UFO ne qiell per rreth 5 ore, tmerrohet familja ne Aberdeenshire (Video)

Tuana

Nada é por acaso!
[video=youtube;gduW8-Xz8kA]http://www.youtube.com/watch?v=gduW8-Xz8kA&feature=player_embedded[/video]Nje familje ne Aberdeenshire ka ngelur e terrorizuar pasi nje UFO u shfaq ne qiejt siper shtepise se tyre dhe ndenji aty per rreth 5 ore.

Gjyshe Morag Ritchie, 50 vjecare u zgjua papritur ne oren 2 te mengjesit dhe pa drita te cuditshme qe rrethonin pronen e saj ne Fraserburgh. Ne filmimin e bere nga i fejuari i vajzes se saj Scott Bower, mund te duken keto drita, perpara se ato te levizin djathtas dhe me pas te zhduken.

Ritchie e cila e zgjoi edhe gjithe pjesen tjeter te familjes qe te ishin deshmitare ne kete ngjarje, tha: "I pashe dritat ne qiell dhe pergjumesh mendova se mos ishte ndonje yll i cuditshem. Por kur u qartesova dhe pashe me afer, vura re qe ato drita ishin duke levizur ne me levizje rrethore. Kthehesha serish ne shtrat por me rrinte mendja aty keshtu qe ngrihesha serish."

"Kur Scott e pa ngeli i shokuar. Ai ne fillim nuk mendoi qe ishte reale. Edhe burri im qe eshte njeri shume skeptik, u bind qe po ndodhte dicka shume e cuditshme aty."

Grupi doli jashte shtepise per te pare me mire dhe per te filmuar objektin paranormal qe kishte ndenjur ne te njejtin vend per pothuajse pese ore.

"Ishte si asgje tjeter qe kam pare me pare ne jeten time. Une doja te kthehesha ne krevatin tim por vazhdoja te mendoja nese ajo gjeja mund te me shihte. Nuk doja te dilja jashte, pasi nuk me pelqen te dal vetem ne erresire."

Te nesermen ne mengjes kur familja u zgjua nga gjumi, spektakli kishte perfunduar, por Ritchie vazhdonte te pyeste veten ne lidhje e objektin e cuditshem te nje nate me pare.

Vajza e Ritchie-t, Cara 27 vjecare, tha: "Ishte vertet e frikshme, dhe ne fakt un jam akoma e frikesuar ne rast se mund te ndodhe ndonje gje, si ndonje pushtim alienesh apo nuk e di cfare tjeter."

"Nuk dukej te ishte shume larg nga shtepia jone. Ishte vertet e frikshme. Edhe i fejuari im ishte i frikesuar; kur doli per nje cigare e mbante deren gjysem te mbyllur."

Eksperti i UFO-ve, Malcolm Robinson, ngeli pa fjale kur pa filmimet.

Hetuesi paranormal tha: "Eshte vertet e cuditshme dhe une nuk po di te them saktesisht se cfare mund te jete por nuk eshte normale."

"Eshte shume e cuditshme, karakteristikat dhe gjatesia e kohes qe qendroi ne ajer eshte jo e zakonshme."

Sipas Robinson, 95% e te gjithe raportimeve per UFO mund te shpjegohen ne menyre te arsyeshme.

"Ky filmim eshte shume interesant por ne do te keshillonim nje hetim te plote perpara se te arrinim te nxirrnim konkluzione."

Ministria e Mbrojtjes nuk ishte e afte te komentonte ne lidhje me fenomenin./info/
 
Titulli: UFO ne qiell per rreth 5 ore, tmerrohet familja ne Aberdeenshire (Video)

Po si per 5 ore qe paska ndenjur,nje filmim te tille ben vetem?
 
Pe: UFO ne qiell per rreth 5 ore, tmerrohet familja ne Aberdeenshire (Video)

E ca ka per te pas frike? Mos valle kane hasur UFO ndonjehere me perpara qe i shohin si te rrezikshem.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top