Ukraina do të mbijetojë, por Perëndimit duhet t’i vijë turp

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Ukraina do të mbijetojë, por Perëndimit duhet t’i vijë turp​

1645793233794.png

E enjte, 24 shkurt 2022, këtë ditë nuk do ta harrojmë kurrë. Ditën, kur udhëheqja e çmendur ruse, nisi një luftë të madhe kundër Ukrainës. Ditën, për të cilën ukrainasit dhe miqtë e tyre në mbarë botën prej kohësh ishin të përgatitur, e megjithatë shpresonin, se ajo nuk do të vinte kurrë. Ditën, në të cilën Kremlini thjesht ndezi një luftë në Europë.
Shumë shtrojnë pyetjen me habi: Si mundi të arrihet deri këtu? Përgjigjen e jep një citat i Winston Churchill-it: "Ju kishit mundësinë e zgjedhjes mes luftës dhe turpit. Ju zgjodhët turpin dhe tani po merrni luftën." Përmasat e ndërhyrjes nuk lenë asnjë dyshim: Trupat ruse kanë sulmuar Ukrainën, po ashtu si përpara rreth 100 vjetësh, kur Ukraina për herë të parë shpalli pavarësinë. Pasojat e këtij hapi monstruoz do ta trondisin botën.

Gabimi fatal i Perëndimit
Një përgjegjësi të madhe për këtë zhvillim e mban Perëndimi. Kur Rusia më 2014 për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së saj më 1991 sulmoi Ukrainën dhe aneksoi Krimenë, Perëndimi vendosi për turpin, sipas citatit të Churchill-it. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të SHBA-së, Gjermanisë dhe shteteve të tjera kryesuese perëndimore e kanë mbajtur me të dyja duart qeverinë ukrainase duke iu lutur, të mos bëjë rezistencë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk duhej „provokuar" në asnjë mënyrë. Motivi: Perëndimi i druhej pikërisht 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore një vatre të re lufte botërore. Ndonëse e kuptueshme, ky ishte një gabim fatal.

Rusia e dehur nga suksesi në Krime vazhdoi më tej me luftën në Donbas në lindje të Ukrainës. Perëndimi në të kundërt me shumë ngurrim e pajisi Ukrainën me armë (Gjermania e refuzoi tërësisht këtë hap) dhe druhej të vendoste masa të ashpra ndërshkuese ndaj Moskës. Vetëm pas goditjes ndaj avionit malaizjan të pasagjerëve MH17 pati sanksione të caktuara kundër ekonomisë ruse. Por ato ishin të kufizuara dhe të dobëta, aq sa Rusia arriti në konkluzionin, se mund të vazhdonte pa hasur në ndonjë rezistencë serioze.

Koha për të ndihmuar Kievin
Edhe Ukraina e ka nënvleftësuar shkallën e marrëzisë së udhëheqjes së Moskës dhe qendrimin e pjesës së madhe të popullsisë ruse, që nuk e percepton Ukrainën si një shtet të pavarur. Megjithatë shumë ukrainas flinin mbi dafinat e sigurisë: „Ne jemi fqinjë, far e fis – Rusia nuk do të tentojë luftë të hapur". Edhe vet qeveria e Kievit asokohe nuk i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Rusinë duke dërguar kësisoj një sinjal të gabuar edhe tek aleatët e saj në Perëndim. Kjo sipas motos: gjërat nuk janë fort keq.

Në këtë mënyrë humbi shansi, për ta parandaluar luftën që nisi tani. Krerët e shteteve perëndimore kishin vendosur të negocionin me Rusinë, me shpresën, se do t'i kthenin arsyen agresorit. Por ky qendrim siç ka treguar dhe historia e njerëzimit asnjëherë nuk ka qenë i suksesshëm. Edhe në Ukrainë ka dështuar një pozicion i tillë. Rusia të ardhurat prej eksporteve të saj të naftës e të gazit i ka përdorur për zhvillimin e armëve të reja dhe për përgatitjen e luftës apokaliptike – jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër të gjithë Perëndimit. Shumë herë është paralajmëruar, të gjitha janë bërë hapur – Kremlini dhe propagandistët e tij nuk i kanë fshehur asnjëherë qëllimet e tyre. E megjithatë Perëndimi preferoi të mbyllë sytë. Në fakt fytyrat e politikanëve perëndimorë duhet të skuqen prej turpit.

Ukraina nuk kthehet nën kontrollin e Moskës. Tani ka ardhur koha që të korrigjohen gabimet dhe Ukraina të ndihmohet me çdo mjet. Do të ketë luftime, gjakderdhje, ndoshta edhe një regjim të okupuesit dhe një luftë të gjatë partizane. Ukraina do të humbasë shumë prej bijve e bijave më të mirë. Por ajo do të mbijetojë – për këtë nuk ka dyshim. Ukrainasit asnjëherë nuk do ta pranojnë të tërhiqen prej hunde nga Moska. Kjo kohë ka kaluar dhe nuk kthehet më.

Po Rusia? Rruga e agresionit që po ndjek Moska kundër Ukrainës dhe të gjithë botës perëndimore herët ose vonë do të përfundojë në një katastrofë. Ndoshta pas kësaj Rusia do të ketë shansin për një fillim të ri. Por tani të gjithë njerëzit liridashës janë ukrainas./DW
g.shqip
 
Perendimit turp??????? Po ku ka patur turp ndonjehere perendimi aman..
Ore thuaj mjere kush e kalo mbi lekure po per turpin e superfuqive e kemi deshmuar me kohe e vakt ne :)
 
Ca turrpi o Nev .. perendimi e me Shume Gjermani po i dridhen leqet e kembeve
. Ka gaz per 90 dite ..dhe nese Rusia mbyll rubinetin kaq e pat Europa
.E ska te bej fare me perendim a lindje .
Ja te hedh nje bombe Putini für ku Jena pa me europen.
Bli Europa gaz atje .. e bej Putins shantazh kundrejt gjith botes me paret e tyre ... tani komunizmi me i forte se kurre.. Rusi dhe Kine..
Se USA sja ndje fort ..ata lufte dojne.
 
Evropa klyshi debil i ShBA-se
.Evropa nuk mbrone dot interesat ekonomike te qytetarve te saj,te cilat jane lende e pare qe merren nga Rusia.
As nuk ben dot cik as vikk me SHBA.
Do thuash ti qe Gjermanin e rimekembi pas luftes dyte boterore ekonomikisht!?
Eh si do thote jo ?!
Apo Anglia ndrikulla e SHBA-se?!
Keshtu qe kontinenti qe goditet dy here ekonomikisht nen te njejtin emerues eshte vetem Evropa.
Ka 6 muaj qe pagujne dyfish gazin e tera nenproduktet qe kane bazen aty,me nje fjale 80% e kostos se jeteses do ndryshoje.
Evropa se ka aq te nevojshme qendrimin ne NATTO,pas bashkimit te saj.
PErse duhet t`iu bie interesave ekonomike te cilat do paguaj populli i saj,per hir te nje konvente me NATOn.
etj etj,duhej te ishte gjete nje forme tjeter e konventave politike mes EVropes dhe SHBA.
Nderkohe nena e veshur me te `bardha` SHBA,mban zi tani dhe paralelizon se shikoni cfare sargofagu eshte Putini!?
Ama nuk nderhyri!?
PSE?
Sepse e dine mire qe Putin i ka ne dore jo vec ekonomikisht.
 
Ja pra historia perseritet..nese keto 100 vjetet e fundit USA arriti ti mbaj nen kontroll dy superfuqite e botes qe kane qene historikisht te tilla ... tashme as kina e as Rusia sja u kane as friken se prit e Zot te mos kene as interes ekonomik ..do e fshinin europen nga harta.
Europa jo se sdo ..po sic po shohim eshte shume e vogel kundrejt tyre ..po presin te dorezohen vete po ja dha truri Putinit
 
Po e ndjek tani, se pak min ka që është hedhur në YouTube. Shumë interesant.

Lindje Perëndim/”Kurthi” i NATO-s për Rusinë, si do t`ia shkulë Ukrainën!​

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Perendimit duhet gjithmone ti vije turp por jo kaq shume per Ukrainen.
Ukraina eshte loje e piset mes Usa dhe Rusise!!!
Kur gjerat i thrrasim per emer, fillojme te kemi nje kuader me komplet ne horizontin tone mendor.
Demokracia sipas amerikanve perhapet o me lufte, o me komplote. Ne te dy rastet duke vene ne krye te qeverive njerzit qe ata pregadisin.
Kjo eshtevmjaft e qarte keto 30 vitet e fundit, nga vedet e ish bllokut sovjetik e deri tek afganistan e kjo pranvera,dimri, arab. Falimentoj vetem ne siri :)
 
Mund te them vetem nje gje-
Historia do tregoje qe Zelensky nuk eshte ai qe trumbetohet tani, do tregoje qe amerikanet jane po aq fajtore sa Putin per ate qe po ndodh dhe qe popujt kane qene, jane dhe do mbeten mish per top!
 
Jo sa Putin, por më shumë.
Kjo luftë ka filluar që 10 vjet më parë me grricje nervash mes perendimit e Rusisë. Tani kjo që shohim aktualisht, është vetëm falimentimi i diplomacisë.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top