sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Komandanti Frank Borman ishte shumë i qartë në lidhje me faktin se asnjë në anijen kozmike që drejtonte ai, s’do të dehej në rrugën e kthimit nga Hëna. NASA kishte paketuar disa shishe konjaku në miniaturë, në bordin e “Apollo 8”. Sidoqoftë, “Apollo 8” e kishte fituar të drejtën për të festuar. Ishte koha e Krishtlindjeve 1968, fundi i një viti të vështirë. Në prill ishte vrarë Martin Luther King Jr; në qershor kishte pasuar vrasja e Bobby Kennedy-t; në gusht, Konventa Demokrate në اikago ishte shpërbërë nën trazira të përgjakshme; dhe në çdo muaj të atij viti, 1200 kishin vdekur në Vietnam. Ndaj, njerëzit kishin gjëra të tjera në mendje, kur në tetor “Apollo 7” – e para e tre anijeve “Apollo” – i kishte rënë përqark orbitës së tokës. Dhe njerëzit mund të kishin qenë po aq indiferentë dhe atë dhjetor, kur “Apollo 8” u nis drejt hapësirës, përveç faktit se ajo do shkonte pak më larg se orbita e tokës kësaj radhe. Në gusht të atij viti, CIA kishte njoftuar NASA-n se Bashkimi Sovjetik kishte në plan të çonte një anije “Zond” rreth Hënës, përpara fundit të vitit. Nuk ishte e sigurt nëse “Zond” do të kishte njerëz në bord, por nëse do kishte, kjo do ishte një njollë më shumë për SHBA-në, e cila së fundmi kishte hyrë në një garë hapësinore me Bashkimin Sovjetik. Kështu, atë verë NASA u tha Borman, Lovell dhe Anders të përgatiteshin. Plani për fluturimin e tyre në orbitën e tokës do të ndryshohej përreth orbitës së Hënës. “E mendova pak dhe arrita në përfundimin se kishin një të tretën e mundësisë për sukses, një të tretën e mundësisë për të mbijetuar nga ndonjë aksident, dhe një të tretën e mundësisë për të mos u kthyer më”, thotë sot Anders, tashmë 75 vjeç.
Më 21 dhjetor 1968 ekuipazhi u nis drejt hapësirës. Udhëtimi treditor përreth Hënës nuk la ndonjë mbresë të veçantë, ishte shkelja e njeriut të parë në Hënë ajo çka do kthehej në mision historik. Kishte dy transmetime direkt me tokën, ku astronautët u shfaqën duke bërë me dorë nga kamera. Por në mbrëmjen e Krishtlindjeve ekuipazhit iu desh të përballej me punë të vështirë. Vendosja e “Apollo 8” në orbitën përreth Hënës ishte një manovër që përfshinte kthimin e anijes mbrapsht dhe ndezjen e motorit të fuqishëm për katër minuta e gjysmë. Mekanika orbitale kërkonte që kjo manovër të ndodhte në pjesën e errët të Hënës, krejtësisht jashtë kontaktit me tokën. Atë natën, teksa familjet mbaruan darkën e Krishtlindjeve, astronautët e kthyen kameran nga dritarja, nga ku u shfaq një pamje gri e botës aliene, së cilës po i vinin përqark. Në gjithë planetin, numri i teleshikuesve ishte më i larti ndonjëherë në historinë e audiencës televizive.
Eksplorimi i Hënës
Që prej momentit, kur Neil Armstrong shkeli në Hënë, ne jemi ndierë sikur e njohim atë vend. Ajo është e ftohtë, ka kratere, e përhimët dhe sterile. اfarë ka më shumë për të ditur? Shumë, në fakt. Deri tani, astronautët kanë vizituar vetëm ekuatorin relativisht shterpë të Hënës dhe kur Armstrong fillimisht u ul në sipërfaqen e Hënës në periudhën e teknologjisë së dobët, shumë prej teknologjisë së sotme të detajuar, as që ekzistonte. Kështu, shkencëtarët akoma nuk dinë shumë për depozitat e akullit në Hënë apo përbërjen minerale, apo mospërputhjet në fushën e gravitetit. Askush s’i ka parë ndonjëherë rajonet e hijezuara në polet e Hënës.
Misioni i fundit
Në prill të vitit 2009 NASA pritet të lëshojë në hapësirë anijen kozmike “Lunar Reconnaissance Orbiter (LRO)”, një mision 491-dollarësh, i cili do ta ofrojë më të përcaktuar Hënën, më në fund duke u dhënë mundësinë shkencëtarëve ta diskutojnë në të njëjtin nivel të detajuar si, le të themi, Saturnin apo Marsin.
LRO do të grumbullojë matje nga një orbitë e ulët prej 50 kilometrash, për një vit të tërë. Kamera e kësaj rakete do të zmadhojë imazhet tri herë më shumë se ato të të viteve ’70. Studiuesit do të krahasojnë imazhet e LRO-së me ato të fotografuara nga astronautët, në misionet përreth orbitës së Hënës. LRO gjithashtu do të studiojë vendin e uljes së “Apollo 11” në Hënë, çka do të thotë se ne mund të shohim në pamje tjetër të gjurmës më të famshme njerëzore, thuajse pas katër dekadash. LRO nuk do t’i mbledhë të dhënat e vendit të uljes së “Apollo 11” për hir të nostalgjisë, por si pjesë e një studimi për ndryshimet e sipërfaqes së Hënës, të cilat mund të tregojnë sesa copëra hapësire kanë goditur çdo vend, qëkur astronautët kanë shkelur aty për herë të fundit. “Ne s’kemi asnjë vend tjetër në univers, të cilin mund ta krahasojmë me atë çka dukej para 40 vitesh, me pothuajse të njëjtin rezolucion”, u shpreh Jim Garvin, shkencëtar në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore në NASA dhe një prej ithtarëve të parë të LRO-së.
Kolonizimi
Kolonizimi i hapësirës është koncepti i banimit njerëzor autonom në lokalitete jashtë tokës. ثshtë një temë e trajtuar gjerësisht në fantazinë shkencore, si dhe një qëllim afatgjatë i programeve të ndryshme të hapësirës. Ndërkohë që njerëzve u shkojnë në mendje se kolonitë hapësinore do të jenë në Hënë apo Mars, të tjerë argumentojnë se kolonitë e para do të jenë në orbitë. Në vitin 2005, administratori i NASA-s, Michael Griffin e përcaktoi kolonizimin e hapësirës si qëllimin final të programeve aktuale të fluturimit në hapësirë duke u shprehur: “... qëllimi nuk është vetëm eksplorimi shkencor...është gjithashtu dhe zgjerimi i rrezes së habitat njerëzor nga toka në sistemin diellor, teksa ecim para në kohë. Në rrugën e gjatë një speciet e një planeti të vetëm nuk mund të mbijetojnë.