Une di nje gje, qe sdi asgje

arber b_fier

Anëtar i ri
Une di nje gje, qe sdi asgje!

Kjo thenie e famshme e e Sokratit nuk deshmon per nje modesti te tepruar,por qellimin e tij per te zbuluar te verteten.

Cfare mendoni ju rreth kesaj thenie??Cila eshte domethenia e saj sipas jush?
 
Ne ate moment kur ai thoshte kete shprehje donte te thoshte se ishte tersishte pa ide per ate ceshtje qe ndoshta po diskutonon.
 
Eshte mencuri kur rri i heshtur sesa te thuash gjera pa mend.
 
Une di nje gje, qe sdi asgje!

Kjo thenie e famshme e e Sokratit nuk deshmon per nje modesti te tepruar,por qellimin e tij per te zbuluar te verteten.

Cfare mendoni ju rreth kesaj thenie??Cila eshte domethenia e saj sipas jush?

Kete Sokratin nuk e kam lexuar dhe aq ,por mendoj qe thenia e tij nenkupton dijen e njeriut:konfuz:
Sa me shume meson aq me teper kupton sa pak di :)
 
Duket si paradoks, por mendoj se te mos dish asgje fillimisht eshte e pamundur dhe dytesisht ai e verteton me faktin qe nese s'di asgje, di dicka pra, qe nuk di asgje.

Une doja te vendosja ne mbeshtjetje nje citat te Jean Paul Sartrit :

"Nese njeriu ka kuptuar qe nuk ia vlen te kuptosh, ka kuptuar gjithcka qe ia vlen te kuptoje"
 
Une di nje gje, qe sdi asgje!

Kjo thenie e famshme e e Sokratit nuk deshmon per nje modesti te tepruar,por qellimin e tij per te zbuluar te verteten.

Cfare mendoni ju rreth kesaj thenie??Cila eshte domethenia e saj sipas jush?

kjo tregon aftesin per te njohur vetveten
 
Ne perceptimin tim logjik kjo thenje ka shume element te rendesishem. Ajo qe duhet permendur eshte se Sokrati nje nder njerezit me me influence ne fusha te ndryshe si ajo e politikes, filozofise arrin ta thote nje gje te tille.

ndryshe nga krenaria e njerezve te semure qe mbajne detyra me rendesi qe e mbajne veten si "Zoter" te diturise dhe aftesise ai e "perul" veten duke thene si nuk di asgje.

Kuptimi i pergjithshem sipas mendimit tim eshte se njohurite e individeve jane te kufizuara perapra nje hapesire te pafund dhe e gjithe ajo qe njeriu arrin te mesoj gjate jetes eshte midjoker, eshte nje pike uje nga nje oqean i tere i nje bote te panjohur nga ai.

Nje realitet qe shumica e njerezve e kane te veshtire ta pranojne, qe shume nga ato e mohojne dhe shume te tjere qe nuk bejne as perpjekjen me te vogel per ta bere kete hic, nje hic e 1/2...
 
"Une di nje gje, qe nuk di asgje "

E para, vetem nga shprehja tregon nje dituri ose zgjuarsi te madhe ..sepse ajo cka ne dim eshte nje pik uji ne oqean ..dmth kemi gjithmone shume per te mesuar dhe ajo cka ne dime ne mes te asaj pafundesie qe nuk e dim eshte asgje

Me ka ndodh ndonjeher qe ne fushat ku une e quaj veten "te mire" ...me kohe kam gjetur informacion te cilin nuk e dija..dhe e vetmja gje qe kam menduar ka qene "une sdija asgje, kot me genjente mendja !

Shkurt, do te thot, ajo qe dim krahas asaj qe ne sdim eshte nje xero !
 
Bravo zhgenjy dhe inushe.
Dija esht nje pus i thelle i pafund qe sa me shume futesh aq me shume erresire shikon perpara.
 
kjo shprehje e sokratit tregon vetdijshmerine e tij mbi faktin qe nuk dinte asgje............dmth ai mendonte qe njeriu i ditur ishte vetem ai qe dinte qe nuk dinte,qe nuk mund te jepte nje perkufizim te sigurte dhe te padiskutushem mbi natyren dhe ato qe e perbejne.....kjo ishte dhe nje shtyse per njerezit te kerkonin diturine,dmth vetem ato qe dinin qe kane shum per te mesuar mund te benin nje kerkim te tille.......
 
Filozofia eshte nje spirale qe mbyllet ne fund ne nje pike.Qellimi i ekzistences tone?Di ndokush te na e thote?
Ne e dime qe jetojme dhe punojme shesim dhe blejme brenda nje cikli te mbyllur pe te plotesuarit nevojat e gjithesecilit.A nuk duket sipak idiotike kjo?
me mire ndonjehere esht te mos dish shume ose te dish shume pak qe ta shijosh kete jete me te mirat instiktie qe te ka dhuruar natyra,ose zoti ose ...ajo qe se dime
 
Filozofia eshte nje spirale qe mbyllet ne fund ne nje pike.Qellimi i ekzistences tone?Di ndokush te na e thote?
Ne e dime qe jetojme dhe punojme shesim dhe blejme brenda nje cikli te mbyllur pe te plotesuarit nevojat e gjithesecilit.A nuk duket sipak idiotike kjo?
me mire ndonjehere esht te mos dish shume ose te dish shume pak qe ta shijosh kete jete me te mirat instiktie qe te ka dhuruar natyra,ose zoti ose ...ajo qe se dime

Qëllimi i jetës: Mbijetesa! " Eat or be Eaten!"- Mirëpo, jemi të atillë
siç na ka krijuar: shumë kurreshtar, dhe skemi faj ne që jemi të atillë! Kjo jete, si një
gjë e gjëzë:Gjeje nëse mundesh!!!

Paj, edhe ka ndonjë arësye pse ekzistojmë, se përndryshe as AI nuk do të
kishte arësye të na krijonte. Ai na ka lëne disa detyra, e ne duhet t'i zgjidhim!
 
Qëllimi i jetës: Mbijetesa! " Eat or be Eaten!"- Mirëpo, jemi të atillë
siç na ka krijuar: shumë kurreshtar, dhe skemi faj ne që jemi të atillë! Kjo jete, si një
gjë e gjëzë:Gjeje nëse mundesh!!!

Paj, edhe ka ndonjë arësye pse ekzistojmë, se përndryshe as AI nuk do të
kishte arësye të na krijonte. Ai na ka lëne disa detyra, e ne duhet t'i zgjidhim!

Mos ia kufizo te shprehuren orakullit... qe te ka dhuruar natyra,ose zoti ose ...ajo qe se dime
 
Po e shkruaj nje histori qe me kujtohet qysh prej kur isha gjimnazist

Sokrati ishte autodidakt edhe nje dite prej ditesh i fiket zjarri saqe detyrohet te shkoj tek fqinji i tij te kerkoj zjarr per tu ngrohur,trokete ne dere dhe pas pak del nje femije,per fat femija ishte i vetem ne shtepi,Sokrati i thote se erdha te kerkoj zjarr po nuk kam marre asgje me vete,kshu qe me duhet te kthehem ne shtepi e te marre nje ene per ti bartur gacat me te.Dhe,derisa Sokrati vendos te kthehet femija ia kthen, Jo ska nevoje,edhe me kete rast femija merr hirin qe ishte i ftohur i thote Sokratit ti hape shuplakat e dores dhe mbi to ia hedh gacat.
Nga kjo thuhet se Sokrati mahnitet edhe ketu mndohet te kete lindur fjala e tije famshme "Dij aq sa nuk di asgje"...per tu "permbyllur" me vone thenien e famshme"Vetedija per mosdije eshte nje Dije e madhe".
Pak a shume kjo ishte historia qe ne si gjimnazsita e mesonim ne librat e filozofise :D
 
Une di nje gje, qe sdi asgje!

Kjo thenie e famshme e e Sokratit nuk deshmon per nje modesti te tepruar,por qellimin e tij per te zbuluar te verteten.

Cfare mendoni ju rreth kesaj thenie??Cila eshte domethenia e saj sipas jush?

Cdo dite njeriu meson dicka te re, dhe perseri diten tjeter ai meson se ka akoma per te ditur....meson se nuk di aq shume sa mendonte se dinte nje dite me pare.

 
Dikush thoshte mesoni te kuptoni sa pak dini :p
 
Mos ia kufizo te shprehuren orakullit... qe te ka dhuruar natyra,ose zoti ose ...ajo qe se dime


Nostra së pari mos u bëj avokat i të tjerëve, se nuk isha tu ia kufizuar askujt të
shprehurit përveç se ia dhash një përgjigje. Nëse ty s'të përlqen ti atëherë
ke të drejt të folsh vetëm për vete.
E ku po e din ti si ateist se çka na ka dhuruar Zoti neve apo ka dashur ndoshta
të dënojë, se kjo jetë ka edhe vuajtje, apo jo?

Edhe nuk thash se diçka dijmë, por se kemi dëshirë të dijmë!!!
Pra, mos i shtjello fjalët, kuptoji së pari çka kam dashur të them!
 
Redaktimi i fundit:
E admiroj Nostra jo per ate qe "mbeshteti"(ju duket ji sikur mebeshteti mendimin tim) po per ate qe esht me i liri ne filtrimin qe i ben problemit dhe jep gjithmone nje gjykim nga me te pamvarurit.Nje person i tille smund te behet kurre avokat por nje kundershtar i mundshem ne cdo kendveshtrim te njeanshem qe i ben ti problemit.Ai perpiqet qe te ndihmoje dhe te tjeret te behen te tille por kja varet nga ajo qe quhet niveli i gjithesejcilit.Ai eshte ne zonen neutro qe kqyr i qete te dy polet dhe e shikon qarte kur njeri kraa merr supexhiro ne deme te krahut tjeter.Kjo esht dhunti ne radhe te pare,nivel dijesh ne radhe te dyte dhe Etika e sakte ne radhe te trete.
 
ثshtë problemi yt se ti a e admiron dikend apo jo, i vogël nuk je, gojë
ke mundesh të përgjigjesh vetëm për vete.

Megjithatë, me siguri e ke lexuar edhe ti postimin tim dhe nuk mendoj se kam
dashur ta përkufizoj mendimin tënd, përveç se kam dhënë një përgjigje të cilën
edhe vet e ke kërkuar më lartë! Në fund të fundit, secili ka të drejt me dhënë
mendime, e nuk është mirë me kërcy si "speci n'pasul".

Kjo mënyrë e diskutimit nuk është e mirë, nëse ke ndonjë kundërargument
si ti, si Nostra urdhëroni por mos u shitni shumë të mençur!
Jepni mendimin për atë çka kam thënë e mos u merrni me vlerësime a është diçka
përkufizim a jo. Mendjelartësia askund nuk ju çon!
 
Redaktimi i fundit:
Nuk esht se shtiremi por ne nuk nisemi nga pasioni dhe inati kue marim nje kunderpergjigje.Jane pierisht arsyet e erresimit te arsyetimit.Ne nuk e quajme nje sulm personale nje kunderpergjigje dhe nuk kapemi me sedren tone.Ne thjesht nuk shikojme "pse ma thua" por "cfare ka ai argument" dhe nisemi ta filtrojme.Asnjeri nuk esht perfekt,por diskutimi te ndihmon te gjesh gabimet e tua,te reflektosh por e rendesishme esht qe te jesh ne pol,in e se drejtes qe nuk eshte as e jotja as e imja dhe te jesh i qete dhe paanshem.Ndonjere duhet te pranosh qe e kishe kapur gabim lidhjen llogjike.Ai mua me kapi dy gabime informacioni.Nje qe tek kafshet shfaqet homseksualizmi(jo ketu).Esht e drejt une nuk e kisha dit dhe nuk kam lexuar ndonj material per kete teme sepse e kam alergji.Thjesht nuk dua.
 
Gjeje pra ku e paskam gabim?! A nuk ka ndonjë arësye pse ekzistojmë?
Tash si mundesh me thënë se e kam gabim, kur ti as vet nuk ke përgjigje!

Ai nuk më kundërshton mendimin, por gjoja se unë ty të kufizoj!
Analizoni pak fjalët çka flisni! Gjeniu që qenka!!! I vogël është ai
për t'i gjetur dikujt gabime!
 
Gabimi i pare qe esht dhe njekohesisht dhe gabimi im qe po ta them esht qe ti nuk ndan Personat nga ceshtja qe diskutohet.Esht gabim im sepse un e di qe psikologjikisht nje njeri peson dem moral kur e vene me shpatulla pas muri n'dac drejt ta kete,ndac gabim ta kete.Por un kur nuk dua qe ti te fyehesh edhe sikur un te kem te drejte.Mua me vjen inat dhe fyem me teper se ty sepse ti nuk ben kete dallim.Fyem sepse nuk dua qe raca ime te eci mbrapa por dua qe te ngrihet ne nivelin e njerezve te civilizuar.
Ne si shqiptare duhet te heqim dore nga kjo menyre,thjesht se kjo ka te beje me formen dhe me jo permbajtje e diskutimit.dhe behet shkak per shmangjen e mevonshme nga qellim i diskutimit sic jemi shmangur totalisht tani.Per sa me siper esht shprehja “mos u be avokat i te tjereve”.S'ka lidhje fare me temen,esht shabllon shqiptar,esht krejtesisht premis per te filluar nje konflikt pa kuptim.Dhe vazhdohet”nese ty ste pelqen.....” dhe vazhdon me tej “po ku e din ti...”"hiqeni si te zgjuar"
Keto kane te bejne me personin dhe jo me diskutimin.Jane pa lidhje diskutimi esht universal per nje thenie te sokratit.Pse duhet te degjeneroje ne “avokater””nese te pelqen ty..””po ku e din ti..”.e tjera.Pse ma thuaj?
Nostra shkruan se “mos ja kufizo shp....”duke goditur diskutimin tend ne pike me te dobet ate te shikimit te vetem nga kutia fetare.Kjo ty te fyeu?
“Paj, edhe ka ndonjë arësye pse ekzistojmë, se përndryshe as AI nuk do të
kishte arësye të na krijonte. Ai na ka lëne disa detyra, e ne duhet t'i zgjidhim!”
.
Pra ai ekziston,ai na ka krijuar,ai plus te tjerave na paska lene edhe detyra qe ne duhet ti zgjidhim”
Nostra ka thjesht te drejt.
Thjesht pikepamja e ti dhe e imja ne kete pik esht qe njeriu ne qendrimet e tij nuk duhet te jete dogmatik,sepse ai nuk esht i lire brenda kutive te tilla.Dogma i thone ne gjuhe por une do ti percaktoja si burgje te mndimit dhe nuk kane asnje dallim ne nje krahasim te trashe me siteme te tila si ato te Hitlerit ose Stalinit qe dihet cfare fundi kan pasur.Nga fanatike qe mbajne nje gogol per te trembur dhe pastaj te te detyrojne se cfare duhet te besh une kam frike sepse nga eksperienca ime keta lloj soj vetem produkte te kutive perkates japin.
 
nuk me pelqen mua kjo thenje .pasi qe sipas saj ne gjdo here mbetemi te pa dijshem kot perpiqemi te msojm apo te dim ndoj gje
 
11 shprehjet më të rëndësishme filozofike

Gjeta kete material me keto shprehje dhe me pelqeu ta postoj ketu :),lexojini jane shume kuptimplota :)




1-“Jeta e pashqyrtuar, është më mirë të mos jetohet”


Besimi i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, “Njih vetveten”. Sekreti i vlerës në profecitë e orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e deshifrimit. Sokrati ishte kaq pasionant për vlerën e vetë-hetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale. Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar. Sokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore. Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni. Dialogët e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit të tij. Sokrati i përçmon kënaqësitë e shqisave, edhe pse është i ngazëllyer nga bukuria. Ai është i përkushtuar ndaj edukimit të qytetarëve të Athinës, edhe pse është indiferent ndaj djemve të tij. Konsiderohet si themeluesi i filozofisë perëndimore, dhe është praktikuesi me ndikim më të madh.

2-“Krijesat nuk duhet të shumohen pa qenë nevoja”


I njohur ndryshe si “Brisku Ockham”, ideja këtu është se nëse gjykojmë mes teorive konkurruese filozofike dhe shkencore, meqë gjithçka është e barabartë, atëherë duhet të preferojmë teorinë më të thjeshtë. Shkencëtarët flasin për katër forca në univers: graviteti, forca elektromagnetike, forca e fortë bërthamore dhe forca e dobët bërthamore. Ockham përpiqet të formulojë një teori unifikuese, një forcë e vetme që i mbledh që të katra.

3-“Jeta e njeriut është e vetmuar, e varfër, e ligë, e vrazhdë dhe e shkurtër”


Duke iu referuar gjendjes origjinale të natyrës, një të kaluare të supozuar para qytetërimit, Hobbes nuk pa arsye të bëhej nostalgjik. Ndërkohë që Rousseau tha: “Njeriu ka lindur i lirë, dhe kudo është me pranga”, Hobbes besonte se ne do ta gjejmë veten duke jetuar një jetë të egër, të pamundur, pa arsim dhe mbrojtje nga shteti. Ai mendonte se natyra njerëzore është e keqe, gjuan njeriun në mënyrat më të shëmtuara dhe zinxhirët e shtetit janë të nevojshme.

4-“Mendoj, pra ekzistoj”

Dekarti e filloi filozofinë e tij duke dyshuar gjithçka në mënyrë që të kuptojë se çfarë mund të dijë me një siguri absolute. Edhe pse ai mund të jetë gabim në gjërat që mendon, po mendon të pamohueshmen. Mbi pohimin se “unë mendoj”, Dekarti arrin në përfundimin se “ekzistoj”. Duke qenë se besonte në veten e tij, Dekarti pyet “Kush jam unë?” Përgjigja e tij është “një gjë që mendon, përbri gjësë fizike të zgjeruar në tre dimensione”, edhe pse nuk ishte i sigurt në kishte trup.

5-“Të jesh, është të perceptosh”


Si idealist, Berkli besonte se asgjë nuk është reale, përveç mendjes dhe ideve të saj. Idetë nuk ekzistojnë të pavarura nga mendja. Përmes një linje të ndërlikuar dhe me të meta arsyetimi, ai nxori konkluzionin se “të jesh është të perceptosh”. Diçka ekziston vetëm nëse dikush ka një ide për të. Pra nëse një pemë bie në pyll dhe askush s’e dëgjon, as edhe një ketër, nuk do të kishte pemë. Sipas tij, mendja e Perëndisë gjithmonë percepton gjithçka, pra pema gjithmonë do të bëjë zhurmë.

6-“Jetojmë në botën më të mirë të mundshme”


Novela më e famshme e Volterit “Candid” satirizon me këtë pikëpamje. Nëse hidhni sytë rrotull do të habiteni se si dikush e beson këtë. Por Libniz besonte se para krijimit, Perëndia meditonte për të gjitha mundësitë e universit dhe zgjodhi të krijojë këtë në të cilin jetojmë, pasi besonte se është më i miri. Perëndia mund të krijonte një botë pa djallëzi, por njerëzve do t’u mohoje vullneti i lirë dhe s’do të ishte bota më e mirë në dispozicion.

7-“Bufi i Minervës i hap krahët vetëm kur bie muzgu”


Pikëpamja poetike e Hegelit thotë se filozofët nuk kanë fuqi. Vetëm pas përfundimin të një epoke mund të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Por atëherë do të jetë e vështirë që gjërat të ndryshojnë. Vetëm në epokën e Emanuel Kant (1724-1804) u kuptua natyra e Iluminimit dhe Kanti s’bëri asgjë për të ndryshuar iluminizmin, por e përjetoi me ndërgjegje. Marx (1818-1883)ka thënë se “filozofët e interpretojnë botën në mënyra të ndryshme, e rëndësishme është ta ndryshojnë”.

8-"Kush është i vetëdijshëm për rrezikun e madh që sjell besimi kur e hedh hapin e besimit, ky është subjektivizëm"


Në një skenë nga filmi “Indiana Jones”, Indi arriti në përfundimin se hapi final i rrugës së tij ishte hapi i besimit. Kjo është teoria e Kirkegardit për fazat e jetës. Faza përfundimtare, faza fetare, kërkon një besim pasionant dhe subjektiv dhe jo prova objektive, në fushën paradoksale dhe absurde. اfarë është absurdja? Besimi ka shpërblimet e veta, por nuk është i arsyeshëm. Shkon përtej arsyes.

9-"Perëndia konsiderohet si i vdekur"

Këtë pohim e shprehu me zërin e një personazhi që e quajti “I çmenduri” dhe më vonë në gojën e një karakteri tjetër “Zarathustra”. Megjithatë, kuptimi i vërtetë i shprehjes “Perëndia ka vdekur” shpesh ngatërrohet për një pohim ateist. “I vdekur” është metaforike në këtë kontekst, do të thotë se besimi në Perëndinë e krishterimit është i lodhur, i ka kaluar koha dhe në rënie. Perëndia ka humbur si qendra e jetës dhe burimeve të vlerave. Nietzsche mendonte se ishte para të tjerëve kur e tha këtë.

10-“Ka vetëm një problem serioz filozofik, dhe kjo është vetëvrasja”

Zgjidhja e Kamysë ndaj problemit filozofik ishte të njohësh dhe të përqafosh absurditetin e jetës. Megjithatë, vetëvrasja mbetet një mundësi nëse absurditeti është shumë. Për Kamynë, heroi absurd është Sisifus, një person nga mitologjia greke i cili është i dënuar nga Perëndia të rrokullisë një shkëmb në një kodër për ta rrëzuar sapo të mbërrijë në majë.

11-“Askush nuk mund të shkelë dy herë në të njëjtin lumë”

Herakli nuk është i vetëm në atë që mendon. Mesazhi i tij është se realiteti ndryshon vazhdimisht dhe është një proces i vazhdueshëm dhe jo një produkt i qëndrueshëm. Realiteti është i shpejtë dhe jo i qëndrueshëm. Në kohët moderne, edhe Henri Bergson (1859-1941) e përshkroi kohën si një proces që përjetohet. Një orë në radhë është e ndryshme nga një orë në lojë.
 
Ai te pakten dicka e ka ditur, qe nuk dinte!
Po ka disa qe nuk din asgje, dhe mendojne se din gjithcka!
Ndonjehere njerzit nuk tregohen te vertete dhe realiste, dhe kjo si pasoje sjell fallsitet.
 
Doni ta dini origjinen e fjales "shok" te gjuhes shqipe?
Shikoni me vemendje tek "sokrat"=sok+rat=shok+rat.
ai esht grek kur fjale grek per here te pare ka dale ne pah ne shekullin e trete pas krishtit?Cfare qyetaresh kishte athina ne kohen e tij dhe cfare gjuhe flisnin?Pse lagjja me e vjeter e Athines e cila eshte siper para se te vesh ne akropol quhet lagjja "plak".
Orakulli esht i diellit dhe jo i delfit.
Thenia e sokratit e ka kuptimin popullor qe" degjoje edhe nje tjeter qe ti e mendon injorant ose te paditur sepse ai mund te thote ose dije nje dicka pozitive,me vlere qe ti nuk e dije ose nuk e di".Pra meso nga te tjeret kur ata shfaqin nje dituri te panjohur nga ty me pare.
sisifus=ne "sis" i fus.Mundohuni te fusni dicka ne "sis" ose ne "8" gjate gjithe vijes lineare te saj.Kuptohet qe esht veprimi i "sisifus"
kam dhe te tjera por me duhet te ki tani....
 
Une dij disa gjera ne fakt. :p
Dij qe dij aq sa dij... nga kjo, dij qe mund te mesoj miliona here me shume gjera nga sa dij tani...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top