UFO-t na vizitojnë kur jemi në gjumë

Shiko fotografinë 1792765
Ndjesia e paralizës në gjumë është e frikshme, mirëpo kur ta kuptoni lidhjen që ka me vizitat nga jashtëtokësorët.
Nëse ju ka ndodhur të zgjoheni ndonjëherë në pikë të natës dhe nuk keni mundur të lëvizni, atëherë me shumë gjasë jeni vizituar. Nëse jeni zgjuar i/e lodhur, edhe pas një gjumi të gjatë, atëherë mund të jeni rrëmbyer nga jashtëtokësorët.
Nëse jeni ndjerë sikur në dhomën tuaj është edhe dikush tjetër, ndonëse jeni të vetmuar, atëherë, në fakt, nuk jeni të vetmuar, dikush ju ka vizituar.
Sipas Qendrës së të Dhënave, “afro katër milionë amerikanë janë rrëmbyer nga jashtëtokësorët”.
Shumica e njerëzve shohin jashtë- tokësorë, hije të zeza, një njeri të gjatë me kapelë dhe hije të fëmijëve, të shoqëruar nga dikush.
Në rastet e tilla, ata zakonisht e kanë të pamundur lëvizjen.

Eksperiencat me djaj
Ngjarjet e tilla mund të shkaktohen nga Inkubi dhe Sukubi. Inkubi është një djall i gjinisë mashkullore që, sipas mitologjisë dhe legjendave, shtrihet mbi trupin e femrave për të kryer aktivitete seksuale me to. Djalli i gjinisë femërore, në anën tjetër, quhet sukub. Për shekuj të tjerë janë rrëfyer tregime të ndryshme me këta dy protagonistë, e, ndonëse në forma të ndryshme, ata janë përmendur edhe nga fetë e ndryshme. Thuhet që “aktiviteti i vazhdueshëm seksual me ndonjërin prej këtyre djajve mund të çoj në përkeqësim të madh të shëndetit, apo edhe në vdekje”. Një tjetër shkaktar i përjetimeve të tilla mund të jenë njerëzit hije. Njerëzit hije besohet të jenë shpirtra ose fantazma që nuk e kanë pasur fuqinë apo energjinë për t’u futur në njerëz ose për ta zënë një trup të kompletuar. Andaj ata shfaqen në masë të errët, në formë humanoide. Shumica e njerëzve i përshkruajnë këto krijesa si njerëz hije dashakëqij, të ligë dhe kërcënues. Megjithatë ka edhe të atillë që besojnë që këto krijesa janë nga një tjetër univers.

Paraliza në gjumë
Në një episod të paralizës në gjumë një person zgjohet i paralizuar, ndien prezencën e diçkaje në dhomë, ndien frikë dhe mund të dëgjojë zëra të çuditshëm e të sheh drita që të tjerët nuk i shohin. Për më tepër, mbi gjoksin e tyre mund të jetë e vendosur ndonjë krijesë, qoftë e dukshme qoftë e padukshme, që i bën presion dhe e mundon. Përpjekjet për ta luftuar paralizën shpeshherë janë të pasuksesshme. Rekomandohet që personi i cili bie pre e paralizave të tilla të mos mundohet të lëvizë, vetëm të shikoj rrotull dhe të pres deri sa gjërat t’i kthehen normalitetit. Paraliza në gjumë, sipas ekspertëve, është e ndërlidhur me vizitat nga speciet jashtëtokësore si dhe krijesat të cilat jo gjithherë janë të dukshme. Këto konkluzione janë nxjerrë pasi që janë hulumtuar disa qindra raste të njerëzve të cilët pretendojnë të kenë përjetuar takim me jashtë- tokësorët. Megjithatë, shumica e këtyre përvojave janë të paqarta, me të vizituarit që nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë detaje për mënyrën se si dukeshin jashtë- tokësorët.

(Kosova Sot)
 
A mundësh me iu thanë që kur të vijnë herën tjetër me na marrë edhe neve?
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
E kane cuar ne Tralfamadore, atje ku jashtetokesoret mbajne ne nje kopsht zoologjik nje mashkull e nje femer nudo kshu sa per kurreshtje.
So çudi jo. Në vend se me u rit, veç u ka çorodit. A mundësh nëse ke kontakte me këta të kopshtit zoologjik me ju thanë me e kthy si majmun? I ka hije :D
 
So çudi jo. Në vend se me u rit, veç u ka çorodit. A mundësh nëse ke kontakte me këta të kopshtit zoologjik me ju thanë me e kthy si majmun? I ka hije :D
Ah ata jan pak te coroditun se kohen e perjetojne si dimensionin e katert, dmth gjitha momentet i shohin njekohesisht, dmth do e kthejne po se kur do e kthejne nuk dihet, and so it goes.
 
Ah ata jan pak te coroditun se kohen e perjetojne si dimensionin e katert, dmth gjitha momentet i shohin njekohesisht, dmth do e kthejne po se kur do e kthejne nuk dihet, and so it goes.
Le ta mbajnë, nuk po më vyn ahah. Le ta gjuejnë në Mars, fort ka qejf :D
 
  • Haha
Reactions: Aki
Ah ata jan pak te coroditun se kohen e perjetojne si dimensionin e katert, dmth gjitha momentet i shohin njekohesisht, dmth do e kthejne po se kur do e kthejne nuk dihet, and so it goes.
po prisja edhe ne mbyllje nje dmth te fundit hahahahahaha
 
dmth life goes on edhe after death ,dmth qenkan si ne edhe keta , dmth kane parajse e ferr?

he tani dmth
 
jo praaa, ne e perjetojme kohen si dicka lineare, per ata nuk vdes asnjehere se jeta jote ska as fillim as fund po tere momentet jane si psh ti te shohesh token e qiellin ne te njejten kohe... dmth :D
 
O Zot qa jua kam friken ktyne dreqnev kur isha e vogel mthojshin kan met marr menoja se sem kthejn ma bahem si ato qajsha sot e adit sdu mej pa :(
 
O Zot qa jua kam friken ktyne dreqnev kur isha e vogel mthojshin kan met marr menoja se sem kthejn ma bahem si ato qajsha sot e adit sdu mej pa :(
Mos me axhin se ufot janë të mira, të kanë rrejt.
 
Sot dola ne qytet, kishin zbrit ufot ne pedonale per qef te vet. :p
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top