UEFA i beson FSHF-së organizimin e ndeshjeve të turit paraeliminator të Champions

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
uefa-1100x620.jpg
UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare të Futbollit organizimin e tre ndeshjeve të turit paraeliminator të kompeticionit UEFA Champions League.

Shqipëria do të mirëpresë ndeshjet e këtij turi që do të luhen në datat 22-25 qershor 2021 në Durrës dhe në Elbasan. Më 22 qershor, në ora 20:00 do të nisë gjysmëfinalja e parë ESS Folgore (SMR) – FC Prishtina (KOS), që luhet në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit.

Po më datë 22 qershor dhe po në të njëjtën orë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit luhet edhe gjysmëfinalja tjetër HB Torshavn (FRO) – Int. Club d’Escaldes (AND).

Fituesit e dy çifteve do të përballen në finalen e këtij turi që do të luhet më datë 25 qershor, ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohet për në fazën tjetër.

Kjo vjen edhe për shkak të lehtësimit të masave anti-Covid në Shqipëri dhe rënies së rasteve me këtë virus që bllokoi të gjithë botën për thuajse më shumë se një vit.

Ky lajm vjen pas një tjetër lajmi historik, siç është ai i organizimit të finales së kompeticionit më të ri në futbollin europian, UEFA Conference League, në stadiumin “Air Albania” në majin e vitit 2022.

CHAMPIONS LEAGUE – TURI PARALEMINATOR

Gjysmëfinalet – datë 22 qershor 2021

SS Folgore (SMR) – FC Prishtina (KOS)

Ora 20:00, stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

HB Torshavn (FRO) – Int. Club d’Escaldes (AND)

Ora 20:00, stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Finalja – datë 25 qershor 2021

Fituesi 1 – Fituesi 2

Ora 20:00, stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top