Gjermania fiton 2-1 derbin ndaj Austrisë dhe merr 6 pikë të plota nga dy ndeshjet e para në grupin C. Ashtu siç pritej, skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv nuk ka falur edhe pse vendasit dukeshin shumë të motivuar në betejën ndaj fqinjëve. Në fundin e pjesës së parë ishte Marko Rojs ai që kaloi në avantazh skuadrën gjermane, ndërsa 7 minuta nga nisja e së dytës, Mesut Ozil dyfishoi shifrat nga pika e penalltisë. Më pas ishte Junuzoviç ai që shkurtoi shifrat, por që gjithsesi nuk mjaftoi për t'i dhënë një pikë Austrisë. Fitore e rëndësishme edhe për Holandën e Luis Van Gal, që duket se ka rigjetur besimin te vetja. Në Hungari, tulipanët kanë qenë të papërmbajtshëm, duke bërë një autokritikë të fortë pas fitores së vuajtur ndaj Turqisë. Ishte Lens ai që shënoi pas vetëm 3 minutash, ndërsa hungarezët barazuan me Balazh Xhuxhak. Në minutën e 58-të, Martens ka kaluar në avantazh holandezët, ndërsa Lens e Huntelar në pjesën e dytë, e çuan takimin në 4-1. E ndërkaq, Anglia ka vuajtur tmerrësisht shumë në sfidën e saj përballë Ukrainës, në një ndeshje të vlefshme për grupin H. Konopjanka realizoi golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që megjithë përpjekjet e shumta, anglezët e kanë patur të vështirë të çajnë mbrojtjen ukrainase. Tre minuta para fundit, Frenk Lampard barazoi gjithçka nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Stiven Xherard doli me karton të kuq një minutë më pas. Italia nuk ka bindur sërish në grupin B, duke mos shkuar më shumë se një fitore 2-0 kundër Maltës. Edhe pse nisej si favorite absolute, skuadra e drejtuar nga اezare Prandeli ka gjetur rrugën e golit në minutën e pestë me anë të Destros dhe më pas thuajse është "shuar" në fushën e lojës. Sulmuesi i Romës mori një asist nga Markizio dhe kaloi të kaltërit në avantazh. Ndërkohë, në minutën e 93-të, ishte futbollisti i Atalantës Peluzo ai që realizoi edhe golin e dytë. "Duhet të rifitojmë besimin te vetja. Na duhet më shumë rregull", deklaroi trajneri اezare Prandeli. Ndërkohë, vazhdon pa asnjë presion ecuria e Rusisë drejt "Brazil 2014". Skuadra e drejtuar tashmë nga Fabio Kapelo,ka marrë fitoren e dytë në grup, duke mposhtur 4-0 Izraelin në transfertën e Ramat Gan. Ekipit rus i ka mjaftuar një pjesë loje për të goditur izraelitët. Kerzhakov e Kokorin realizuan pas vetëm 18 minutash, duke vulosur praktikisht fatet e takimit. Në pjesën e dytë, sërish dy gola të tjerë. Kerzhakov e çoi takimin në 3-0, ndërsa në fund ishte Faizulin që vulosi shifrat 4-0. Për Rusinë është fitorja e dytë radhazi pas asaj me Irlandën, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se ekipi i Kapelos nuk ka pësuar ende asnjë gol.
/BalkanWeb