Udhëtari shtyn 300 herë biletën, për të ngrënë 1 vit falas në aeroport

PiNkY

Anëtar i Nderuar
KINE - Një udhëtar ka ngrënë drekë për një vit të tërë falas vetëm me një biletë të blerë.

Ai ka ngrënë çdo ditë drekën e ofruar nga China Eastern Airlines, duke blerë vetëm një biletë të klasit të parë në aeroportin, Shanxit, Kinë.

Ai është zbuluar nga kompania ajrore, sepse shtynte çdo ditë rezervimin e biletës. Kjo gjë filloi t’i bënte përshtypje kompanisë, e cila nisi hetimet ndaj udhëtarit, ku dhe zbuloi gjithçka.

Por kjo gjë nuk e ka rënduar ekonomikisht kompaninë ajrore, e cila ndihet më shumë e fyer nga mashtrimi.

Dhoma e pritjes për udhëtarët e klasit të parë në aeroport dihet se është shumë e mirë me të gjitha kushtet, mund të hahet çfarë të dëshirojë zemra, të pihen të gjitha llojet e pijeve dhe të gjitha janë falas, në “Xi'an airport”, në zemër të Kinës.

Kjo gjë i pëlqeu aq shumë klientit, sa vendosi, që të vinte çdo ditë, për një vit të tërë rresht.

/Ballkanweb/ lol
 
Titulli: Udhëtari shtyn 300 herë biletën, për të ngrënë 1 vit falas në aeroport

Per mendimin tim kjo eshte thjesht nje lajm kot.
Sepse te shtyesh bileten kushton te pakten sa 30% e cmimit te biletes, dhe i bie qe bileta e klasit te pare te kushtoje diku te $ 2000 . dhe qe i bie rreth $ 700 dollar sa here qe e ka shtyre.
Shtyrjet pa lek mund te behen vetem ne rast se fajin e ka compania ajerore, ose te ndodhe te semuresh, por edhe kur semuresh te merr me shume kohe duke i marrur ne telefon , dhe duhet bere vizita tek doktori etj etj. keshtu qe nuk ka leverdi njeri .
 
Titulli: Udhëtari shtyn 300 herë biletën, për të ngrënë 1 vit falas në aeroport

Ky duket thjesht nje lajm per te mbush diten me info skan pas ca te shtojen dhe hajt po e shkruajm dhe kte .... Beni siper ka te drejt me ate qe ka shkruajt por dhe dicka tjeter si ka mundsi qe mos te kuptohet per nje vit rresht lool po e kan zbuluar ne fund te vitit :P :P
 
Back
Top