“U prehtë në paqe!”, Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani

“U prehtë në paqe!”, Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani​

1653749909554.png
Kryeministri i Shqipërisë, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Ndërsa ka postuar një foto bardhezi të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani, Rama e ka shoqëruar me një mesazh të shkurtër duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.


"U prehtë në paqe!
Ngushëllime familjes," shkruan Rama.
Kujtojmë se pak ditë më parë Bujar Nishani u nis drejt Gjermanisë për një trajtim më të specializuar për sëmundjen autoimune të mëlçisë, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por që nuk arriti të mbijetojë. Nishani fillimisht mori ndihmën mjekësore në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, u dërgua në Gjermani.

Bujar Nishani ishte 58 vjeç dhe ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017. Më herët ai kishte mbajtur poste të rëndësishme në qeveri, një ndër të cilave si ministër i Brendshëm.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top