Ndersa qetesia mbreteron ne muajt e dimrit ne ishull dhe kjo sigurisht ka meritat e veta, gjalleria e Ibizas kur vjen pranvera nuk mbaron me.
Gjate qershorit, klubet organizojne festa spektakolare per te nisur sezonin e ri, duke e bere kete periudhe perfekte per disa pushime te shkurtra dhe disa net te paharrueshme.
Netet e shfrenuara jane vetem nje aspekt i Ibizes, megjithate e kufizon kryesisht ne disa vende. Edhe pse njihet se ka disa klube nate nga me te mirat ne bote, ishulli ka absolutisht nje bregdet te mrekullueshem me mijera brigje per t'u zbuluar, per te mos permendur pastaj disa nga hotelet me te vecante ne Mesdhe.
Ejani ne vere ne Ibiza per te shijuar reren e bardhe, per te shijuar ne det kobalt dhe per te pare perendimin me nje ose dy mojito. Por kini kujdes, ju mund te gjeni veten duke kercyer ndonje nate pa e ditur se cfare po beni.
Edhe pse sezoni fillon nga maji dhe ererat kthehen ne tetor, ishujt jane te bukur ne fillim te pranveres kur celin bimet. Jashte muajve te nxehte te korrikut dhe gushtit, te gjithe ishujt jane te mire per aktivitetet e pushimeve, me shume bimesi nese jeni te apasionuar pas gjelberimit dhe zogjve.
Me 225 milje katrore, eshte ishulli i trete me i madh ne Ishujt Balearic. Fizikisht Ibiza ka nje bregdet per t'u pasur zili, disa plazhe fine, shtepia karakteristike te bardha, plazhe te izoluar, shkembinj dhe nje terren kodrinor te mbushur me fiq dhe peme ulliri. Me nxehte se ne Majorka, eshte zgjedhje shume e mire edhe per pushimet e dimrit.
Shume udhetare enderrojne te vine per te provuar drogat e lehta apo shfrenim per jeten seksuale. Te dyja keto ekzistojne me tepri por ka rreziqe te medha. Eshte e zakonshme per te lexuar gazetat e perditeshme qe tregojne te debuarit nga ishulli per sjelljet e papergjegjshme ekonomike (nuk kane para) apo sjellje jo sociale (te dehur dhe sjellje te padisiplinuar).
Disa udhetare, sinqerisht e kane braktisur Ibizan, duke marre nje traget per 40 minuta larg (vetem 5 km/3 milje ne vije ajrore) ne ishullin e vogel te Formentera, ku ata gjejne me qetesi. Formentera eshte ishulli me jugor i ishujve Balearic dhe per shkak te akomodimee te limituara, restoranteve dhe jetes se nates, shpesh vizitohet per nje udhetim nje ditor nga Ibiza.
infoal
Redaktimi i fundit: