Udineze

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Udineze ngjitet në krye,Lacio mposht Fiorentinën

Friulanët kanë fituar 2-0 në shtëpi ndaj Bolonjës. Hernanes dhe Kloze përmbysin vjollcët në Firence, ndërsa kanë fituar edhe Palermo, Kaljari dhe Parma

Udineze nuk gabon në ndeshjen e pestë në kampionat dhe vazhdon vrapin në krye të renditjes së Serisë A. Kundër një Bolonje që nuk ka qenë asnjëherë e rrezikshme bardhezinjtë kanë fituar 2-0 falë golit të Benatias në minutën e 29-ë të pjesës së parë dhe atij të Di Natales me penallti në të 72-n. Me këtë fitore Udineze është ngjitur në kuotën e 11 pikëve duke ruajtur kreun e renditjes, ndërsa Bolonja ka vetëm një pike dhe trajneri Bizoli rrezikon shumë.

Palermo i është bashkuar vendeve të para në renditje. Siçilianët, në javën e gjashtë të Serisë A, kanë mundur 2-0 Sienën. Formacioni i Manxhias ka gjetur golin në minutën e 19-të: Miljaçio ka mposhtur me kokë Brkiç pas një goditjeje dënimi të Mikolit. Në pjesën e dytë vendasit kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Balcareti në minutën e 55-të, por kanë mbyllur llogaritë me Hernandez që ka dyfishuar në kohën shtesë me penallti.

Në Firence Kloze ka ndëshkuar përsëri Fiorentinën. Një vit e gjysmë më parë, kur luante me Bajernin, një gol i tij në pozicion jashtë loje i ka shkaktuar eliminimin Fiorentinës nga Liga e Kampionëve: dje në “Franki” i ka dhuruar fitoren 2-1 Lacios. Ka qenë një ndeshje e bukur. Në minutën e 8-të vendasit kanë kaluar në avantazh me اerçin, në të 28-n ka ardhur barazimi i miqve me Hernanes. Edhe në pjesën e dytë rastet nuk kanë munguar:

Dias ka gabuar një rast të pastër, të njëjtën gjë ka bërë edhe Santiago Silva. Dhe në minutën e 83-të ka ardhur goli i fitores nga gjermani. اezena e Xhiampaolos ka marrë pikën e parë, duke fshirë kështu shifrën zero në renditje pas barazimit 0-0 kundër Kievos. Një takim i shëmtuar në pjesën e parë: pak aksione të rrezikshme dhe portierët praktikisht kanë bërë sehir.

Pjesa e dytë ka qenë më e gjallë: në të 57-n Pelisier ka shkuar shumë afër golit më kokë (ka shpëtuar Von Bergen në vijën fatale), më pas Mutu katër minuta më pas ka pasur rastin e duhur me penallti. Sorrentino ka pritur, duke ruajtur barazimin 0-0. Parma ka fituar 3-0 kundër Xhenoas së Malezanit dhe ka dalë nga zona e rrezikshme e fundit të renditjes. Protagonist i ndeshjes ka qenë Sebastian Xhiovinko.

“Milingona Atomike” i ka dhuruar tifozëve emilianë një paraqitje të mrekullueshme duke shënuar dy gola (29’ dhe 42’) dhe duke dhuruar magji të tjera. Goli i tretë për vendasit është realizuar në minutën e 51-të nga Morrone. Në fundin e ndeshjes Xhenoa ka realizuar golin e flamurit nga pika e bardhë e penalltisë me Palasion. Kaljari është konfirmuar ekipi surprizë i këtij fillim kampionati.

Pasi ka mundur Romën në “Olimpiko” dhe ka ndaluar vrapin e Udinezes, skuadra sarde ka fituar 2-0 në fushën e Leçes dhe tani ndodhet vetëm një pikë larg Udinezes që kryeson me 11 pikë. Ndeshja është vendosur nga goli i Tiago Ribeiros në minutën e 10-të të pjesës së parë dhe ai i Biondinit në minutën e 40-të.

Në fund, Novara me Katanian kanë dhuruar gola dhe emocione në barazimin 3-3. Në stadiumin “Piola” skuadra e Montelës ka barazuar në minutat e fundit. Miqtë kanë kaluar në avantazh me Legrotaljen në minutën e 14-të, në pjesën e dytë Rigoni ka barazuar në të 50-n me penallti, por Lodi në të 56-n ka rikthyer në avantazh siçilianët. Rezultatin e kanë përmbysur sërish golat e Morimotos (65’) dhe Zheda (85’). Në minutën e 91-të ka ardhur goli i Gomez që ka fiksuar shifrat në 3-3.
 

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Pe: Udineze

Trajneri

Guidolin: Nuk largohem nga Udineze

Françesko Guidolin po shijon momentin e jashtëzakonshëm që po kalon Udinezja e tij, por nuk ka ndërmend të kërkojë një ekip më të rëndësishëm: “Kam një kontratë me Udinezen deri në 2015-n. Do të qëndroj këtu, ndihem mirë. Kjo është e sigurtë. Një skuadër e madhe? Jo, nuk mendoj për këtë. Klubi ka shitur me të drejtë elementët më të mirë dhe e përsëris: me të drejtë. ثshtë filozofia jonë, unë e kam pranuar. Ne çojmë përpara një ndiesi ndryshe të futbollit. Jam krenar për këtë”, ka thënë Guidolin.
 

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Pe: Udineze

Kapelo bekon Udinezen: Mund të luftojë për titullin


Edhe trajneri i Anglisë ka mbetur i befasuar nga loja e skuadrës së Guidolin dhe beson se bardhezinjtë do të jenë një pengesë e vështirë për t’u kaluar nga të gjithë

“Udineze është një skuadër që do t’i vërë të gjitha në vështirësi, sezoni është i gjatë, duhet mentaliteti i duhur, por është një realitet i rrezikshëm që ka nga ana e saj qetësinë”. Elozhet për formacionin friulan kanë ardhur nga trajneri Fabio Kapelo. Por, tekniku i Anglisë nuk ka dashur të flasë shumë në lidhje mundësitë për titull të bardhezinjve: “Nëse do të kishin mbajtur Sançez, Inler dhe Zapatën dhe do të kishin bërë një blerje të rëndësishme mund ta kishin fituar kampionatin”, ka thënë tekniku italian.

“Këtë vit i kam parë të luajnë kundër Arsenalit dhe kanë treguar se janë një realitet i futbollit europian dhe jo vetëm italian. ثshtë një klub shumë konkret: programimin Udineze e fillon dy vite më parë, kur shesin lojtarë e dinë se i kanë gati zëvendësuesit në shtëpi”, ka thënë Kapelo, i cili më pas ka vazhduar duke thënë: “Dinë të vlerësojnë cilësitë e lojtarëve: nuk dëgjohet kurrë të flitet për Udinezen që ka nevojë të blejë lojtarë në merkaton e janarit”.

Në lidhje me Serinë A ish-trajneri i Milanit, Romës dhe Juventusit ka nënvizuar se “është shumë interesante, kam thënë se Juventusi dhe Roma janë favoritë sepse nuk luajnë në kupat e Europës ku harxhohet shumë energji. Milani është kompetitiv, ka një organikë të pasur. Besoj se do të jetë një garë e hapur deri në fund dhe se fituesi i kampionatit do të përcaktohet në javën e fundit.

Gjithsesi mendoj se niveli i kampionatit italian po përmirësohet në krahasim me vitet e kaluara, tani luhet një futboll ndryshe, për meritë të trajnerëve. Kur mungojnë mundësitë ekonomike për të investuar teknikët bëhen më të vëmendshëm në zgjedhjen e lojtarëve. Trajneri aktual i Anglisë i ka bërë komplimenta Romës edhe për marrjen e [^_^] Baldinit në drejtim të skuadrës: “ثshtë një sfidë e bukur të punosh për rikthimin e verdhekuqve në majat e futbollit, – ka thënë Kapelo.

Baldini ka aftësitë e duhura për ta bërë këtë, i njeh lojtarët, e kupton se çfarë i duhet ekipit dhe di të krijojë një grup me një mentalitet fituesi”. Por për t’u rikthyer te skuadra që aktualisht kryeson e vetme Serinë A: Udineze ka mbrojtjen me të mirë të Europës, me vetëm një gol të pësuar në shtatë ndeshje të luajtura dhe dhjetë të realizuar, prej të cilëve gjashtë nga i “zakonshmi” Toto Di Natale, që ka kapur që tani kreun e renditjes së golashënuesve, të cilin e ka fituar në dy vitet e fundit.

Një nga pikat e forta të skuadrës së trajnerit Guidolin është edhe mosha e re e lojtarëve, ku vetëm 4 nga 29 i kanë kaluar të tridhjetat. Por, pika më e fortë e bardhezinjve duket se është tekniku, i cili ka një eksperiencë të madhe në Serinë A, por edhe në fushën ndërkombëtare. Guidolin ka ditur të marrë maksimumin nga të gjithë lojtarët që ka në dispozicion.

Me një lojë të shpejtë në sulm dhe një organizim të mirë në mbrojtje ai ka arritur të kapë kreun e kampionatit italian dhe atë të grupit në Ligën e Europës. Dhe të mendosh që në fillim të sezonit, duke parë historinë e klubit, buxhetin dhe moshën e re të lojtarëve, askush nuk do të kishte menduar se Udineze do t’i shikonte të gjithë nga lart. Pa vuajtur nga lartësitë e mëdha.



15 pikët e Udinezes pas 7 javëve kampionat, ku deri tani bardhezinjtë kanë marrë 4 fitore, 3 barazime dhe 0 humbje. Kanë shënuar 10 gola dhe kanë pësuar vetëm 1



4 nga 29-të lojtarët e skuadrës së Guidolinit e kanë kaluar moshën 30 vjeç. I vetmi që luan titullar nga këta është kapiteni Di Natale, golashënuesi më i mirë i Serisë A me 6 gola
 

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Pe: Udineze

Di Natale, “i madhi” i Italisë në Europë


Sulmuesi i Udinezes është në listën paraprake të 50-të kandidatëve të FIFA-s për “Topin e Artë”. Trajnerët italianë janë tri në listë: Alegri, Kapelo dhe Mançini

Himni i jetëgjatësisë të futbollit italian, ose sinjali i fundit që Italia tashmë është një vend për pleqtë: megjithatë Toto Di Natale, i cili sapo i ka mbushur 34 vjeç është i vetmi italian në “listën e pasur” të “Topit të Artë” dhe “FIFA-France Football 2011”. Jashtë xhiros së kombëtares, jo në një klub të madh (por në atë në krye të renditjes po), serial-golashënuesi më i mirë i kampionatit (29, 28 dhe 6 gola tani): mirënjohje e merituar. ثshtë një hap e gjysmë përpara në krahasim me rezultatet jo të mira të dy viteve të fundit, në të cilat Italia u zhduk nga “Topi i Artë”.

“SHORT-LIST” Para kënaqësisë, duhet ulur euforia ama: Di Natale është përfshirë në listën e 50-ve (i përcaktuar nga komisioni i FIFA-s). Më 1 nëntor lista do të reduktohet në 23 emra (në bazë të votimeve “të jurisë” speciale): nuk është e thënë që sulmuesi i Udinezes të arrijë të kalojë seleksionimin e dytë. Miqtë e fundit italianë të listës së parë, kanë qenë në 2008-ën, Xhixhi Bufon (5 vota në finale) dhe Luka Toni (zero).

DATA E اMIMIT Më 5 dhjetor do të komunikohen 3 finalistët, të zgjedhur nga votat e komisarëve teknikë, kapitenëve të kombëtareve dhe shtypit botëror. Dorëzimi i çmimit të madh më 9 janar 2012 në Zyrih, shtëpia e Blaterit.

TRAJNERTثT “OK” Pak Italia reziston ama në renditjen tjetër, atë të trajnerëve (e lindur në 2010-ën, vit në të cilin FIFA u përfshi në “France Football” në organizimin e çmimit). Janë të paktën tre: Masimiliano Alegri, Roberto Mançini e Fabio Kapelo.

Në shoqëri të mirë të Guardiolës, Mourinjos, Lëvit, Vilas Boasit, Blankut, Tabarezit, Del Boskes, Fergusonit, Hidinkut emrat e tjerë. Nga kjo listë do të zgjidhen në fillim 10 dhe në fund 3 finalistët që do të ndajnë suksesin.

SUPER-SPANJA Natyrisht ka shumë Spanjë, ose më mirë shumë Barcelonë (9 kandidatë, nga Mesi te Abidal, duke kaluar te Injesta, Ksavi, Pyjol, Pike, Fabregas, Vila dhe Alves) dhe shumë Real Madrid (Kasiljas, K.Alonso, K.Ronaldo, Ozil, Khedira).

Edhe Gjermania nuk mungon (Nojer, Shvajnshtajger, Neuer), Runi përfaqëson Anglinë para së gjithash dhe ndonjë tjetër “italian” (të paktën Maikon dhe Forlan).

اMIM I DYFISHTث Në 2010-ën, gjatë Botërorit afrikano-jugor, Blateri ka zbuluar marrëveshjen me revistat franceze: tani çmimi është i vetëm. Vitin e shkuar e fituan Mesi dhe Mourinjo.



Flet Di Natale

“Krenari të jesh mes 50-të më të mirëve”

Të jesh “flamurmbajtësi” i vetëm italian në një çmim prestigjioz si “Topi i Artë” është diçka që të gëzon. Dhe për Antonio Di Natalen kënaqësia është e dyfishtë, duke parë që është përfshirë në arenën europiane. “ثshtë një nder që më mbush me krenari, – tha kapiteni dhe numri 10 i Udinezes. – Të jesh kaq pranë kampionëve të kalibrit si Mesi dhe Kristiano Ronaldo, nuk të ndodh çdo ditë.

Të jesh italiani i vetëm të jep edhe më shumë kënaqësi, pa dyshim. Por nëse FIFA dhe “France Football” kanë menduar për mua, është edhe meritë e shokëve dhe e klubit bardhezi, pa të cilin nuk do të kishim dhe nuk do të kisha arritur objektiva të rëndësishëm në këto vitet e fundit”.

Di Natale është i vetmi lojtar në historinë e klubit të Udinezes, që është përfshirë në listën paraprake të lojtarëve të zgjedhur për “Topin e Artë”. Periudhë e suksesshme për futbollistin dhe për klubin e Pocos, i cili vazhdon të investojë tek të rinjtë, por edhe të shfrytëzojë përvojën e një lojtari si Di Natale.



Trajneri “axurr”

Prandeli: Totٍ për kombëtare nëse vazhdon kështu

Një gjë që inatos më shumë Toto di Natalen është kur i thuhet ose shkruhet që në Europë nuk është vendimtar dhe nuk bën diferencën. Në këtë fazë të parë ka luajtur shumë mirë në sfidën e dyfishtë paraeliminatore të Championsit me Arsenalin (duke humbur një penallti vendimtare madje) me Renën. Dhe të dielën u kthye në krye të golashënuesve më të mirë me 6 gola në 7 ndeshje, perla e fundit ndaj Novarës. Një kryevepër. Gola vendimtarë për ta mbajtur Udinezen në krye dhe në Ligën e Europës.

Trajneri i Italisë, اezare Prandeli rithekson idenë e shprehur edhe kohë më parë: “Nëse Di Natale e përsërit jam i detyruar ta marr në konsideratë për Europianin. ثshtë vërtetë një kampion”. Prandeli mund ta marrë në konsideratë grumbullimin në minutën e fundit për Europianin e qershorit. Dhe Toto, që e ka respektuar gjithnjë projektin e trajnerit, nuk do të thoshte jo. E ka shpjeguar gjithnjë: “Nëse më thërrasin, jam gati, por e kuptoj dhe e pranoj zgjedhjen për projektin e ri”.



Fitoret

Në 2011-ën friulanët përpara Milanit

Udineze është e vetme në krye të renditjes me 15 pikë, por mund të arrijë një tjetër kryesim. Ka marrë më shumë pikë se të gjithë në 2011-ën: janë 58 ato të grumbulluara nga skuadra e Guidolinit, fryt i 17 fitoreve, 7 barazimeve dhe 4 humbjeve. Milani ka ndaluar në 57, me 16 suksese, 9 barazime dhe 3 humbje. Interi është te 60-at, por me dy ndeshje më shumë për shkak të Botërorit për klube.





24 golat e shënuar nga Di Natale në 27 ndeshje në 2011-ën. 18 ka shënuar në kampionatin e shkuar, 6 në aktualin



2 trofe si golashënues të fituar nga Di Natale: në 2009-2010 me 29 gola, ndërsa në kampionatin e shkuar ndaloi në kuotën 28



136 gola të shënuar nga Di Natale në Serinë a, 18 me fanellën e Empolit, 118 me atë të Udinezes



0.46 mesatarja e shënimit të golave të Di Natales në Serisë A, 136 në 295 ndeshje, porn ë tri kampionatet e fundit, mesatarja është 0.81, me 63 gola në 78 ndeshje
 

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Pe: Udineze

Di Natale si Mesi, 67 gola në 84 ndeshje


Sulmuesi i Udinezes është vetëm 10 gola larg objektivit të tij: realizimi i 150 golave në kampionatin italian. Ndërsa ylli i Barcelonës ka 82 gola në 84 ndeshje

Pas goditjes së radhës, komplimentin më të bukur ia ka bërë një kundërshtar i ri, Alberto Paloski, sulmues i shkollës Milan i huazuar te Kievo, lojtar i kombëtares Under 21: “Me Udinezen e fillon gjithmonë ndeshjen ne disavantazh 1-0, sepse Di Natale një gol e shënon gjithmonë”.Di Natale, përveç se është kthyer mbret i golashënuesve, duke arritur ish-shokun e skuadrës Denis në kuotën e 10 golave, ka arritur në kuotën e 140 realizimeve në Serinë A (122 me fanellën e Udinezes). Objektivi i 150 golave në A po afrohet.

ME HAPIN E LIONELIT Toto, edhe pse nuk është pjesë e listës së 23 kandidatëve për “Topin e Artë” dhe nuk është i sigurtë se Prandeli do ta marrë në Euro 2012, ka një mesatare golash të përafërt me të Mesit: 67 gola në 84 ndeshje në Serinë A në tre kampionatet e fundit. Kampioni i Barcelonës 82 gola në 84 ndeshje. “Ky me Kievon ka qenë një gol i vështirë, sepse topi ka qenë shumë i fortë”, ka thënë sulmuesi bardhezi në përfundim të takimit me veronezët.

Dita e Di Natales fillon që në orën 8 të mëngjesit: fëmijët që duhen përgatitur për në shkollë, menaxhimi i biznesit të kafes me mikun Simone dhe stërvitja në orën 16:30. Puna me përgatitësin atletik Paolo Artiko, sepse të enjten dëshiron të jetë në fushë kundër Sëlltikut. I detyrohet pak a shumë të gjithëve, por mbi të gjithë vetes.

Sepse me sigurinë Di Natale kualifikimi në Ligën e Europës nuk duhet të jetë një problem. Një ndeshje ka luajtur, me Rene në shtëpi, dhe ka qenë vendimtar. “Nuk e vendos unë nëse luaj, por të enjten do të jetë një finale. Shpresojmë të paraqitemi mirë, ka shumë rëndësi për ne”.

PثRQENDRIMI Udineze, që nga dita e djeshme ka filluar të mendojë për skocezët. Të dielën ka menduar për Kievon. Për Toto-në, pas 5 perlave me të djathtën dhe dy penalltive, ka ardhur goli i parë në kampionat me kokë. Nga një goditje nga këndi e ekzekutuar nga vetë ai ka ardhur goli i dytë, po me kokë, i Bastas që ka çuar shifrat në 2-0. “Të vazhdojmë përpara në këtë rrugë, duhet t’i marrim ndeshjet një nga një.

Me Kievon kemi marrë një fitore shumë të rëndësishme, ata kanë luajtur mirë, por ne kemi bërë një punë të mirë deri në fund duke qarkulluar topin dhe duke u rinisur në kundërsulme të shpejta. Në fund jam ulur në gjunjë, sepse nuk kisha më fuqi”. Meriton një racion të plotë me ton. Toto nuk ka vese. Ha në mënyrë të shëndetshme dhe shkon larg. Por tonit nuk i reziston dot. ثshtë tundimi i tij. Ashtu si golat.



67 gola në 84 ndeshje të Serisë A ka shënuar në sezonet e fundit kapiteni i Udinezes Antonio Di Natale. Ndërsa Mesi ka shënuar 82 në 84 ndeshje në sezonet e fundit



140 gola, kjo është shifra që arriti të dielën Di Natale pasi shënoi kundër Kievos, duke qenë së bashku me Denis golashënuesi më i mirë me 10 gola në kampionat
 
Top