Syri i Kaltër është një pikë shumë e bukur që ndodhet vetëm 2 km në të majtë të rrugës Sarandë-Gjirokastër. Ky vend është një pikë shumë piktoreske, ku një burim i kaltër me origjinë karstike filtron ujërat e pellgut ujëmbledhës të malit të Gjerë dhe fushës së Dropullit, për t’i nxjerrë në sipërfaqe ujin e kristaltë. Bukuritë mahnitëse të kësaj perle të natyrës shtohen për shkak të rrethimit nga gjelbërimi i rrallë që natyra e ka falur pa kursim.
Nga thellësia e tunelit, përmes të cilit uji del në sipërfaqe, burimi merr ngjyrën blu, që i ngjan bebes së syrit. Po sa fillon rrjedhën, ngjyra fillon e çelet drejt së kaltrës.
Bimësia që rrethon Syrin në pjesën e lartme të tij i ngjan më shumë qerpikëve, ndaj me të drejtë është quajtur “Syri i Kaltër”. Ai është burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të Gjerë. Sot gëzon statusin e monumentit të natyrës. Thellësia e tij është tepër e madhe, arrin deri në 45 metra. Ai ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 metra nën nivelin e luginës së Drinos. Syri i Kaltër është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.
Peshku që rritet dhe kultivohet këtu është pestrova, një peshk i shijshëm...
Legjenda e hershme
“Një herë e në një kohë, fryu një erë kaq e fortë, sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori një gjarpër... Ra një re dhe gjarprin e hodhi në malin e Sopotit... Gjarpri gjigant hante kafshët e njerëzit dhe të mbjellat i prishte... U ngrit një plak, ngarkoi një gomar me thasë me eshkë dhe vajti afër lubisë e i vuri zjarrin eshkës. Kur gjarpri hëngri gomarin, zjarri i eshkës përbrenda e dogj. Bisha briti, ‘Ku je ti det, që më bëre kokën dhe ti lumë, vëllai im...!’. E u shtri për vdekje. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e proftasën dot. Në agoninë e ngordhjes gjarpri përplaste bishtin në faqen e malit, ku mbetën shenjat që duken. Qysh nga ajo kohë deti me malin janë të lidhur me njëri-tjetrin si baba e bir”.
Përsëritja e legjendës
Në tetor të vitit 2002 bukuroshja e “nënës natyrë” ishte në agoninë e vdekjes.
Të gjithëve u erdhi keq, por vetëm kaq.
Për koincidencë, pikërisht kur drejtuesit e Leçes erdhën në Shqipëri për të biseduar për Syrin e Kaltër, ai shteroi dhe u kthye në një sy të verbër, me ngjyrë të bardhë.
Shumë njerëz në Sarandë besuan se ishte gishti i Zotit.
“Ishte dënim për ata që donin ta shisnin”, pëshpëritnin.
“Katër ditë luftoi uji i Syrit të Kaltër me lumin që i lëshonte nga sipër gurë dhe zhavorr”, thoshin të moshuarit.
Kush e pagëzoi...?
Emërtimi “Syri i Kaltër” ka lindur shumë më vonë, në vitet ’50, kur u bën studimet e këtyre burimeve për t’i përdorur në hidrocentralin e Bistricës. Thuhet se emrin, ia vuri një prej inxhinierëve të rinj, të cilit i kujtonte sytë e kaltër të së fejuarës së tij.
Thonë se të gjithë inxhinierët që endeshin në këto burime e quanin kështu, sepse s’mund ta quaje ndryshe një burim aq të kaltër, me një rreth jeshil dhe me një njollë të zezë në mes. Mene Lula, një prej inxhinierëve ndërtues të hidrocentralit së Bistricës thotë se edhe pelegrinazhi që bëjnë sot nuset në ceremoninë e martesës, duke kaluar para se të hyjnë në shtëpinë e re të dhëndrit, ka lidhje me hyjnizimin e mistifikimin e kësaj dhurate të natyrës që simbolizon pastërtinë morale, bukurinë femërore dhe hijeshinë e nuses-nimfë të dalë nga ujërat kristal, sipas legjendës së Panit të Madh.
Syri i Kaltër, destinacion turistik
Vizitorët të rregullt, turistët e huaj dhe nuset me fustan të bardhë
Syri i Kaltër megjithëse i takon administrativisht nënprefekturës së Delvinës lidhjet me turizmin dhe vizitorët i mban me Sarandën. Këndej nisen turistët vizitor për të shkuar në “çudinë” natyrore.
Sipas të dhënave zyrtare, për vitin 2007 numri i vizitorëve të huaj në këtë pikë turistike i kaloi të 30 mijë, të ardhur nga Anglia, Danimarka, Holanda, Franca, Italia, vendet nordike, brigjet e Mesdheut, amerikanët, aziatikët, australianë e deri në Brazil.
Ky vërshim ka ardhur edhe për shkak të krocierave të mëdha që zbresin në Sarandë me qindra turistë në një ditë. Të gjithë turistët e huaj që zbarkonin në këto anije gjigante turistike, një drekë patjetër kërkojnë ta kalojnë në mjediset përrallore të Syrit të Kaltër.
Nëse do të llogaritësh shqiptarët mund të marrësh vetëm një informacion të përafërt, pasi ata janë disa kategori, bashkatdhetarë nga trojet shqiptare, kryesisht nga Maqedonia e Kosova, por ka edhe nga SHBA-ja.
Shqiptarët brenda kufijve që u përkasin qyteteve Sarandë e Delvinë e duke shkuar deri në Tropojë, Kukës, Korçë, Tiranë, Durrës e gjithë Shqipëria, por ka edhe nxënës e mësues që vijnë nga Prishtina, Suhareka, Gjakova, Tirana e gjithë shkollat e vendit.
Dasmorë të rretheve Gjirokastër, Delvinë e Sarandë që vazhdojnë të aplikojnë traditën pagane të pagëzimit “të pastërtisë së çiftit”.
Gazeta Metropol
[video=youtube;Qam2TJaD5-E]http://www.youtube.com/watch?v=Qam2TJaD5-E[/video]
Legjenda e Syrit të Kaltër. E trashëguar brez pas brezi, prej mijëra vjetësh, ajo vjen disi e ndryshuar në gojën e një banori të fshatit Mesopotam, 20 kilometër larg Sarandës.
“Flitet se ka qenë një gjarpër që ka dalë nga Saranda në Delvinë. Tek ura e Vrisit ishte një burim i vogël, kishte gra dhe fëmijë që mbushinin ujë për në shtëpi. Në atë moment vjen gjarpri dhe i ha ata njerëzit. Më pas u nis për në Sopot ku rrugës hëngri kope të tëra me bagëti. Pastaj vajti në Sopot ku hëngri dhe dy çobanë. Një plak i mençur tha të ngarkonin dy gomerë me eshkë dhe e ndezën. Kur vajti gjarpëri për të ngrënë personin që ndezi eshkën, fati ndodhi që hëngri gomarët. Pastaj gjarpëri u ndez për ujë dhe në këtë moment tha: Dil mama det, dil motër Bistricë. Më pas u nis drejt Syrit të Kaltër. Sa arriti atje doli Syri i Kaltër dhe gjarpëri ngordhi pasi shpërtheu uji”.
Për të shkuar në burimin ku rrjedh Syri i Kaltër, duhet të kalosh pranë këtij muri të lashtë. Pastaj, mes pyjesh, shfaqet liqeni i Bistricës. Në thellësi të pyllit dhe të ujrave, poshtë disa rrepeve qindravjeçarë, buron pafund uji i kaltër, si kristali. Pamja është mahnitëse. Një sy i bukur, i kaltër, lëviz para syve tanë në trajtën e legjendës, që lamë pas.
Njeriu i parë, që guxoi të eksplorojë në thellësi të Syrit të Kaltër, është zhytësi i njohur, njëkohësisht gazetari Xhemal Mato. E pyesim se cilat janë disa nga sekretet e këtij burimi të rrallë natyror, që ushqehet prej 18 burimesh të tjerë rreth e rrotull oazit përrallor? اfarë fshihet thellë, në errësirën e frikshme të nëntokës së padukshme.
“Na u desh të gjenim disa mënyra praktike për t’u zhytur në Syrin e Kaltër. I cili është një lumë që të ngre lart vazhdimisht. Pas shumë provave arritëm në një zgjidhje tonën që morrëm një spirancë e lidhëm me litarë dhe bënim të kundërtën e alpinistit. Arritëm në një thellësi të caktuar ku shpella ishte e hapur dhe mund të qendrojë pak më qetë”, thotë Mato.
Eksploratori Mato shpjegon se, ai dhe një grup studiuesish amerikanë, kanë mundësuar para disa vjetësh zhytjen në ujrat e kthjellta të çdo amatori, që dëshironte të vizitojë dhomat prej uji të Syrit të Kaltër.
“Ne bëmë një lloj testimi të kësaj natyre. Në vitin 2002 futëm në thellësinë 20 metra një simbol të shoqatës dhe njëkohësisht dhe një fletore nënujore dhe një laps ku njerëzit që arrinin mund të shkruanin emrin e tyre. Vumë re që pas dy vjetësh aty kishte shumë emra të rinj të huaj, kryesisht italianë, gjermanë. Kjo tregoi se Syri i Kaltër mund të shërbejë shumë mirë për turizmin aventurë”, tregon Mato.
Ky gur i bardhë, ka një histori. Në këtë pllakë të thjeshtë, mbi gur, shoqata e nënujsave, ka skicuar hartën dhe disa prej të dhënave teknike të Syrit të Kaltër. Ku janë shënuar: thellësia e burimit: 50 metra, temperatura e ujit 10 gradë Celsius; kuota prej 22 metrash, thellësia që kanë mundur të shkojnë disa zhytës amatorë. Më poshtë nuk mund të eksplorohet, pasi presioni i ujrave që vijnë nga poshtë, është tepër i lartë.
Parku Natyror i Syrit të Kaltër, ose Kupa e Liqenit, ka një sipërfaqe prej 180 hektarësh. Në thellësi të pyllit jetojnë grupe të mëdha sorkadhesh, dhelprash, derrash të egër, lepujsh dhe mijra zogj të ndryshëm. Ndërsa drurët më të shumtë ndanë Kupës së Liqenit janë lisat, shelgjet, panja, përralli, dushku, deri ilqet e famshme. Dhjetra mikroishuj lulesh me rrënjët në ujë, qëndrojnë si margaritarë të gjelbërt në zemër të liqenit.
Në të katër stinët e vitit, aromat e Syrit të Kaltër dhe bukuritë e rralla përreth tij, mund t’i prekin dhe shijojnë mijra turistë vendas dhe të huaj. Një kafe buzë liqenit dhe eksplorimi në gjithë zonën, bëjnë që vendasit t’i mbajnë hapur dyert e bujtinave tradicionale.