UEFA, ja 10 kandidatët për lojtarin më të mirë

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0709152439716_m.jpg


Institucioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA, ka konfirmuar listën prej 10 lojtarëve që janë kandidatë për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë për sezonin 2012/2013.
Iniciativa, e cila lindi nga Michel Platini, presidenti i UEFA-së, për të riformatuar çmimin e futbollistit evropian të vitit në Topin e Artë të UEFA-së ka rezultuar me një ceremoni që do të mbahet të enjtën e 29 gushtit, kur njëkohësisht do të tërhiqet edhe shortit për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Gazetarët nga anë e mbanë Evropa kanë votuar për top lojtarët evropianë dhe pas rrethit prej 26 lojtarëve më të mirë, në votimin e dytë kanë mbetur vetëm 10 lojtarët më të votuar nga gazetarët për sezonin që kemi lënë pas.

Në listën e ngushtë dominojnë lojtarët e Bayern Munichut. Kampioni i Gjermanisë dhe i Evropës përfaqësohet nga katër lojtarë.

Në këtë listë gjenden edhe dy lojtarët më të mirë në botë dhe rivalët më të mëdhenj viteve të fundit, Lionel Messi (Barcelona) dhe Cristiano Ronaldo (Real Madrid).

Listën e mbyllin yjet e Ligës Premier, Gareth Bale (Tottennham) dhe Robin Van Persie (Manchester United), bashkë me Zlatan Ibrahimovicin (PSG).


--------------------------------------------------------------------------------


Lista prej 10 kandidatëve për lojtarin më të mirë sipas UEFA-s:

Gareth Bale (UEL) – Tottenham Hotspur FC
Cristiano Ronaldo (POR) – Real Madrid CF
Zlatan Ibrahimović (SUE) – Paris Saint-Germain FC
Robert Lewandowski (POL) – Borussia Dortmund
Lionel Messi (ARGJ) – FC Barcelona
Thomas Müller (GJER) – FC Bayern München
Franck Ribéry (FRA) – FC Bayern München
Arjen Robben (HOL) – FC Bayern München
Bastian Schweinsteiger (GJER) – FC Bayern München
Robin van Persie (HOL) – Manchester United FC. /Telegrafi/
 
Titulli: UEFA, ja 10 kandidatët për lojtarin më të mirë

Lionel Messi (ARGJ) – FC Barcelona

Messi e merr prape topin e arte
 
Back
Top