“UNAM SANCTAM ECCLESIAM”. Vula Papale qe komandon Boten

Lauri

Anunnak
Skllever qe prej 18 nentorit 1302.
Ju sjell nje leter te nje mikes sime, te cilen nuk e ka shpikur ajo, por kerkimet e saj jane trullosese, duke qene teper e gjate, po e sintetizoj ne nje permbledhje qe te inkurajoje leximin. :

Ne nuk jemi nje Republike por, fale vulave papale te vjetra te cilat kurre nuk jane shfuqizuar, ne jemi nje shoqeri private. Qe ne lindje ne japim miratimin tone per te qene te shfrytezuar si skllever per gjithe jeten, lexojeni me qetesi, beni vete kerkimet tuaja, ky lexim eshte celesi per te dale nga skllaveria e illuminati, me gjithe ato qirinj te ndezur qe kane ne vatikan, me siguri qe te ndricuar jane…
GJITHCKA fillon me 18 nentor 1302, qe eshte data e publikimit te Vules Papale shkruar nga Papa Bonifacio VIII, e cila titullohet “UNAM SANCTAM ECCLESIAM”.

vatikan_zps5e1682cb.jpg


PJESA E DYTE: vatikani dhe miratimi yne

Miratimi yne: le te perpiqemi te kuptojme cfare eshte dhe c’lidhje ka selia e shenjte dhe vatikani? Beni pak durim sepse me poshte do ta sqarojme.

Pse po varferohemi gjithmone e me shume?

Perse qeverisemi nga nje individ jo i zgjedhur apo qe eshte i emeruar prej te tjereve (jo te zgjedhur edhe keta) , i cili na vendos taksa per te derdhur parate apo vleren ekuivalente te tyre ne kasafortat e bankiereve private nderkombetare?

Perse edhe Italia ia ka dorezuar sovranitetin kombetar nje grupi te fuqishem privat evropian?

Perse ky falimentim i planifikuar ne tavoline qe ne vitet ’30 i te gjitha ekonomive perendimore, ndodh me aprovimin tone, per te cilin ne dukje nuk dime asgje?

Pra, gjeja e pare qe duhet te bejme eshte te kuptojme si e kane marre dhe si e marrin aprovimin tone, sepse njehere qe ta kuptojme kete gje, do te jemi edhe ne gjendje te ndjekim nje strategji per ta kthyer mbrapsht dhe per ta thyer perfundimisht kete loje masakruese.

Cfare eshte ky aprovim qe ne japim?

Duhet te nisim qe ketu para se te flasim per rekuperimin e sovranitetin monetar, zgjedhje demokratike dhe reforma. Pa kete njohuri, cfaredo gje qe te duam e te mund te bejme do te jete e padobishme dhe e paefektshme, sepse do te kemi humbur qe ne nisje.
Prandaj gjeja e dyte per te cilen duhet te mendojme eshte: perse kjo fuqi boterore e njohur edhe si kabala e zeze e ka kaq te domosdoshme aprovimin tone?

Sepse ata e dine shume mire qe ekziston nje ligj universal, nje ligj suprem, qe rregullon dhe zoteron te gjithe Universin, qe qendron mbi te gjitha ligjet e mundshme njerezore, dhe ky eshte ligji i “vullnetit te lire”

Ava_zpsbdcb0913.jpg


HISTORIA E MIRATIMIT DHE LIGJI UNIVERSAL I “VULLNETIT TE LIRE”

Para se te flasim per historine e aplikimit te ligjit te vullnetit te lire, le te japim nje shembull te aplikimit te ketij ligji Universal, duke u nisur nga raste te thjeshta, per te mberritur ne gjerat qe na prekin te gjitheve nga afer ne jeten e perditshme.

Nese ti ke firmosur nje kontrate me banken, dhe qe me pas ajo te konfiskon shtepine, ne rast mosshlyerje te kredise, ti e ke dhene Miratimin tend (vullneti i lire) per kete kontrate. Askush nuk te ka detyruar.

Nese pastaj vendos te shkosh ne gjykate, per shkak te afatit te permbarimit dhe i njeh keto organe legjislative dhe gjyqesore, ne kete menyre i ben ato legjitime, jep aprovimin tend (vullneti i lire) per keto legjitimitete. Pra, me pak fjale, jemi ne ata qe e rinovojme cdo dite kete kontrate me kete “sistem”, duke perdorur mjete “te papershtatshme dhe mashtruese” te cilat nepermjet nje gjysem mashtrimi gjenial, ata na kane bere te besojme se jane te domosdoshme.

Reagimi i pare spontan per keto pohime qe sapo u dhashe eshte si me poshte:
e gjithe shoqeria jone funksionon ne kete menyre dhe asnjeri prej nesh nuk mund te beje dot ndryshe per te jetuar, punuar, te blere shtepi, makine, te shkoje me pushime, te martohet, te edukoje femijet e t’i studioje.

Por a nuk eshte e drejte te pyesim menjehere: “Perse funksionon ne kete menyre?” (pyetje te cilen e bejme shume rralle, kur ne te vertete eshte PYETJA thelbesore per te bere, por jemi programuar me se miri qe te mos e bejme KURRE kete pyetje)

Per t’i dhene pergjigje duhet te kthehemi shume vite mbrapa, madje duhet te kthehemi shume shekuj e mijevjecare mbrapa.

( Ju rekomandoj te lexoni librat dhe te shikoni videot e Mauro Biglino (gjenden lehtesisht ne Youtube dhe ne blogun e tij ne Google) i cili ka perkthyer nga hebraishtja e vjeter te gjithe Dhjaten e Vjeter, dmth Biblen, duke marre per baze shume prej teksteve origjinale. Perkthime te certifikuara nga te vjetrit e komunitetit hebre dhe qe jane bere te pakundershtueshme, sepse jane perkthyer fjale per fjale dhe nuk jane te interpretuara. Ka aty zbulime me te vertete per mendje… “te hapura”.
Ne rastin tone, studimi i asaj qe na zbulohet ne BIBLEN E VERTETE, na sherben per te kuptuar rendesine e “vullnetit te lire” ne lojrat e pushteti dhe lidhjen e pandashme qe ekziston midis te drejtes, parase, FESE dhe politikes.

Edhe nje gje te fundit, ky zbulim i papare, me perkthimin fjale per fjale te teksteve na zbulon natyren e vertete te Bibles, qe ne realitet eshte nje Kod i se Drejtes Tregtare Detare, I VLEFSHEM DHE NE FUQI EDHE SOT E KESAJ DITE, e cila eshte pothuajse e pakontestueshme ne cdo gjykate te botes.

Ne “kronikat” e Dhjates se vjeter tregohet qe “zoti” Jahve ( i cili ne tekste te ndryshme eshte quajtur Jahwe, Yahweh, Yahveh… pastaj do te shohim cfare eshte ky “zot” qe “zot” nuk eshte fare, por ne perkthimin “e manipuluar” te shperndare nga Kisha, eshte perkthyer si Zoti) nuk mund ta detyronte Moisiun ta ndiqte ne udhetimin e vet drejt Tokes se Premtuar (nje pushtim pra, me nevojen e nje ushtrie te vogel?).

Jahve, ne fakt nuk eshte “Zoti”, por saktesisht eshte pershkruar si nje “Eloah” i GRADES SE LARTE DHE I PUSHTETSHEM (nga fjala “Eloah” rrjedh edhe termi Allah).

E pra, eshte NJERI NGA SHUME Elohim-et (Elohim eshte numri shumes i Eloah), nje race qe qeveriste keto territore, ndoshta e ardhur nga nje planet tjeter ( ka mundesi, por eshte dicka per t’u verifikuar, gjithsesi nuk eshte e nevojshme t’i hyjme shtjellimit te kesaj ceshtje ketu).

Nje qyteterim i perfaqesuar nga nje hierarki individesh per te cilet Bibla na jep te dhena kur i dallon ne Elohim, Malachim, Nefilim, Anakim, Refaim, Emim, Zamzummim…. Individe te cilet kane ndare kontrollin e planetit, sic tregon libri i Zanafilles dhe Beselidhjes, duke luftuar mes tyre per te afirmuar dhe rritur pushtetin e tyre duke shfrytezuar popujt e nenshtruar.

Fakti eshte qe keta Elohim-et ishin aq te shumte sa ishin te shperndare ne gjithe Token dhe te organizuar ne kampe (te formuar pergjithesisht nga dy sektore, njeri per autoritetin, Eloah, dhe tjetri per “trupat”… engjej flakerues te armatosur me shpate?...)

Pohimi i sakte i ketyre kronikave gjendet edhe ne tekstet sumere qe i paraprijne edhe vete Bibles.

Ky Jahve-ja, edhe pse i pajisur me nje arme shume te fuqishme, qe ne baze te pershkrimit te detajuar biblik duket si nje arma plazmike ( Arka e Aleances?), ne gjendje te ktheje ne pluhur cdo gje, nuk mundte gjithsesi ta detyronte Moisiun ta ndiqte.
E keshtu u detyrua te beje “nje aleance” me popullin hebre, nje marreveshje me rregulla dhe klauzola te percaktuara qarte dhe reciproke ( une te jap kaq… ti me jep aq ), midis te cilave ishte sakrifikimi i te parelindurit te cdo cifti etj… per te cilen tashme e dime shume mire “versionin” i cili ka mberritur deri ne ditet e sotme.

Gjithmone ne Bibel, tregohet se kur hebrejte vendosen ta ndiqnin Jahve-ne dhe iu afruan portave te Tokes se Premtuar, hebrejte u mblodhen ne kuvend per te vendosur nese te vazhdonin ta ndiqnin apo te ktheheshin nen pushtetin e Elohimeve te vjeter, apo t’ju besonin Elohimeve te rinj te cilet urdheronin ne kete toke ne te cilen kishin mberritur.
Keshtu pra, edhe njehere tjeter, me vullnet te lire, ata vendosen te ndjekin Jahve-ne, i cili me armen e tij shume te fuqishme shpertheu nje kasaphane dhe shkaterroi te gjitha qytetet qe ndeshen ne rrugen e tyre, duke vrare burra, gra, pleq e femije (midis te cilave Sodoma dhe Gomorra… madje ka edhe anekdota kuptimplota mbi “zgjedhjen e te drejteve” per t’u shpetuar nga shkaterrimi prej Jahve-se, per origjinen e rrethprerjes apo synetit, pervec se ka anekdota per mitin negativ te sodomise qe praktikohej ne ato rajone).

E gjithe ky shtjellim i gjate, pervec se na sinjalizon leximin e Bibles ne nje kendveshtrim te ndryshem, na tregon edhe nje kendveshtrim tjeter per origjinen tone dhe per historine e Njerezimit. Gjithashtu na sherben per te percaktuar me mire nevojen e Pushtetit per te patur miratimin tone ne menyre qe te vazhdoje dhe te veproje.

Por mbi te gjitha na sherben per te vendosur bazat e lihdjes se pandare te pare, qe sic thashe, lidhjes qe qendron midis vullnetit te lire, fese, politikes, Kodit te te Drejtes Tregtare Detare, parase dhe gjithckaje qe jetojme ne sot.

Dukshem, si cdo ligj e rregull ka perjashtimet e veta, qe ne kete rast jane nivelet e larta te “cnderimit” qe njerezimi ka mberritur ne mosndjekjen e ligjit te vullnetit te lire:
- Zhytjen ne skllaveri te afrikaneve, ne shekujt e shkuar, sepse nuk kane patur miresine te paralajmerohen qe do te thote te zgjedhin llojin e reagimit ( e cila eshte ne themel te ketij ligji, sic edhe e thame).
Por ky eshte tipi i sjelljes me vetshkaterrues dhe me pak i qendrueshem qe pushteti mund te kryeje dhe elita e di shume mire kete gje.

Sepse edhe me i keqi i masoneve sataniste, qe eshte gati te kryeje nje sacrifice njerezore – qe eshte gjeja me anormale qe ne njerezve te zakonshem na shkon ndermend – edhe me i keqi i tyre eshte i detyuar te ndjeke keto rregulla dhe keshtu eshte i detyruar te zgjedhe viktimen e pare qe ofrohet vullnetarisht, qe afrohet nga nje joshje e pashpjegueshme.

Ose edhe nje ushtri e cila eshte gati per te pushtuar nje komb te huaj, eshte e detyruar t’i jape nje paralajmerim Shtetit qe do ta sulmoje, duke ia shpjeguar te gjitha kerkesat e veta. Qeveria e Shtetit te rrethuar gezon vullnetin e lire te pergjigjet “po ose jo”. Sado e tmerrshme qe duket, por megjithate i eshte komunikuar nje njoftim, dmth nderi eshte mbajtur.

Beni durim, sepse nuk jemi duke u sorollatur kot, por gjithcka na sherben per te arritur ne piken kyc, sepse te kuptuarit e universalitetit te ligjit te miratimit, eshte themeli i asaj qe jetojme ne sot, dhe duke vazhduar shpjegimet, do t’u demonstrojme se si elita boterore e ndjek kete ligj qe nga fillimet e saj dhe e praktikon ne cdo moment dhe ne cdo aspekt te jetes sone.
Nese nuk do ta njihnin me kaq imtesi, dhe nese nuk do ta ndiqnin me kaq perpikmeri, pushteti i tyre nuk do te duronte deri me sot.

Ja pse Jahve-ja ka nevoje per miratimin per te vepruar, ja pse qeveritaret e sotem, na japin te votojme.
Meqenese kane nevoje absolute per miratimin tone, si ia bejne ta manovrojne sistemin (duke e bere me pak te qarte dhe sa me te padeshifrueshem te jete e mundur) dhe ta ruajne per shekuj?

Ata kane ideuar nje sistem te persosur qe funksionon sipas parimeve te pershkruar me pare: “Njoftim” dhe “heshtja eshte miratim”; nese ti nuk me pergjigjesh do te thote se je dakord qe do te thote aq me keq per ty.

Le te japim nje shembull banal qe na ndodh te gjitheve ne: kur banka ndryshon kushtet gje te cilen e ben shpesh, ajo eshte e detyruar te dergoje nje dokument te transparences bankare – njoftim – te cilin besoj se shume pak prej nesh e lexojne. ( per fat te keq!)
Nese ti nuk pergjigjesh eshte Heshtje Miratim.

E gjithe historia e botes sone prej mijevjecaresh funksionon sipas ketij parimi.

LIGJET KANONIKE DHE Vulat Papale

Per te kuptuar si funksionon ky parim, qe rregullon te gjithe jeten tone, kemi nevoje te bejme shpjegime te tjera.

Cfare jane ligjet?

Te gjitha ligjet rrjedhin nga kanonet, ose me sakte nga e Drejta Kanonike, sepse te gjitha ligjet, direkt ose indirekt kane te bejne me ligjin Hyjnor dhe klerikal.

Por “Kanonet” ne vecanti jane norma ose parime qe e marrin vleren e tyre nga fakti qe nuk kane qene kurre te kontestuara (miratim i heshtur).

Ja disa kanone, norma apo parime, universalisht te njohura, sepse askush nuk ka thene kurre qe nuk duhet te jene (shume prej tyre jane te pranueshme nga te tjeret sepse jane ne themel te bashkejeteses civile).

1) te gjitha borxhet duhen paguar
2) te gjitha kontratat duhen respektuar
3) te gjitha mosmarreveshjet para ligjit, duhet te zgjidhen para ligjit ( ose me sakte, nese ty te ngarkohet nje akuze, sado e pabaze te jete, sado e padrejte, sado imorale, sado e jashteligjshme, nuk mund ta injorosh. Eshte ne nderin tend te demonstrosh pasaktesine e kesaj akuze para ligjit).
4) CDO POHIM, NESE NUK KUNDERSHTOHET, BEHET I VLEFSHEM.
( pike shume e rendesishme kjo! Merr nje gjobe apo nje ndeshkim te padrejte, fiksohet nje séance degjimi dhe nese ti nuk paraqitesh, me qafe pac veten, sepse do te jete dikush tjeter qe do te vendose per ty edhe pa qene ti).
Shenim per piken 4: 99% e procedurave gjyqesore bazohet ne presupozimin e dickaje, por 99% e njerezve nuk e vret mendjen te kuptoje cilat jane keto presupozime, ose nuk preokupohet t’i refuzoje. Me fjale te tjera, Sistemi eshte akoma edhe tani i bazuar mbi kungaten e rrefimit, pikerisht njesoj si ne kohet e Inkuizicionit, dmth eshte thelbesore qe ti te akuzosh vetveten. Ne mungese te ketij akti vetakuze, nuk mund te vazhdohet procedimi.
5) E drejta eshte hierarkike, zbret gjithmone nga e drejta hyjnore: mbi te gjitha eshte e drejta hyjnore, e cila si e tille zbret nga Krijuesi Hyjnor, pastaj vjen e Drejta Natyrale e pastaj vjen e Drejta Pozitive (ligjet kombetare, nderkombetare, administrative, private etj..). E drejta Pozitive i perket nivelit me te ulet te shkalles hierarkike.
Shenim per piken 5: cdo prone perben nje te drejte qe i shoqerohet nje trusti, dmth nje sistemi besimi. Te pushtetshmit, elita boterore, e kane ditur gjithmone qe prona eshte nje koncept fiktiv. Ne fakt, si mund te zoterohet nje cope toke?!
Toka, lumenjte, liqenet, detet i perkasin Planetit.

Por edhe nje shtepi; si mund ta zoterosh fizikisht nje shtepi apo nje makine?! Keto jane te gjitha gjera per te cilat ekzistojne “tituj pronesie” dhe jane tituj fiktive, dmth perfaqesojne nje te drejte perdorimi per shtepine, makine dhe token per sa kohe je gjalle.
Kur te vdesesh, cfare do te ndodhe me shtepine, me makinen apo me ate cope toke, nese nuk ekzistojne dispozitat e trashegimise, kjo pronesi nuk varet me prej teje.

Ne kete menyre, shtepia ne kuptimin e mureve, drureve dhe betonit dhe shtepia ne kuptimin si titull pronesie, dmth si nje trust ose si sistem besimi, jane pra DY GJERA SHUME TE NDRYSHME NJERA NGA TJETRA.
Sistemi i besimit, titulli i pronesise, parashikon 3 pjese ne loje: nje ekzekutues, nje administrator dhe nje perfitues.
Ekzekutuesi eshte gjithmone ai qe “lejon titullin e pronesise” dhe ne kete rast eshte gjithmone Shteti – administrator eshte ai qe administron titullin ( Kadastra ose Komuna ), perfituesi je ti, dmth i ashtuquajturi “pronar” i kesaj gjeje.

Deri ketu gjithcka eshte pak a shume normale, eshte gjithcka e qarte dhe nuk ka asgje te cuditshme: por mbetet per te kuptuar si ky sistem perdoret kunder nesh.

Le te bejme nje hap te madh mbrapa ne kohe.

Sistemi aktual, qe bazohet ne konceptin e prones, u krijua nga romaket e vjeter, te cilet e shperndane “te drejten” e tyre anembane botes dhe ne e dime se ne c’menyre e shperndane. ( nje Karma teper e rende te cilen ne “italianet” do te duhet ta shlyejme ne raport me te gjithe boten).

Cdo toke e pushtuar dhe e shkaterruar shkruhej ne nje “regjister” qe ruhej ne Rome dhe cdo toke e re e Perandorise mund te ishte ne pronesi vetem ne emer te nje qytetari roman.

Edhe sot ne jetojme ne nje sistem qe ka ardhur nga ekzistenca e Perandorise Romake, e cila, faktikisht, nuk ka mbaruar kurre. Me pushtimet longoboarde, Papa Leoni III, kurorezoi Pipino il Breve si Mbret te Frankeve dhe me pas Carlo Magno si Perandor te Perandorise se Shenjte Romake.

Pra, sistemi qe kemi sot ne organizimin e pronesise dhe te drejtes dhe te parase dhe te politikes, lindi me 18 nentor 1302, e cila eshte data e publikimit te Vules Papale e shkruar nga Papa Bonifacio VIII, e cila mbante titullon “UNAM SANCTAM ECCLESIAM”.

Bonifacio VIII njihet si nje nga njerezit me te korruptuar, me te liq dhe me te fuqishem te historise se Kishes dhe te botes, aq sa edhe vete Dantja e vendosi ne rrathet me te ulet te Ferrit.
Kjo Vule Papale percaktoi sistemin e pare te besimit qe eshte edhe sot ne fuqi.

Bonifacio VIII, ne kete Vule, pohon se Zoti ia ka besuar Vatikanit te gjithe titujt dhe pronat e Tokes.

Sipas pikes 4 te kanonit te se drejtes (shiko me lart) ky pohim nuk u kontestua kurre dhe per rrjedhim u be i vlefshem.
Per kete arsye Vatikani emeron ekzekutuesin, administratorin dhe perfituesin e ketij sistemi besimi.
Ekzekutuesi eshte Urdhri Minor i Franceskaneve bashkuar me Urdhrin e Jezuiteve (krahu i armatosur?) dhe kjo duket qarte ne stemen e publikimit te enciklikes ( enciklika eshte letra me ane te se ciles papa ben te njohur pozicionin e Kishes mbi ceshtje specifike te doctrines, moralit, shoqerise).

Administratori eshte Papa dhe perfituesit e ketij trusti jane te gjithe njerezit e botes.
Ne praktike, e perkthyer ne terma te tjere, Vula Papale e vitit 1302 perdor metaforen e te Drejtes Detare dhe te Admiralitetit (Bibla) duke pohuar se Unam Sanctam Ecclesiam dhe domethene E Para dhe e Vetmja Kishe e Bashkuar eshte Arka e Noes, sepse ndersa e gjithe bota permbytej nga ujrat, e vetmja gje qe ngrihej mbi ujrat ishte Arka.

Qe do te thote se te gjitha qeniet njerezit, duke filluar qe nga ajo dite, e certifikuar nga Bibla si Kodi i Te Drejtes Detare, jane te zhdukur ne det.

Dhe Papa reklamon te gjithe autoritetin, te gjithe pronesine, si ate shpirterore ashtu edhe ate te perkohshme, derisa “te zhdukurit” te kthehen dhe te reklamojne te drejtat e tyre.

Gje e cila, qe prej vitit 1302, nuk ka ndodhur kurre, sepse te gjitha Kombet bazohen ne kete sistem gjyqesor.

Kjo e drejte e proklamuar nga Papa Bonifacio VIII bazohet ne te Drejten Hyjnore, ja pse nuk mund te flitet per politike pa folur per fe, ja pse nuk mund te flitet per ekonomi apo finance pa folur me pare per fene.
Trusti i dyte, i krijuar gjithmone nga Vatikani, arrin ne vitin 1455, dmth gati 150 vjet pas Vules te Bonifacio VIII. Kjo Vule e dyte eshte e tipit testamentar, dmth Papa le, ne momentin e vdekjes se tij dhe te vdekjes se Papeve te ardhshem, si duhet te funksionoje e drejta e perdorimit te te gjitha privilegjeve dhe te gjitha pronesite qe vijne nga Vula paraardhese e Bonifacio VIII.

Testament ky, ekzekutor i te cilit ngarkohet Curia Romake, administrator eshte Kolegji i Kardinaleve dhe Perfituesi, kesaj here eshte Mbreti, ne token qe ka per pronar Papen.

Per ta shpjeguar me dy fjale, Zoti ia ka dhene Papes te gjithe boten dhe Papa u jep Mbreterve pjese te kesaj bote.

Per kete arsye, qe nga ai moment, Mbreterit e botes kane mandat hyjnor.

Kjo enciklike e 8 janarit 1455 quhet “ROMANUS PONTIFEX” dhe u miratua nga Papa Niccolo V.

Po ju citoj nje pasazh te shkurter teper domethenes:

“Meqenese i kemi lejuar paraprakisht, permes letrash te tjera leshuara nga ne, midis te tjerash, liri te plote Mbretit Alfons V te pushtoje, te kerkoje, te kape peng, te pushtoje, te mbyte te gjithe saracenet (arabet dhe myslimanet) dhe cdo pagan dhe armiq te tjere te Krishtit, kudo qofshin keta, bashke me mbreterite dhe zoterimet e tyre, principata dhe cdo te mire tjeter, te luajtshme dhe te paluajtshme, qofte kjo prone e tyre dhe t’i hedhe ne skllaveri te perjetshme dhe t’i pushtoje, t’i pervetesoje dhe t’i perdore per perfitim personal zoterimet e te mirat, si pasoje e garancive te dhena nga koncesioni me lart, Mbreti Alfons V, apo i ngarkuari ne emer te tij, kane pushtuar legjitimisht dhe ligjerisht ishuj, toka, porte, ujera dhe zoterojne dhe atyre u perkasin dhe jane prone “de jure” e Mbretit Alfons V dhe pasardhesve te tij, te mund ta kryejne kete veper te bukur, e denje per t’u kujtuar ne cdo kohe, per te cilen ne qe jemi te perzgjedhur per shpetimin e shpirtrave dhe per shperndarjen e fese dhe shkaterrimin e armiqve te tij, e konsiderojme nje detyre qe ka lidhje me vete Zotin, fene e tij, Kishen Universale, per sa te largojne cdo pengese, do te behen te vetedijshem se jane fortifikuar nga favoret dhe priviligjet me te medha te dhena nga ne dhe nga Selia Apostolike.”

Gati 30 vjet me pas, me 21 qershor 1481, u miratua Vula e trete, ose trusti i trete, ose e drejta e besimit nga Papa Sisto IV, e quajtur “AETERNIS REGIS CLEMENTA”, qe ndryshon pak nga Vula paraardhese, per sa i perket “te mires” qe u lejohet Mbreterve, nuk eshte me toka, por jane qeniet njerezore qe banojne kete toke, te cilet qe nga ai moment konsiderohen te paafte, te papergjegjshem dhe rrjedhimisht kalojne ne administrim te detyrueshem.

Ne realitet, kjo Vule e Sisto IV realizon vizionin iluminues te Bonifacio VIII per te cilin qeniet njerezore jane te zhdukur ne det qe do te thote: asgje nuk na perket, jemi te falimentuar, sepse nuk jemi kthyer kurre te reklamojme pasurite dhe te drejtat tona dhe pra eshte Shteti ai qe duhet te kujdeset per ne dhe per te miren tone.

Ky eshte sistemi i cili eshte edhe sot ne fuqi, por ja ta demonstrojme si:
( nje poshteshenim i vogel: origjinalet e Vulave te 1302, 1455 dhe 1481, nuk lejohet te shihen, kjo sepse deri ne shekullin e 18, Vatikani, i shkruante Vulat e veta jo ne leter, sepse letra konsiderohej nje mjet pa jete qe do te thote i privuar nga vlera, duke konsideruar qe ne ato kohe (dhe nuk jane shume larg ato kohe, por vetem 2 shekuj me pare!!!) qe nje dokument per te qene i vlefshem duhej te shkruhej mbi nje material te gjalle.

Prandaj firmosej me gjak dhe shkruhej mbi pergamena te lekures njerezore.

kllape brenda kllapave : firma e fundit e Mbretereshes Elizabet ne Traktatin kriminal te Lisbones, eshte shkruar mbi nje pergamene keci, meqenese Mbreteresha, si perfituese e se drejtes hyjnore, nuk mund te firmose mbi nje dokument “te vdekur”.

Dhe kjo nuk eshte e gjitha, historia njofton se Vulat Papale shkruheshin ne pergamena lekuresh femije, kjo shpjegon pse eshte e sikletshme per Vatikanin te tregoje origjinalet)

Perfitoj nga kjo shkeputje e vogel per te nenvizuar qe nuk behet fjale per asnje referim negativ ndaj te gjithe atyre njerezve me Zemer te Madhe te cilet ndjekin dhe jetojne sipas etikes se drejte dhe bujare te Kishes Katolike.

Nese ka referim iu drejtohet atij “sekti” qe drejton boten nga brenda qytetit te Vatikanit.
Dhe eshte e rendesishme te ftohen te Krishteret e Vertete qe njohin per Zot nje Zot te drejte e te meshirshem, qe te hetojne dhe te hedhin drite mbi ato qe ndodhin brenda atyre mureve.

Ne te kundert, me te vertete qe nuk do te dalim dot kurre!

“CFARE” JEMI NE DHE “CFARE” ESHTE REPUBLIKA ITALIANE

Ne vitin 1933 ndodhi falimentimi me i keq i planifikuar dhe i turpshem: u anulluan borxhet dhe MADJE u ndalua zoterimi i arit nga ana e privateve (e mbani mend parrullen “ari atdheut”? ) dhe Shtetet e dhane te gjithe arin e tyre, bashke me ate te konfiskuar dhe te mbledhur, ne nje fond unik boteror, per ruajtjen e te cilit u themelua BIS (Banka per Transaksionet Nderkombetare) – qe do t’i hapte rrugen nje tjeter historie turbulluese, qe eshte Sukarno Trust qe e ka seline ne Bazel te Zvicres dhe qe u themelua dhe kotrollohet nga Jezuitet dhe nga Kavalieret e Maltes.

Si edhe per te gjithe pjesen tjeter te mbetur, eshte lehtesisht e verifikueshme dhe e certifikuar, gjithmone sipas ligjit te vullnetit te lire.
Ju rekomandoj te beni TE GJITHA verifikimet e mundshme dhe nese keni qejf mund te beni kerkime edhe mbi ate se cfare po ndodh aktualisht me fondin e arit boteror dhe me kerkesat per kompensim ndaj Rezerves Federale.

Por gjithmone me 1933 (pa shih, pa shih! ), Kombet behen Shoqeri te se Drejtes Private, te regjistruara prane SEC (Security Exchange Commision - Komisioni i Sigurise se Shkembimit) me seli ne Washington D.C., e cila eshte ekuivalentja e CONSOB tone (organizmi qe kontrollon Bursen).

Keto Shoqeri te se Drejtes Private te quajtura Kombe, ne dukje publike dhe republike, por qe ne realitet jane private, zoterojne sot te DREJTEN E PRONESISE mbi personat e lindur ne ate shtet, ne baze te 3 Vulave Papale.

Reagimi i pare instiktiv eshte: jo Italia! Qe eshte nje Republike e bazuar mbi punen dhe qe ka Kushtetuten e vet te mrekullueshme!!

Per fat te keq eshte e vertete!
Shkoni dhe kontrollojeni vete ( ne fund ndodhet linku ne faqen e S.E.C.): eshte regjistrimi dhe numri i regjistrimit te “REPUBLIKA E ITALISE” – Numri i Regjistrimit te Kompanise 0000052782, me shume dokumenta te kuotimit ne burse, shitjet e kuotave etj…

“Adresa e Biznesit eshte: “Ministero dell Economia e delle Finanze – Via XX Settembre, 97 – Roma” dhe adresa e e-mail-it eshte: “C/O Studio Legale Bisconti, Via A. Salandra, 18 – Roma”

Qe do te thote se Italia NUK eshte nje Republike e lire dhe publike, por nje Kompani Private dhe Shteti zoteron te drejten e pronesise mbi personat ( mbi ne te gjithe ) te lindur mbi kete territor.

Por kemi thene qe pronesia perben nje te drejte te shoqeruar me nje trust, nje akt besimi.
Sepse te pushtetshmit e dine qe pronesia eshte nje koncept fiktiv dhe prandaj EDHE PERSONAT mund t’i zoterosh VETEM me nje titull pronesie qe njeh te drejten e perdorimit.
Ne momentin e lindjes tende, pa te lajmeruar, eshte krijuar nje trust, dmth nje sistem besimi, qe ka per objekt ekzistencen tende ne jete.

Dhe prinderit e tu kane vertetuar dhe firmosur kete trust ( une kam 3 femije dhe me vjen te vdes qe e kam bere kete gje 3 here! ) pa u lajmeruar.

Ne fakt, qe prej viteve ’30 eshte bere i detyrueshem, pa shih, regjistrimi i lindjeve, duke pervetesuar ne kete menyre miratimin, edhe pse ne kete rast, pa qene domosdoshmerisht “te lajmeruar”. Ja pse ky sistem eshte, pjeserisht, mashtrues.

Ne realitet, Certifikata e Lindjes eshte nje paralajmerim, sepse eshte ngritja e nje personaliteti fiktiv, qe nuk te perket ty, por u perket atyre.

Ne fakt, nese gabimisht do te mund te mendohej se Certifikata e Lindjes na perket ne, do te mjaftonte te provohej te shkohej ne nje zyre regjistrimi cfaredo te ekspertizes dhe te kerkoni origjinalin: mund te keni nje kopje, por KURRE origjinalin.
Si te thuash, qe ne momentin e krijimit te Certifikates se Lindjes ekzistojne dy subjekte ( e mbani mend shembullin me shtepine me tulla dhe titullin e pronesise mbi shtepine e cila ka nevoje per nje ekzekutues, nje administrator dhe per nje perfitues?) qe jane qenia njerezore prej mishi e prej gjaku dhe PERSONI, dmth nje ndermjetes fiktiv, apo nje trillim juridik, dmth nje trust.

Ky trust eshte krijuar sipas ligjeve Detare dhe te Admiralitetit (Bibla) te cilat i kalojne gjithmone ligjet e kombeve te ndryshme dhe qe eshte jurisprudenca sekrete e te fuqishmeve dhe e elites.

Per kete trust qe krijohet ne momentin e lindjes tende, mbi ekzistencen tende ne jete, ekzekutuesi eshte gjithmone nje organ i Shtetit, por kush eshte perfituesi i kesaj certificate lindjeje?

Perfituesi eshte Shoqeria e se Drejtes Private e quajtur Republika Italiane ( dmth nje ndermarrje).

Por eshte perfitues i cfare gjeje?

Eshte perfitues i nje bond-i, nje titull zoterimi, ose i nje kuote shoqerore qe aktualisht cmohet ne vleren e rreth DY MILIONE DOLLAREVE.
Praktikisht Shteti Italian krijon bashke me lindjen tende 2 milione dollare permes nje bondi apo titulli dhe kolaterali i ketij bondi eshte ekzistenca tende ne jete, qe do te thote: prodhimtari, krah pune (gjithmone i paguar pak dhe e mbikqyrur ne menyre qe ata te fitojne me shume), vlera reale!

Ekuivalenca perverse eshte: lindja=krjimi i nje bondi dhe i nje paraje fiktive = kolateral i ekzistences tende ne jete qe do te thote puna jote e ardhshme ( e paguar sa me pak te jete e mundur sic edhe po e bejne aktualisht) = skllaveri!

“Bondi yt” eshte i depozituar ne S.E.C., si garanci, apo si titull besimi dhe ben pjese ne pasurine e kesaj Kompanise Private te regjistruar ne menyre mashtruese si Republika e Italise.

Ju lutem verifikojeni gjithcka qe u kam thene, mjaftojne pak sekonda ne Google.
Por mungon ende pjesa e trete per t’i dhene jete ketij trillimi juridik: administratori, ai i cili sipas kontrates (ne kete rast trusti apo certifikata e lindjes) i bashkangjitet detyrimit te kujdestarise mbi “te miren”.

Kush e ka kete rol?

Cdo here, cfaredo autoriteti ( qe nga polici i rendit dhe deri tek gjykatesi i Gjykates Kushtetuese) te pyet: “Ti je Pinco Pallino?” dhe ti pergjigjesh “po”, ne kete moment, je vetemeruar administrator i ketij trusti.
Dmth ke rene ne kurthin ne te cilin te kane vendosur qe ne lindjen tende, sepse ne trillim kane nevoje qe ti te besosh se je administratori i kesaj “ekzistence ne jete”, ne fakt ne realitet ti dhe ai trust qe sjell emrin tend jeni dy subjekte krejtesisht te dallueshme dhe te ndara.

Qenia njerezore prej mishi e gjaku shkruhet me inicialet e medha dhe me germat e tjera te vogla ( sic edhe na kane mesuar gjithmone ne shkolle), ndersa personi juridik, trillimi, ne fakt shkruhet me te gjitha GERMAT E MEDHA.
Kontrolloni te gjitha dokumentet tuaja te identitetit, komunikimet bankare, libreza e shendetit etj…

Nese do te provoni te shkoni ne banke dhe t’i kerkoni nepunesit ta shkruaje emrin tuaj me inicialet e medha dhe pjesen tjeter me germa te vogla, nese eshte injorant do ta provoje ta beje, por do te jete i detyruar t’u pergjigjet qe eshte e pamundur sepse “sistemi” nuk e lejon.

Domethene, per ta permbledhur: nese 99% e te drejtes bazohet ne presupozimin, atehere presupozohet qe dicka te jete e vertete dhe askush te mos e vere ne diskutim kete presupozim sepse sistemi eshte ende i bazuar mbi mekanizmin e “rrefimit”, njesoj si ne kohet e Inkuizicionit; per te funksionuar sistemi ka nevoje qe ti te akuzosh veten tende e domethene gjithcka bazohet mbi miratimin tend, ne vullnetin tend te lire!

Eshte e nevojshme qe ti te akuzosh veten tende, por per cfare gjeje ta akuzosh?
Per “mekatin origjinal”.
Dhe cfare eshte ky “mekat origjinal”?
Mashtrimi! Perdorimi i emrit qe nuk te perket, ai emer i cili eshte shkruar qe kur ke lindur me germa te medha dhe qe eshte pronesi intelektuale e Shtetit, i cili te ka vene ne kushte perdorimi ne menyre mashtruese.

Ne momentin ne te cilin e perdor kete emer deklaron qe: ke lindur i privuar nga te drejtat, qe je i falimentuar, se jeta jote, emri yt dhe ekzistenca jote drejtohen nga te tjere qe nuk je ti; prandaj je, qe kur ke lindur, ne nje regjim administrimi te kontrolluar, ku emri yt nuk te perket ty por te tjereve.

Por ka me keq se kaq! Sipas Kodit te Admirialitetit, ose Kodit Detar (Bibla), ke lindur i zhdukur ne det, sepse kete e thone Vulat Papale, mbi te cilat bazohet i gjithe sistemi; ti, ne momentin e lindjes dhe permes kanalit uterin, ke rene ne uje dhe je zhdukur ne det dhe nuk ke mundur kurre te mberrish ne toke, ne menyre qe te ngrihesh ne kembe dhe te pohosh “une jam nje qenie e lire njerezore para Zotit”.
Meqense Vulat Papale justifikohen sipas mandatit hyjnor.
Sepse jane ata qe e perdorin fjalen Zot, jane ata qe e kane thirrur Zotin, jane ata qe e kane perkthyer Biblen me emrin Zot, qe ne variantin origjinal nuk CITOHET KURRE ( meqe ra fjala, Bibla behet Kodi i te Drejtes Detare duke e zevendesuar fjalen “mekat” me “borxh”)

E drejta, pra, eshte gjithmone me prejardhje hyjnore, ne jemi pra krijesa “hyjnore” ( perkthimi i vertete i Bibles) dhe ata e dine shume mire kete gje; prandaj nuk mund te krijojne dot nje te drejte fiktive, dhe kane nevoje absolute per ta marre te drejten tende nga Zoti.

Prandaj ata perdorin kete Zot (e drejta) dhe nese ti perdor te njejtin Zot te tyre, athere vetpercaktohesh i paafte, i zhdukur, pa te drejte.

E mendoni perversitetin?! Nese ti e perdor ate qe ata te kane thene, i imponuar per ta perdorur, deklaron dhe pohon se je i paafte te kujdesesh per veten tende.
Pra, ta permbledhim: perdorin nje Shoqeri te se Drejtes Private, te kuotuar, shtiren sikur eshte nje Shtet, nje ent publik, por qe ne te vertete eshte privat, dhe e perdorin per te bere biznes ( moendha, para, perfitim! Dhe madje na kerkojne te paguajme edhe taksa per ta mbajtur Shoqerine e se Drejtes Private qe nuk eshte e jona!!) permes ekzistences tende, objekt i ketij subjekti trillimi e shkruar e gjitha me germa te medha dhe e kuotuar ne S.E.C. te Washington D.C.

Pra, koncepti eshte ky, nese ti e pranon kete presupozim, atehere vetdeklarohesh i paafte, nevojtar per te qene i administruar ne menyre te detyruar, sepse pervec se je i zhdukur ne det, qe do te thote pa te drejte dhe i falimentuar ( nuk e ke reklamuar kurre ate qe te perket), ti madje nuk e di as kush je!

Per absurditet, cdo autoritet, ne fakt, duhet te te pyese kush je, perndryshe nuk mund te te preke as gishtin. Nuk do te kishte ligjshmerine per ta bere ( behet fjale per te drejten administrative, fiskale, civile etj.. nese vret dike, domethene kodi penal, eshte disi me ndryshe, por qe sidoqofte jo shume me ndryshe…).
Gjykatat tona ne fakt jane GJYKATA TE SE DREJTES PRIVATE, qe do te thote GJYKATA NDERMARRJESH!

E njejta gje vlen per parane, kartmonedhat “euro”: na kane lajmeruar, mbi to shkruhet “prone e Bankes Qendrore Evropiane” qe do te thote se nuk jane tonat, jane te BQE, por nese ne pranojme t’i perdorim, njesoj si per emrin fiktiv, vetdeklarohemi te paafte dhe te papergjegjshem ne syte e tyre ( te humbur ne det, etj…)

Pra, kane krijuar nje sistem qeverisje e quajtur publike, qe ne fakt eshte shume private, e cila perfshin partite politike, Parlamentin, Qeverine, zgjedhjet dhe nese ti pranon te marresh pjese ne kete loje, atehere vetdeklarohesh serish i paafte dhe i papergjegjshem ( i humbur ne det, etj…), nevojtar per t’u administruar ne menyre te detyrueshme.

Perballe kesaj analize te gjate dhe imagjinoj tronditese per shume prej jush, reflektimi i pare eshte:

Si t’ia bejme qe ta ndryshojme per mire kete gje qe nuk na perket fare?
Por ja ku na e thote e pavetedijshmja jone, ne zgjedhjet e fundit administrative ka votuar 50% e njerezve me te drejte vote; nje person ne dy e konsideron fyes per inteligjencen e vet te shkoje te votoje.

Pra, ne kete pike, nese gjithcka e keni te qarte, pyetjet mbeten vetem dy:

Si t’’ia bejme per ta terhequr miratimin tone ndaj ketij mashtrimi qe na sheh protagonist “te pavullnetshem” qe kur kemi lindur?

Ajo qe mund te bejme eshte te shpetojme c’mund te shpetohet, per shembull duke filluar me permbarimin, per te vazhduar me Equitalia, sepse nuk jemi NE, personi fizik prej mishi e prej gjaku qe duhet te paguaje taksa, por eshte subjekti fiktiv te cilin ne e legjitimojme ne momentin qe perdorim mashtrueshem (germat e medha).
Domethene, a mund t’i perdorim ne ne menyre individuale te njejtat ligje te tyre, Kodin Detar dhe te Admirialitetit (Bibla) ne menyre te tille qe te jene ata qe do te bien ne cnderim?

Duke e njohur ligjin a mund te bejme dicka?

Pyetja numer dy:
Cfare mund te bejme ne menyre kolektive per te krijuar nje alternative ndaj ketij sistemi te kalbur, mashtrues qe eshte krijuar ne favor te tyre dhe ne disfavorin tone?
Si mund ta modifikojme nese nuk na perket?

Nderkohe, ndersa mendojme, mund vetem te rreshtim se marri pjese.

Per ta mbyllur, nyjet kyce jane dy: paraja dhe menyra si merren vendimet, qe eshte sinonimi i politikes.

Por eshte nje pike qe eshte mese e qarte: nuk mund te trajtohen te ndara paraja (ekonomia, financa, krizat etj…), politika (dmth menyra si merren vendimet), feja dhe e drejta, sepse per te fuqishmit, per eliten, jane e njejta gje.

Kjo faqe provon se Italia nuk eshte nje Republike kushtetuese bazuar mbi punen por eshte nje Shoqeri Private e regjistruar prane S.E.C. ne Washington D.C. ne Amerike:


Marre nga FUORI DI MATRIX
Publikuar nga Andrea Riccucci
 
Titulli: “UNAM SANCTAM ECCLESIAM”. Vula Papale qe komandon Boten

Heshtje, sepse nuk e lexove komplet?
Heshtje, se e lexove po nuk e kuptove?
Heshtje, se nuk je i azhornuar mjaftueshem per c'trajtohet ne kete shkrim?

E mire. Heshtja eshte konfermim i te cilit ti pranon te jeshe akoma skllav i sistemit mbi 700 vjecar.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: “UNAM SANCTAM ECCLESIAM”. Vula Papale qe komandon Boten

Ku i lexo informacjonet që i Merr??

A e njeh Hasan Dain?? A kan i tip që i jepte botës urdhra,,
A di ça tkish ba mor qai ?
 
Titulli: “UNAM SANCTAM ECCLESIAM”. Vula Papale qe komandon Boten

@iLirjam, sa shitet 100g (..!) andej nga ti..;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top