Unë nuk kam frikë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Unë nuk kam frikë.

Nuk kam frikë nga ato të cilat bota i quan “gra të bukura”.
Kam frikë nga të tjerat.
Kam frikë nga ato që dalin nga shtëpia me pak grim.
Nga ato që i kupton menjëherë në kanë kaluar një natë pa gjumë
nga rrathët e errët që mbajnë nën sy .
Nga ato që i lidhin flokët me laps.
Nga ato që shihen në pasqyrë dhe buzëqeshin sepse nuk kanë asnjë fije floku në vendin e duhur.
Nga ato kam frikë.
Nga ato që ndalen në detaje,
në detajet që as ti vetë nuk mendoje t’i kishe.
Nga ato që dinë të qëndrojnë pranë të tjerëve,
por nuk dinë të qëndrojnë pranë vetes.
Nga ato që janë gjithmonë në nxitim,
por që ndalen për të dëgjuar. Një të huaj,
një mik,
një fëmijë.
Nga ato kam frikë.
Nga ato që, nga një
“Ti je e bukur”, skuqen,
vihen në siklet.
Nga ato që do të ruajnë me xhelozi Lulediellin që i ke dhuruar
derisa të thahet petali i fundit
e më pas, i shkëputur
të bjerë në dysheme,
duke humbur poshtë raftit, në pluhur.
Nga ato që nuk shfaqen, nuk vihen re,
nuk duken.
Bota gjithmonë në plan të parë.
Dhe ato mbrapa.
Në sfond.
Kam frikë prej tyre.
Nga ato që i buzëqeshin jetës,
çdo ditë,
ndonëse kemi mijëra arsye për të mos e bërë.
Nga ato që të dëgjojnë vërtet.
Nga ato që duan të jenë të bukura,
vetëm ndonjëherë.
Vetëm për dikë.
Nga ato që dinë të qajnë.
Kam frikë prej tyre.
Nga ato që, për të kaluar me ty një orë ,
do të kalonin tetë të tjera në tren.
Kam frikë prej tyre.
Nga ato për të cilat ia vlen të qëndrosh.
Një herë
Për të mbetur.
Dhe kam frikë prej tyre, sidomos,
kur,
pa thënë asnjë fjalë ato të zgjedhin,
qëndrojnë
dhe ti je shumë i shpërqendruar për ta vërejtur, shumë i përqëndruar të ikësh nga ç’farë nuk e di as vetë.
Kam frikë prej tyre, sepse,me gra të bukura bota është plot.
Ndërsa, një grua si ajo,
nëse e lë të ikë, nuk do ta dish kurrë
në cilën anë të botës do ta gjesh.
Nëse do ta gjesh ndonjëherë.

Abdou Mbacke Diouf
 
Te gjithe grate tani pasi lexojne kete thone: Une jam, une jam. 😅

Nejse se shaka. Ne fakt kete grua e kam qef dhe une 🥰
 
Une jo per vete, jam frikacake lool

pse do thuash ti, po sepse vetem budallenjte skane frike lool
Shiko se ne fakt po t'a marrim e ta analizojme une jam kundra kesaj ndarjes: gra te bukura- gra jo te bukura, gra bold-gra te ndrojtura.
Se do s'do diskriminon ne kete menyre nje femer te bukur, qe e mban veten super, qe vishet, krihet lyhet. S'ka asgje te keqe te jesh ashtu. Madje u lumte!
Po gjthss, une mendoj se ky cuni siper ka dashur nje vajze e cila ka patur ato karakteristika, dhe e ka superlativuar cdo sjellje te saj sikur te jete etalon i gruas ideale. :D
 
Une kam kohe qe ju bej skip ketyre etiketimeve, ama vishem lyhem si ma do qejfi per tu ndjere mire me veten e sme plas fare per te tjeret.
Ky eshte stadi i jetes se nje femre qe dont care per te tjeret por per veten e saj, selfish but I dont give a f@ck lool
 
Kur kalon te 30tat e sheh jeten ndryshe o shoqe. Ama ne realitet sidomos per personalitetet dyshuese dhe jo te realizuar keto nuk jane te shendetshme. :) mendoj une dmth :)
 
Nejse se sdua ti ul seriozitetin te administratores se temes :p
Po jo pse? Madje une do doja te komentonin pikerisht ne kete prizem qe kapem ne poezine. Pertej romanticizmit dmth :)
 
Po jo pse? Madje une do doja te komentonin pikerisht ne kete prizem qe kapem ne poezine. Pertej romanticizmit dmth :)
Ok mendimi serioz

Une mendoj qe Abdou Mbacke Diouf eshte budalla qe ska frike nga femra te tilla. Pse do thuash ti, sepse pikerisht keto femra te bejne gropen, ta marrin zemren pa e kuptuar dhe ta roberojne ne 100 shekuj.
 
Nuk kam frike nga grate e bukura ne shpirt, perkundrazi ato i adhuroj sepse me ngjajne me nënën time, kam ndot prej atyre "grave" qe jane te liga ne shprit edhe pse te impresionojne ne fillim me sharmin e fshehur, dhe e shprehin kete ligesi ne cdo veprim te tyre e ne cdo lloj kamuflazhi organitk me te cilin mundohen te veshin ate.
 
Ka frikë nga gratë e forta, me shpirtin e pastërt e origjinalitet të zhveshur. E pse jo? Të bëjnë për vete përjetësisht.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top