Udhetim i shfrenuar ne Ibiza

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
ibiza0.jpg


Ndersa qetesia mbreteron ne muajt e dimrit ne ishull dhe kjo sigurisht ka meritat e veta, gjalleria e Ibizas kur vjen pranvera nuk mbaron me.

Gjate qershorit, klubet organizojne festa spektakolare per te nisur sezonin e ri, duke e bere kete periudhe perfekte per disa pushime te shkurtra dhe disa net te paharrueshme.

ibiza1.jpg


Netet e shfrenuara jane vetem nje aspekt i Ibizes, megjithate e kufizon kryesisht ne disa vende. Edhe pse njihet se ka disa klube nate nga me te mirat ne bote, ishulli ka absolutisht nje bregdet te mrekullueshem me mijera brigje per t'u zbuluar, per te mos permendur pastaj disa nga hotelet me te vecante ne Mesdhe.

Ejani ne vere ne Ibiza per te shijuar reren e bardhe, per te shijuar ne det kobalt dhe per te pare perendimin me nje ose dy mojito. Por kini kujdes, ju mund te gjeni veten duke kercyer ndonje nate pa e ditur se cfare po beni.

ibiza2.jpg


Edhe pse sezoni fillon nga maji dhe ererat kthehen ne tetor, ishujt jane te bukur ne fillim te pranveres kur celin bimet. Jashte muajve te nxehte te korrikut dhe gushtit, te gjithe ishujt jane te mire per aktivitetet e pushimeve, me shume bimesi nese jeni te apasionuar pas gjelberimit dhe zogjve.

ibiza3.jpg


Me 225 milje katrore, eshte ishulli i trete me i madh ne Ishujt Balearic. Fizikisht Ibiza ka nje bregdet per t'u pasur zili, disa plazhe fine, shtepia karakteristike te bardha, plazhe te izoluar, shkembinj dhe nje terren kodrinor te mbushur me fiq dhe peme ulliri. Me nxehte se ne Majorka, eshte zgjedhje shume e mire edhe per pushimet e dimrit.

Shume udhetare enderrojne te vine per te provuar drogat e lehta apo shfrenim per jeten seksuale. Te dyja keto ekzistojne me tepri por ka rreziqe te medha. Eshte e zakonshme per te lexuar gazetat e perditeshme qe tregojne te debuarit nga ishulli per sjelljet e papergjegjshme ekonomike (nuk kane para) apo sjellje jo sociale (te dehur dhe sjellje te padisiplinuar).

ibiza4.jpg


Disa udhetare, sinqerisht e kane braktisur Ibizan, duke marre nje traget per 40 minuta larg (vetem 5 km/3 milje ne vije ajrore) ne ishullin e vogel te Formentera, ku ata gjejne me qetesi. Formentera eshte ishulli me jugor i ishujve Balearic dhe per shkak te akomodimee te limituara, restoranteve dhe jetes se nates, shpesh vizitohet per nje udhetim nje ditor nga Ibiza.

ibiza5.jpg


infoal​
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Udhetim i shfrenuar ne Ibiza

Bukur bukur...mezi po pres t'me vin ditet e pushimeve une....Ibiza, I'm coming!! :D
 
Titulli: Ibiza me festat me te famshme ne bote

Jo vetem diskoteka, ore te lumtura, festa te shumta ne plazhe, sex, droge & rock&roll : Ibiza po ndryshon faqe. Poe ben shume te madhe kete ndryshim duke ftuar 40 artiste nderkombetare per te dizenjuar Ibizen e re.

Festivali Bloop nga 15 korriku deri ne 31 gusht, zbarkon ne ishull dhjetera krijime nderkombetare, te pikturuar si mostra, instalime, videu projektore, piktura muri, performanca artistike dhe muzike live, laboratore, evente spektakli dhe party, falas dhe te hapura per publikun.
Nje pervoje e madhe artistike dhe kolektive qe kete vit inaguron pushimet qe eksplorojne temen e paraqitjes.


Shiko fotografinë 1810786

bloop-festival.jpg


Nje oferte origjinale per te vleresuar bukurite natyrore te Ibizes, per te krijuar stimuj te rinj kulturor per me shume se nje milion turiste qe cdo vit e zgjedhin si destinacion per pushimet verore dhe i jepet hapesire edhe familjeve me Bloop Kids, programi laboratorik interaktiv qe i dedikohet femijeve.

Ne San Antonio, qyteti i dyte me i madh i ishullit, pervec festave, mbi detin prane Caffe del Mar, arti perhapet dhe zgjerohet ne territor, e perfshin, duke e transformuar dhe dizenjuar ne nje Ibize te re. Mulliri i Vjeter i San Antoni pret, nga 24 korriku ne 8 gusht, Bloop Kids me laboratoret e tij artistike dedikuar teknologjive, ndersa Galeria Can Jeroni i San Josep de sa Talaia prezanton shfaqjen Martha Cooper, fotoreporterja me e famshme e skenave te rruges.

38fbf__San+Antonio+beach+ibiza.jpg


Shiko fotografinë 1810787

art_01136_img_01.jpg



Ne gjirin e plazhit me rere te bardhe te Cala Tarida qendron nje Poseidon realizuar nga Biokip, per te mbrojtur ata qe shetisin pergjate shkembinjve ujre te mrekullueshem qe e rrethojne ate, ose shperndahen ne detin e ketij bregu te bukur me peshq shumengjyresh te llojeve te ndryshme.

Shiko fotografinë 1810788

Depoja e vjeter e kripes ne Salinas, nje prej plazheve me te famshme te Ibizes, eshte teater me video projektore, holograme te krijuara nga talenti i Bonsaininja, ndersa ukrainet Interesni Kaszky, meksikani Liquen dhe europianet Sabotaje Almontaje, Btoy, H101, Zosen, Saner, Eme dhe Federico Massa aka Cruz lene gjurme me ngjyra ne muret e te gjithe ishullit. Kudo ka muzike, organizuar ne bashkepunim me 'We Love Space', takimi muzikor i njohur ne te gjithe boten per cilesine e talenteve te muzikes techno, house dhe elektrike.

Shiko fotografinë 1810789

faro.jpg



infoal
 
Pe: Udhetim i shfrenuar ne Ibiza

Mrekulli te verteta
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top