç'mund të ndodhë nëse do mbushen spitalet, sado shëndetësi të zhvilluar të kesh nëse bëhen më qindra, ku do t’i shtrojmë?

Ky është një virus që spitalin e ke në dorë, fiks në dorën e tij çdokush. Është e pamatur t'u kërkojmë llogari mjekëve, ministrave, kryeministrave. Ata po bëjnë sa munden e si munden. Ata mund edhe te gabojnë?! Ata mundet edhe të gënjejnë? Ata mundet edhe të thonë të vërtetën? Në fund ata janë njerëz që mund t’i zërë gjithashtu virusi.

Sot ka vlerë jeta dhe duke parë foton e Italisë apokaliptike nuk kanë më vlerë përpjekjet e rrejshme qeveritare (për mirë sigurisht) apo mediale (po për mirë) se koronavirusi është si çdo grip, që në disa raste merr jetë. Sigurisht që në 97 për qind është i rikuperueshëm, por mënyra si përhapet, fuqia e tij kërcënuese dhe pamundësia për shtretër nëpër spitale kërkon vetëdije personale. E kemi në dorë të mos e përhapim me pak kujdes!

Duhet të reagojmë në vetë të parë.

Ka vetëm një vaksinë për momentin, dhe ajo është #unërrinëshpi.

Mira Kazhani Tirana Post
 

Attachments

  • -640-0-5e66a18d1682b.png
    -640-0-5e66a18d1682b.png
    24.9 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5e66b1b506f5c.jpg
    -640-0-5e66b1b506f5c.jpg
    84.2 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5e66a18d1682b.png
    -640-0-5e66a18d1682b.png
    24.9 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5e66b1b506f5c.jpg
    -640-0-5e66b1b506f5c.jpg
    84.2 KB · Shikime: 0
Atehere me lexo me kujdes @Moonlight :
Qeveria duhet te kishte nderprere te gjitha fluturimet, tragetet, dhe te ndalonte çdo qytetar ne kufirin tokesor, qe kishte ndejtur ne Itali, Kine, etj.
Perse nuk e bene qe ne fillim kete ?!?
Avash ihere kte kujdesin se na treme
Sot te gjithe dalim me teza posi, gjithologet ktu mbledhur
e ato kostot kush do i paguante?
Pse ashtu ndalohet virusi?

Ehhaaaaaaa.... me te lehta vlla, por ne kete moment egoizmi s'pi uje!
 
Avash ihere kte kujdesin se na treme
Sot te gjithe dalim me teza posi, gjithologet ktu mbledhur
e ato kostot kush do i paguante?
Pse ashtu ndalohet virusi?

Ehhaaaaaaa.... me te lehta vlla, por ne kete moment egoizmi s'pi uje!

Çfare po ben aktualisht Italia ?
Çfare beri Greqia dhe Maqedonia sapo u identifikua virusi ne Itali?
Tani po me llogarit kostot e ekonomise, qe do kishim si shtet, epo mire ta gezojme koronen.
Vendos nga nje kokerr qepe te qeruar ne çdo dhome, ate bej.
Ma fammi il piacere.
 
Çfare po ben aktualisht Italia ?
Çfare beri Greqia dhe Maqedonia sapo u identifikua virusi ne Itali?

Ma fammi il piacere.
Ate beri e ky , apo degjon udhetarin digital lol
Te kane hyre qe ne shkurt njerezia...
Nejse
 
Faji keyesor eshte i Qeverise, e cila ne fillim thurte legjenda mbi forcen e shqiptareve, me batutat e tija, ja ku gjendemi sot, ai kalon kufirin pa pike problemi, ajo ne Durres merr pjese neper vizita familjare, pastaj infekton nje spital te tere, nga pakujdesia dhe mendimi qe ne Shqiptareve nuk na ben gje.
Tani del me keto masat, mbyllni çdo gje. Dakort, i mbyllim, por mua si bisnez, qe isha ne mbijetese per shkak te politika te qeverisjes, ne mbijetese sepse çdo gje u shkaterua nga termeti, tani me thua me nje cope leter mbylle aktivitetin, pa me pyetur se si do behet me ata punonjes, si i keni te ardhurat si biznes, si mund te ndihmojme, por thjeshte propaganda e qelbur qe shet ne TV.

Neveri!!!


Une them seshre koha per politike por per solidarizim. Ca ka specialiste te shendetsise opozita duhet te jene neper qendra spitalore ne keto momente.

Situata do behet akoma me keq.
 
Dhe vjen nje dite qe Tirana s'ka trafik
Edhe ajri do pastrohet besoj keto dite
Njerezit pershendeten me dore ne zemer pa u prekur
Njerezit dalin me maska koke e kembe mbuluar dhe askush nuk frikesohet apo ti quaj lugat
Njerezit ndergjegjesohen qe duhet pire shume uje e lare duart pas cdo prekje

Zoti ju ruajte, ju e ne!
 
89796707_3204591192958300_8032624162566569984_o.jpg
 
Varet ke quan panik ti. Te te bej 1 pyetje te thjeshte? Te ka rene rruga nojher neper spitalet shqiptare? Nuk e besoj prandaj e merr me te qeshme.

Une kam pas info me shume se ju dhe jua kam sjelle ne vemendje kjo e gjitha. Secili e mat vet me trunin e tij/ saj eshte warning apo panic.
Po moj me ka rene dhe e di qe jane si spitalet e ndonje third-world country, kshu qe njerezit duhet te kujdesen per veten dhe mos te behen per me ra ne duart e spitaleve. Une e kisha me shume me kte 'situata do behet akoma me keq'. Normale qe do perkeqesohet, s'ka nevoje per info ktu. Me llogjike, nqfse e ka virusin njeri do shperndahet tek te tjeret dhe simptomat do shfaqen vetem mbas 2 javeve kshu qe normale qe numrat e te prekurve do shumefishohen ne javet ne vazhdim. Kaq duhet te llogjikojne njerezit dhe te rrine brenda. Nqfse s'kuptojne pastaj dhe duan me bredh kafeneve, s'ja u ndryshon dot njeri mendjen shqipove.
Sorry nqfse u duka insensitive, se e di qe s'ka asgje per te qeshur se po vdesin gjith ata njerez.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top