Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ulqini pret verë të begatë turistike

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga thotë se oferta e sivjetme turistike e këtij qyteti është prezantuar në panairet më të njohura të rajonit dhe se disponimi i turistëve na premton se do të kemi një verë të begatshme turistike.
ulqini_pret_vere_te_begate_tur.jpg










Ulqinakët janë shumë optimist se sivjet do të kenë një vizitë më të mirë turistike, ndonëse sezoni i vitit të kaluar është vlerësuar si viti rekord i sezoneve turistike në 20 vjetët e fundit. Tashmë qeverisje vendore, së bashku me Organizatën turistike lokale , ka arritur të rikthejë mysafirët e viteve 80- ta por të depërtojë edhe në tregje të reja, njofton KosovaLive.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga thotë se oferta e sivjetme turistike e këtij qyteti është prezantuar në panairet më të njohura të rajonit dhe se disponimi i turistëve na premton se do të kemi një verë të begatshme turistike.

“Për ne ulqinakët janë me një rëndësi të veçantë tregjet rajonale, prej nga tradicionalisht arrijnë mysafirët në Ulqini, si nga Kosova, Maqedonia, Serbia, Bosnja. Tashmë është bërë traditë, që Komuna e Ulqinit është nikoqire e karvanit të gazetarëve nga Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina, edhe ky “hulumtim” është treguar shumë i dobishëm, sepse mediat e këtyre dy shteteve transmetojnë drejtpërdrejtë kushtet e pushimit në Ulqin”,- thekson Hajdinaga.

Sipas tij, rezultatet e një vizite të mirë do të konfirmohen edhe tash në periudhën parasezonale, sepse që nga fillimi i muajit maj nisin veprimtaritë turistike – kulturore, sidomos në Plazhin e madh.

“Në këtë ndërlidhje duhet përmendur Panairin tradicional ndërkombëtar të librit shqip, pastaj festivali kulturor ,”Skena verore”, ekspozita, koncerte të muzikës serioze në Kala”,- janë vetëm disa nga veprimtaritë kulturore që komunikojnë me ofertën e përgjithshme turistike të Ulqinit”,- shprehet kryetari Hajdinaga.

I pari i Ulqinit thotë se në bashkëpunim me qeverinë në ndërtim e sipër është ura mbi Portmilenë, e cila do të zgjidh problemin aq të theksuar të qarkullimit pa pritje mes qytetit dhe Shtojit, përkatësisht Plazhit të madh.
/Yll press
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back