Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Udhëzimi për part-time, si do pranohen studentët

Kandidatët për në shkollat e larta, të cilët nuk kanë mundur të fitojnë shkollën e lartë, kanë një mundësi të dytë. Ata mund të konkurrojnë për të nisur studimet në ciklin part-time.
2w59e09.jpg
Pas miratimit të kuotave pak javë më parë, MASH ka publikuar udhëzimin për pranimet. Në të përcaktohen afatet dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë aplikantët. Ata do të kenë afat deri më 16 tetor për të dorëzuar dosjen personale. “Nuk pranohen aplikime nga kandidatë të shpallur fitues me formularët A2 dhe A3, të regjistruar në listat përfundimtare. Tarifa e aplikimit është 1600 lekë dhe pagesa bëhet në Postën Shqiptare”, thuhet në udhëzim. Kanë të drejtë të aplikojnë maturantët që nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi me kohë të plotë, por edhe ata që kanë mbaruar gjimnazin dhe nuk kanë konkurruar për në universitet.

DOSJA PERSONALE
Kandidatët duhet të dorëzojnë brenda këtyre afateve fotokopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore dhe certifikatës së notave. Ata që kanë mbaruar para 2011-s, duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin nga AKP se janë kalues në provimet me zgjedhje. “Duhet të dorëzojnë fotokopje të dokumentit të identifikimit dhe dy fotografi”, përcakton udhëzimi. Po ashtu, duhet një deklaratë e kandidatit që vërteton se nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme te institucionet e arsimit të lartë publik. Në Universitetin e Sporteve të Tiranës, përveç këtyre dokumenteve, kandidatët duhet t’u nënshtrohen edhe kritereve të vendosura nga ky institucion.

SHPALLJA E FITUESVE
Pas aplikimeve, shkollat e larta do të kenë në dispozicion vetëm 4 ditë kohë për shpalljen e fituesve. “Institucionet publike të arsimit të lartë të shpallin kandidatët fitues brenda orës 16:00 të datës 20.10.2013, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës”, thuhet në udhëzim. Sipas tij, regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit me kohë të pjesshme dhe edukimit në distancë ku janë shpallur fitues do të zhvillohet nga data 21.10.2013 deri në datën 24.10.2013, prej orës 08:00 deri në orën 16:00, pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore të institucioneve publike të arsimit të lartë. Regjistrimi i tyre bëhet vetëm me diplomën e Maturës Shtetërore dhe dëftesën e pjekurisë origjinale të shkollës së mesme, me përjashtim të rasteve që nuk e kanë origjinalin. Dokumentet e kandidatëve jofitues do t’u kthehen personave kundrejt kërkesës. Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) do të bëjë verifikimet e listës së fituesve dhe nëse ka kandidatë që rezultojnë të regjistruar në programe të tjera studimi të ciklit të parë ose të dytë, me kohë të plotë apo të pjesshme në universitetet publike nuk marrin numër matrikulimi. AKP-ja, pas verifikimit u kërkon universiteteve t’i çregjistrojë ata.
/Panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back