Udha e gjatë e mollës.

Lauri

Anunnak
Udha e gjatë e mollës, që nga Fruti i Mëkatit, Lufta e Trojës, Borëbardha, Vilhelm Teli, deri tek Steve Jobs

Peter_Paul_Rubens_004-1-750x375.jpg

Historia e frutit të ndaluar e ka shoqëruar njerëzimin që në fillimet e tij. Që nga Eva tek Steve Jobs, duke kaluar nga Borëbardha dhe Vilhelm Teli. Feja dhe poemat epike demonstrojnë se molla fitoi shumë shpejt një rol edhe në mitologji. Poeti grek Stasini i Qipros në shekullin VIII para Krishtit i atribuoi asaj përgjegjësinë për Luftën e Trojës. Fruti (i florinjtë në atë rast), i hedhur prej perëndeshës së mosmarrëveshjeve Iris, mes të ftuarve në martesën e Peleut dhe Tetit si dhuratë për më të bukurën, për shkak të parimit të dedikimit shkaktoi mes perëndeshave (Hera, Athinaja dhe Afërdita) një grindja të madhe
Që njerëzimi e ka humbur parajsën tokësore për shkak të kafshimit të një molle, kjo është një gjë që as ka ndryshuar e as nuk do të ndryshojë ndonjeherë. Edhe pse në të vërtetë, me Bibël në dorë po ta shohim, fruti që bëri që të bien në tundim Adami dhe Eva nuk binte aspak nga një mollë, por nga një pemë e pa emër. Në fakt, ndalimi i famshëm i Zotit tingëllonte pak a shumë kështu: “Ti mund të hash frute nga të gjithë pemët e kopshtit, por nga pema e dijes së të mirës dhe të keqes nuk duhet të hash, sepse, kur t’i të hash prej saj, me siguri që do të vdesësh” (Gjeneza, 2:16-17). Nuk ka gjurmë molle askërkund.

Pema e dijes
Por pak rëndësi ka: duke filluar që nga Mesjeta piktorë të mëdhenj (mes të cilëve Beato Angelico, Cranach, Rubens) si dhe skulptorë (Viligelmi, dhe Jakobo i Kuercias) e kanë paraqitur pemën e dijes me rrënjët e mbingarkuara si dhe frutet me ngjyrë të gjelbër apo ngjyrë të kuqe. Gjithmonë mollë.
Alternativa në lashtësi ishte një pemë fiku, por duke qenë se në epokën e Mesjetës fshatarë dhe murgj në të gjithë Europën prodhonin sasi shumë të mëdha mollësh dhe bënë që të lindte mushti, një pije alkoolike që prodhohej prej shtrydhjes së ktyre frutave, mbizotëroi pikërisht molla. Dhe që nga Katërqinda, falë piktorëve flamingë që pikturuan në mënyrë të përsëritur skenën biblike të Kopshtit të Edenit, nuk do të shfaqej pemë tjetër (as edhe ndonjë frut tjetër i ndaluar) në pasqyrimet e parajsës tokësore.

Mollët e para
Nëse të parët që shijuan atë frut nuk ishin Adami dhe Eva, që në periudhën e Neolitit (pothuajse nëntë mijë vite më parë) konsumoheshin mollë të egra në Europë dhe në Azinë qendrore. Megjithatë, kalimi drejt zbutjes dhe rritjes së kontrolluar ishte shumë i gjatë: kultivimi i Malus domestica ishte i njohur për grekët e lashtë të paktën duke filluar nga shekulli IX para Krishtit kur ajo pati shfaqjen e parë tek Odiseja e Homerit. Dhe në vitin 323 para Krishtit botaniku grek Teofrasti përshkroi në një traktat gjashtë varietete të ndryshëm dhe ciklin e tyre jetësor, që nga kujdesi për pemën, tek lulëzimi, mbledhja dhe përdorimi. Ndërkohë që Plini i Vjetri (23-79) tek Naturalis Historia e tij rendit njëzetë varietetet e njohura në Romë dhe i konsideron etruskët si paraardhësit në përdorim të disa prej llojëve të frutit.

Frut i mosmarrëveshjeve
Feja dhe poemat epike demonstrojnë se molla fitoi shumë shpejt një rol edhe në mitologji. Poeti grek Stasini i Qipros në shekullin VIII para Krishtit i atribuoi asaj përgjegjësinë për Luftën e Trojës. Fruti (i florinjtë në atë rast), i hedur prej perëndeshës së mosmarrëveshjeve Iris, mes të ftuarve në martesën e Peleut dhe Tetit si dhuratë për më të bukurën, për shkak të parimit të dedikimit shkaktoi mes perëndeshave (Hera, Athinaja dhe Afërdita) një grindja të madhe. Për ta shuajtur u thirr që të japë gjykimin e tij më i bukuri i tokësorëve, ose më saktë Paridi.
Mitologjia greke tregon edhe për raste të tjerë të shfaqjes sëfrutit. Të shtrenjtë ishin ato (edhe në këto rastetë florinjta) të Kopshtit të Esperideve, nimfa në gjendje që të dhuronin asgjë më pak se sa pavdekësinë. Protagonistë të një prej dymbëdhjetë bëmave të Herakliut, ato fruta kthehen edhe në legjendën e një tjetër nimfe, Atalantës (prej ku e ka marrë emrin skuadra e futbollit e Bergamos): e pamposhtur në gara dhe pak e prirur për martesë, u pretendoi pretendentëve që kishin kërkuar të martoheshin me të se do të zgjidhte për burrë personin që do ta mundte në një garë vrapimi. Sfida nuk ishte pa rreziqe: Në fakt, kush do të humbiste, do të dënohej me vdekje. Si përfundoi?
Njëri prej pretendentëve më të dashuruar, një farë Melanioni (apo Hipomeni) mori nga Afërdita tre mollë të arta dhe, gjatë garës me Atalantën, i hodhi që të binin njëra pas tjetrës, me shpresën që nimfa, e bërë kurioze prej atyre frutave të shndritshëm, do të ndalonte t’i mblidhte e kështu do të humbiste kohë. Kështu ndodhi: Melanioni e fitoi garën dhe u martua me bashkëshorten e tij të pamëshirshme.
Edhe në mitologjinë kelte molla ishte një simbol i pavdekësisë: një pemë fisnike dhe e shenjtë, e zgjedhur si ndërmjetëse mes njerëzve dhe perëndive, simbol i miqësisë dhe bashkëpunimit reciprok. Paraardhësit e irlandezëve të sotëm e konsideronin të shenjtë ishullin e Avalon (“Ishulli i mollëve”) i lidhur me figurën e mbretit legjendar Artur, që ndoshta ka jetuar messhekujve V dhe VI, i cili u kurua nga motra e tij Morgana. Dhe Lug-u, perëndia suprem i panteonit irlandez, i dërgon si dhuratë mbretit të madh Cormac një pemë me tre mollë, si shenjë e privilegjit mbretëror.

Dy anët e mollës
Edhe pse zhvendoset në Lindje, molla vazhdon të jetë protagoniste. Bota arabe do t’i jepte frutit të Evës një vend të epërm, aq sa e shndërroi në objekt të një proverbi: “Një mollë nuk bie asnjëherë larg nga pema e saj”, një mënyrë për të thënë që origjina e një personi del gjithmonë në dritë. Edhe në mitologjinë e lashtë kineze ekzistonte një kopësht si ai i Esperideve, me fruta që ishin në gjendje të ofronin jetën e përjetshme, ndonëse nuk flitet në mënyrë eksplicite për mollë, të cilat megjithatë në Lindje janë simbole pozitivë të paqes, shëndetit të mirë dhe harmonisë.

Dije dhe fatkeqësi
Në këtë pikë, pyetja që ngrihet vjen spontane: po përse gjithmonë molla? “Më shumë se sa për mollën si bimë, flitet për mollën si frut”, shpjegon semiologu Paolo Fabbri. Eshtë një koncept, ai i “mollës magjike:, që vetëm me kalimin e kohës është lidhur me mollën si frut. Duke qenë se “kokrra e mollës” ka qenë një simbol dominues në histori dhe në mite, fruti i mollës u bë edhe ai shumë i pasur me kuptime”. Dhe me një valencë kulturore të dyfishtë: është simboli i dijes, në gjendje që të dhurojë pavdekësinë, por edhe burim potencial i fatkeqësive të mëdha, përfshirë edhe dënimin për të gjithë racën njerëzore. “Ashtu si cdo simbol, edhe molla ka një dualizëm të dukshëm”, vazhdon fabbri. Eshtë simboli i përsosmërisë së jashtme, për shkak të formës së saj të rumbullakët, dhe i dijes së brendshme, për shkak të formës yjore të bërthamës (nëse e pret në mënyrë horizontale, në qendër shfaqet një yll me pesë cepa, simbol i shenjtë kt). Por ylli është i lidhur edhe me satanizmin. Dhe farat e mollës janë helmuese nëse hahen në sasi të mëdha. Vec të tjerash, emri i mollës në latinisht është malum, që do të thotë edhe “e keqja”.

Fruta të kohës sonë
Deri këtu, folëm për mollën në kohët e lashta. Por fruti i Evës dhe i Atalantës ka patur rolin e vet edhe në kohët e vona. Mendojmë për epopenë e Vilhelm Telit, heroi zviceran që ka jetuar (sipas legjendës) mes fundit të shekullit XIII dhe shekullit XIV, shembull i dhënies së të drejtës së votimit malësorëve alpinë nga pushteti i zotërinjve të mëdhenj feudalë austriakë, që e fiton lirinë e tij duke vënë në rrezik atë që ka më të shtrenjtë: e shfaq zotësinë e tij në gjuajtje duke goditur me një shigjetë të lëshuar nga një hark një mollë që është vendosur mbi kryet e të birit.
Në Angli gjejmë një tjetër mollë, që ndoshta ka ekzistuar realisht: ajo falë së cilës Isak Njutoni (1642-1727) përftoi me intuitën e tij teorinë e gravitacionit universal. Sigurisht fruti nuk ra mbi kokën e shkencëtarit, sic tregohet nëpër shkolla, por pati një rolin e vet: disa vite më parë Royal Society, akademia angleze e shkencave, ka botuar një biografi të vjetër të studiuesit, e shkruajtur nga miku i tij Uilliam Stukeley, në të cilën rrëfehet se Njutoni ishte duke parë me të vërtetë një pemë molle kur ngriti pyetjet përse frutat binin gjithmonë në mënyre pingule me tokën.
Dhe cfarë mund të thuhet për tokat përtej oqeanit? Sot Nju Jorku ka nofkën Molla e Madhe por ndjenja mes Shteteve të Bashkuara dhe frutit është edhe ajo e vjetër. Johnny Chapman, pionieri që në vitet 800 futi kultivimin e mollëve në zona të ndryshme të Indianës, Illinoisit dhe Ohajos, sot është në personazh shumë popullor që ka nofkën Johnny Appleseed (Fara e Mollës).

Lëvizje të rrezikshme
Pas shumë shekujve suksese, molla nuk mund të mos shndërrohej në një simbol komercial. Madje një prej më të arrirët: molla e kafshuar njihet globalisht si logoja e Apple. Steve Jobs, themeluesi i kompanisë shumëkombëshe e që ndërroi jetë një vit më parë, zgjodhi për kompaninë e tij emrin Apple Computers (logoja e të cilës më pas u krijua nga një personazh i famshëm i krijimit të reklamave Rob Janoff), për të kujtuar një verë që e kaloi duke punuar në një pemëtore.
Një rrugë e gjatë po aq sa historia e njerëzimit, ajo e mollës: që nga mëkati fillestar (ose më saktë që nga Neoliti) deri në epokën e informatikës. Dhe gjithmonë e shoqëruar nga një shije mëkatare, konfirmuar në Tetëqindën edhe nga vëllezërit Grimm, krijuesit e asaj molle të kuqe, të bukur, të shndritshme por të helmuar që shtriga e keqe ia jep Borëbardhës në shtëpinë e shtatë xhuxhëve.
/Bota.al
 

Attachments

  • Peter_Paul_Rubens_004-1-750x375.jpg
    Peter_Paul_Rubens_004-1-750x375.jpg
    54.7 KB · Shikime: 0
  • Peter_Paul_Rubens_004-1-750x375.jpg
    Peter_Paul_Rubens_004-1-750x375.jpg
    54.7 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top