UFO, Franca hap arkivat e saj sekret dhe i publikon ato ne Web.

CoNNecT

Administrator
Franca hap arkivat sekrete mbi ufot dhe i publikon në InternetPas 30 vjetësh publikohet një numër shumë i madh dokumentesh lidhur me rreth 1600 raste të studiuara nga Geipan, struktura e qendrës hapësinore franceze. 28 përqind e këtyre rasteve mbeten të pashpjegueshme.

©Balkanweb
 
Franca zbulon arkivat sekrete mbi UFO-t

Franca zbulon arkivat e saj sekrete mbi UFO-t, pasi agjencia kombëtare hapi një faqe interneti që dokumenton më shumë se 1.600 pamje të rralla, të siguruara gjatë pesë dekadave. Arkivi online që do të rifreskohet herë pas here me detaje të reja, paraqet raste të rralla të pamjeve të UFO-ve që vazhdojnë të shqetësojnë mendjet e shkencëtarëve të famshëm. Pas 30 vjetësh publikohet një numër shumë i madh dokumentesh lidhur me rreth 1600 raste të studiuara nga Geipan, struktura e qendrës hapësinore franceze. 28 përqind e këtyre rasteve mbeten të pashpjegueshme. UFO-t gjithnjë kanë nxitur një interes shumë të madh dhe bashkë me të edhe teoritë e pafundme të konspiracionit për arkiva të fshehta të zbulimeve, të cilat qeveritë i konsiderojnë tepër të rrezikshme e alarmante për konsum publik. Shumë raste përfshijnë pamje të shumëfishta si dhe një rast, kur mijëra vetë në Francë vunë re shenja zjarri në qiell dhe radarët regjistruan gjurmë të fluturimeve apo përshpejtimeve që bien ndesh me ligjet e fizikës dhe të cilat po merren shumë seriozisht. Nga 1.600 rastet e regjistruara që prej vitit 1954, rreth 25 për qind janë klasifikuar si raste të tipit "D", gjë që nënkupton se pavarësisht nga dëshmitarët e besueshëm dhe të dhënat shumë të sakta, ka gjëra të cilat nuk shpjegohen. Edhe vende të tjera mbledhin informata në lidhje me objektet fluturuese të paidentifikuara, kryesisht Britania dhe SHBA-ja. Synimi është të bëhet më i lehtë për shkencëtarët grumbullimi i informacioneve. Faqja e internetit, ku janë publikuar fotot tregon pamje të qarta ku duken objekte të çuditshme fluturuese, është e mirëorganizuar dhe e kompletuar. Zyrtarët thonë se shumë prej rasteve kanë mbetur tërësisht të errëta dhe të pashpjeguara, por pikërisht publikimi i tyre në internet mund të ndihmojë, përveçse për njohjen e publikut me fenomenin, edhe për studime më të hollësishme për të. Edhe vende të tjera si Britania e SHBA-ja kanë shprehur interes për të hapur arkivat e tyre për publikun dhe për të bashkëpunuar më shumë në lidhje me studimin e UFO-ve.

TO
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top