Uluru, një vend vërtet i çuditshëm apo i shenjtë?

Tuana

Nada é por acaso!
Shkëmbi i famshëm Uluru ndodhet në veri të Australisë. Këtë emër e mori nga populli vendas Ptjantjatjara Yankunytjatjara dhe mbahet si vend i shenjtë dhe si një nga vendet më të çuditshme të planetit.


Shumë legjenda janë ngritur rreth këtij shkëmbi dhe qarkullojnë në zonën përreth. Madje bëhet fjalë se aty mbizotëron “Shpirti i Breshkës” që sjell fat të keq për të gjithë ata që shikojnë përtej shkëmbit, por edhe për ata që guxojnë dhe marrin ndonjë copë shkëmbore me vete, nga sipërfaqja e tij.

Lartësia e këtij shkëmbi shkon deri në 340 metra. Në fakt bëhet fjalë për një hapësirë gjigande prej guri ranor të gërryer në ngjyrë të kuqe, që ndodhet aty këtu e miliona vjet më parë, por nuk dihet ende sesi është krijuar.

Shkëmbi Uluru mbledh çdo vit vizitorë nga e gjithë bota. Shumë prej tyre nuk u japin rëndësi paralajmërimeve apo edhe profecive të vendasve dhe ngjiten deri në majë të tij, duke rrezikuar se mos bien.

Rreziku që përbën ngjitja në të, ka bërë që qeveria të shqyrtojë seriozisht mundësinë për të ndaluar vizitorët pranë shkëmbit. Por kjo ka sjellë reagime nga vendasit dhe turistët e huaj, sepse Uluru është një atraksion mjaft interesant në Australi dhe preferohet nga alpinistët e guximshëm, por edhe nga adhuruesit e natyrës. /albo/

uluru11.jpg
uluru2.jpg
uluru3.jpg
uluru4.jpg
uluru5.jpg
uluru6.jpg
uluru7.jpg
uluru8.jpg
 
Titulli: Uluru, një vend vërtet i çuditshëm apo i shenjtë?

Un e di qe shkembi piqet nga posht,,dhe nxjerr copa hekuri ne maje,,,esht nje ne shqiperi,,quhet maja e hekurave.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top