UEFA shpall Lionel Messi lojtarin me te mire ne bote per vitin 2011

arjolim

Antarë
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka fituar për të tretën herë radhazi çmimin më të madh individual që ndahet në futboll- FIFA Topi i Artë.

Sulmuesi argjentinas ka mposhtur bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Xavi Hernandez dhe rivalin e tij kryesor, Cristiano Ronaldo (Real Madrid), për ta arritur rekordin e Michel Platinit, duke e fituar tri herë radhazi këtë çmim prestigjioz.

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, fitoi çmimin e trajnerit më të mirë, ndërsa në konkurrencë pati Jose Mourinhon (Real Madrid) dhe Sir Alex Fergusonin (Manchester United), i cili u nderua me çmimin ‘FIFA Presidential Award’.

اmimi për futbollisten më të mirë të vitit 2011, i shkoi japonezes Homare Sawa. Ylli i Santosit, Neymar, mori çmimin ‘FIFA Puskas Award’ për golin më të bukur, derisa çmimi ‘FIFA Fair Play’ i shkoi Federatës Japoneze të futbollit.
 
Pe: UEFA shpall Lionel Messi lojtarin me te mire ne bote per vitin 2011

E meriton Vertet... por dhe ronaldo nuk ngelet mrapa
 
Titulli: UEFA shpall Lionel Messi lojtarin me te mire ne bote per vitin 2011

Urime Messi e meriton
 
Pe: UEFA shpall Lionel Messi lojtarin me te mire ne bote per vitin 2011

ça thu o afernilla ,,

me mir fol per wagsat ,, se nuk esht sport per ty ky , lol e meritonte Xavi mendoj ,, meqe ngrejti dhe kupen e botes ,, si tha ai , nuk e fitoj dirigjenti por finalizuesi ,, çte besh...i ka jeta kto ndoshta Xavi e merr kur te shkoj 70 vjeç ,, ka munci...
 
Titulli: UEFA shpall Lionel Messi lojtarin me te mire ne bote per vitin 2011

Messi s'eshte me i miri ne bote. Ylli i vertet, shkelqen edhe ne kombetare, gje qe Messi nuk arriti te shkelqente fare ne kombetare, sepse s'kishte xavin & iniesten aty. Mendoj se Messi as dhenderr nuk hyn pa ata dy.

Ronaldo 4 eva !
 
Back
Top